LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinimi anti Covid/ Manastirliu: Jemi në të njëjtin ritëm si vendet Europiane

7 Maj 2021, 08:38, Aktualitet CNA
Vaksinimi anti Covid/ Manastirliu: Jemi në të njëjtin ritëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është shprehur se Shqipëria po vijon me vaksinimin e popullsisë me një ritëm shumë të shpejtë.

Ministrja ka treguar se jemi në të njëjtin ritëm me vendet Europiane përsa i përket vaksinimit. Deri më tani janë vaksinuar grupmoshat mbi 75 vjeç, mbi 60 vjeç, punonjës të fabrikave dhe operatorë.

Gjithashtu ajo theskon se numri i infektimeve është shumë i ulët dhe ka më pak persona të shtruar në spitale duke krahasuar me gjendjen e mëparshme.

?Mbi 746 mijë doza vaksine kanë mbërritur deri më sot. Kemi mbërritur në vaksinimin e grupmoshë mbi 60 vjeç. Kemi 400 mijë të moshuar. Me një ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi me të njëjtin ritëm si vendet Europiane. Vendi ka dalë nga zona e rrezikshme. Kemi një incidencë të ulët. Ndërkaq është ulur shtrimi në spitale. Kjo situatrë është falë masave që kanë filluar të kenë një imapkt tek qytetarët. Ndaj jemi të vendosur të vijojmë me vaksinimin masiv. Pak ditë më parë 11 mijë e 700 doza të vaksinës së Pfizer. Cdo javë pritet lëvrimi i mëtejshmë i kontratëve për dozat e dyta”, u shpreh Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga