LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si vdiq Napoleon Bonaparti, perandori që diktoi për 1 dekadë fatin e Evropës

7 Maj 2021, 07:06, Blog CNA
Si vdiq Napoleon Bonaparti, perandori që diktoi për 1 dekadë

5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-burg të Shën Helenës, një territor shkëmbor në mesin e Oqeanin Atlantik, 1.900 km nga bregu i Afrikës Perëndimore. Lajmi jepet nga gazeta angleze ?The Statesman? në numrin e 4 korrikut 1821, pra 2 muaj pas ngjarjes.
Nga atje lajmi u përhap në të gjithë Evropën:më 11 korrik në Paris, më13 korrik në Vjenë, 16 korrik në Milano etj. Por ikja nga kjo botë e ish-perandorit pritet me një indiferencë të caktuar, si në Angli ashtu edhe në Paris.

Kontesha Dë Buanj, një nga protagonistet e salloneve midis Londrës dhe Parisit, do të shkruajë në Kujtimet e saj:?Njerëzit e popullit, borgjezë të vegjël u takuan në rrugë me njëri-tjetrin, duke shtrënguar duart dhe duke u ngushëlluar, duke qarë. Por masa e opinionit publik në anën e monarkisë, e lumtur me paqen dhe prosperitetin e porsa-gjetur, qëndroi indiferente?Dhe në fakt kohët kishin ndryshuar. Evropa e vitit 1821, e dalë nga Kongresi i Vjenës, nuk ishte më ajo e vitit 1815, dhe Napoleoni nuk përbënte më lajm. Interesi për ish-perandorin u zgjua vetëm 2vjet më vonë, në prag të suksesit të jashtëzakonshëm të Memorialit të Shën Helenës, i diktuar kryesisht nga Napoleoni, dhe me autorësinë e Emanuel de Las Kases (zyrtar dhe mik i perandorit)

Reagimet në familjen perandorake ishin të menjëhershme. Historiani francez Tieri Lenc shkruan në librin e tij ?Bonaparti nuk është më!?:?Paulina ishte mbingarkuar emocionalisht, Ortencia dhe të dashurit e saj u pikëlluan, ndërsa Leticia hezitoi të kërkonte kthimin e eshtrave të djalit të saj nga frika e kostove të larta?.
Më e lehtësuar se sa zemërthyer ishte e veja Maria Luiza, që më 8 gusht 1823 do të ishte më në fund në gjendje të martohej zyrtarisht me gjeneralin Neiperg, me të cilin ajo kishte dy fëmijë gjatë kohës që Bonaparti ishte i internuar, teksa priste edhe një të tretë.

Dashuria e të birit

Më i ndjeshmi nga të gjithë ishte i riu Napoleoni II, djali i Maria Luizës dhe ish-perandorit. I dënuar edhe me një lloj internimi më të butë në oborrin e gjyshit të tij nga nëna (perandori Franci II i Habsburg-Loren), ai nuk e kishte harruar babanë e tij, që ishte treguar gjithnjë shumë i dashur me të.
Shumë më tepër sesa nëna e tij Maria Luiza, që ishte larguar herët nga oborri mbretëror për t?u vendosur në Parma, ku u bë dukeshë. Në moshën 7-vjeçare, fëmija, që u rrit praktikisht vetëm nën shoqërinë e tutorëve shumë të rreptë, shkroi:?Baba, unë të dua dhe të respektoj me gjithë zemrën time!?.
Fjalë të pakta por shumë të çmuara, që e ngushëlluan perandorin në mërgim në momentet më të vështira të sëmundjes së tij. Letrën e tij, Napoleoni e ruante me fanatizëm, së bashku me bustin e vogël prej mermeri të djalit të tij dhe portretet e Leticias (nënës) dhe Jozefinës (gruas së tij të parë). Dashuritë e tij të vetme të vërteta.
Për gati gjashtë vjet, nga dhjetori 1815, njeriu që kishte diktuar fatet e Evropës jetoi në një shtëpi në atë ishull në mes të askundit, me një klimë jo të shëndetshme, të nxehtë dhe të lagësht, i fshikulluar nga erërat e forta.

Minj, insekte dhe mushkonja

Shtëpia ishte e mbushur me insekte dhe mushkonja, dhe mbi të gjitha me ?minj që kacavirreshin nëpër mur, duke u hedhur ndonjëherë me sukses nga tavani në mishin e
varur aty pranë. Shtëpia ruhej vazhdimisht nga ushtarët britanikë që ishin nën urdhrat e guvernatorit armiqësor britanik Hadson Loiu, që ishte tmerruar nga ideja se i burgosuri mund të arratisej(tek e fundit me të drejtë, pasi Napoleoni ishte arratisur nga Elba).
Shëndeti i Napoleonit nisi të përkeqësohej me shpejtësi. Mjeku i tij personal, irlandezi O?Meara, e diagnostikoi atë me sëmundjen e hepatit kronik. Nga ana tjetër, Napoleoni ishte i bindur se kishte një tumor në zorrë, sëmundja që i kishte marrë jetën të atit. Në vitin 1818 mjeku u detyrua të largohej nga Longwood House, pasi Loiu nuk ishte dakord me afrimitetin që ai tregonte ndaj të burgosurit.
Napoleoni ruajti një konfidencialitet të madh në Shën Helenë, si të ishte ende në oborrin mbretëror, me një rreth të ngushtë besnikësh. Dy prej tyre u rikthyen për arsye të ndryshme në Evropë më herët se sa të tjerët:Emanuel de Las Kases dhe gjenerali Gaspar Gurgo.
Dy ushtarë me familjet e tyre përkatëse, Bertran dhe Montolo, mbetën në Longwood House. Sharl Montolo, të cilin britanikët e quanin me ironi ?lordi Çamberlein?, ishte një mbikëqyrës i përgjithshëm, përgjegjës për marrëdhëniet me autoritetet dhe për furnizimet ushqimore.

Perandori i sëmurë dhe fryma e fundit

Për të zëvendësuar dr.O?Meara, në Shën Helenë mbërriti më 22 shtator 1819 kirurgu korsikan Francesko Antomarki, i shoqëruar nga priftërinjtë Buonavita dhe Vinjali. Pilulat me merkur që përdornin shpesh në atë kohë mjekët, vetëm sa ia rënduan gjendjen shëndetësore Napoleonit.
Në moshën 51 vjeçare Napoleoni dukej sikur ishte 20 vite më i madh. Ai ishte shumë mbipeshë dhe në shëtitjet e rralla në kopsht, detyrohej të çapitej i mbështetur në krahun e dikujt. Në prillin e vitit 1821 sëmundja (një ulçerë kanceroze) u shfaq me të gjithë forcën e saj:dhimbje barku, të vjella, marramendje, shumë djersitje.
Për ta qetësuar disi pacientin, shtrati i tij u vendos në dhomën e ndenjes, që ishte më e madhe dhe më e ajrosur sesa dhoma e tij e vogël. Nata midis 4 dhe 5 majit ishte shumë e trazuar: Napoleoni ishte në delir, fliste me vështirësi, fliste fjalë të pakuptueshme.
Ai murmuriti ?la France, l’armée, tête d’armée, Joséphine?.Pastaj asgjë më shumë. Pak pas perëndimit të diellit, në orën 5 e 11 minuta, perandori i francezëve mori frymë për herë të fundit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.focus.it/cultura/storia/5-maggio-1821-moriva-napoleone-bonaparte

Lajmet e fundit nga