Connect with Us

Vaksinimi masiv/ Manastirliu tregon sa qytetarë kanë marrë vaksinën deri më tani në Shqipëri

Sociale

Vaksinimi masiv/ Manastirliu tregon sa qytetarë kanë marrë vaksinën deri më tani në Shqipëri

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu  nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit masiv dhe deri tani kanë marrë vaksinën 585 mijë qytetarë.

Të gjithë këtë proces ajo e ka cilësuar shembullor dhe shton se kjo shifër është arritur falë vaksinimeve që po vijojnë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e madh/ Tregon kur do nis vaksinimi masiv

“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore.”, shkruan Manastrliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat dy ditët e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Vendi ynë do të vijojë të jetë “i mbërthyer” nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë si për ditën e nesërme (e Enjte) ashtu dhe për ditën e Premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Për ditën e nesërme në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e Premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër. Gjithashtu temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta.

LEXO EDHE:  Manastirliu publikon shifrat/ Mbi 300 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon kategorinë e rradhës që do marrë dozën e Sinovac

Shërbimi Meteorologjik raporton se në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 gradë celcius.

Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 gradë celcius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mbërrin i nxehti afrikan/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për fundjavën

Në vendin tonë tashmë kanë depërtuar masat ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut të cilat kanë sjellë jo vetëm temperatura të larta, por edhe prezencë të grimcave të rërës në ajër.

Shërbimi Meteorologjik raporton se edhe ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e këtyre masave.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Ja sa persona janë vaksinuar deri tani

LEXO EDHE:  Procesi i vaksinimit masiv/ Sot radha e efektivëve të policisë

Ndërkohë, temperaturat parashikohen pa ndryshime në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mësditës.

Më konkretisht në:

zonat malore 18°C deri në 34°C

zonat e ulëta 24°C deri në 39°C

zonat bregdetare 25°C deri në 36°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 23 qershor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Manastirliu zbulon kategorinë e rradhës që do marrë dozën e Sinovac

LEXO EDHE:  200 mijë vaksinime/ Rama publikon videon: Rrofshi sa malet

Pjesërisht: Zona pranë Depos së Ujit dhe rruga “Budi”

LEXO TE PLOTE