Connect with Us

“Shpërthen” doktori/ Mjekët e rinj refuzojnë specializimin, shkak të pafytyrët

Politikë

“Shpërthen” doktori/ Mjekët e rinj refuzojnë specializimin, shkak të pafytyrët

Publikuar

-

Mjekët e QSUT paralajmërojnë protestë/ Policia nuk u jep leje

Mjeku i njohur Pajtim Lutaj ka vënë theksin tek mjekët e rinj për të cilët thotë se refuzojnë specializimin.

“Sistem rrumpallë, krijuar nga të paditurit dhe të korruptuarit e këtij vendi”, e ka quajtur ai sistemin e ngritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që sipas doktor Lutajt, e ka humbur funksionin e të qenurit “Universitare”.

Sipas tij, e gjithë kjo ka ardhur nga politikat e zbatuara nga ish-ministri Ilir Beqaj, për të cilin thotë, se Shkodra me votë i dha përgjigje me votë.

25 % e mjekeve te rinj refuzojne specializimin, pra nuk pranojne te vazhdojne ciklin e trete te Studimeve mjeksore. Shifni listen: te mbuluar, te zbuluar, te lire dhe te “burgosur”, te hequr dhe te terhequr nga sistemi rrumpalle i krijuar nga injoranca, te paditurit dhe te korruptuarit e ketij vendi qe kerkon me çdo kusht ti bashkohet Europes se dijes, kultures, zhvillimit dhe prosperitetit njerezor.
Lista eshte publikuar 3 dite para zgjedhjeve, as nje reagim, as veprim, asgje nuk habit ne kete vend.

Tepsia politike me legenin mediatik kane mbetur ne fund te kazanit, te shurdher, memece dhe te verbuar vazhdojne avazin me fosilet e politikes se vjeter qe mbrojne me thonjë te kaluaren e tyre te errët dhe vepren e tyre me te keqe; administraten.
Pej vitesh kam shkruar se Formimi i Mjekeve te rinje qe do te sigurojne sherbimin mjeksor ne te ardhmen eshte shkaterruar. Qendra spitalore Universitare “Nene THERESA” e vetmja ne Shqiperi ka mbaruar prej vitesh te quhet Universitare, se nuk kryen më funksionin e saje; Formimin e personelit mjeksor te ardhëshme, mjekeve, infermiereve, mamive ….

Kjo eshte arsyeja qe ne kemi sistemin shendetesor me te papergatitur ne bote, me formim te cunguar ose te pa formuar fare te dala nga FM dhe UMT te cilat merren me cdo gje perveç formimit, mesimit apo pergatitjes profesionale te brezit te ri.
Ministria, Administrata e sistemit shendetesor ne vendin tim eshte pergjegjese per gjendjen katastrofike, te pa shprese dhe te pa kthyeshme. Ministra te pa afte qe kane krijuar nje administrate vrasetare te dijes, qe kane zhdukur rolin e mjekut ne shoqeri ate te profesionistit dhe profesorit ne Universitet, duke e kthyer ne nje administrator te materialeve te tyre te skaduara e te pa vlefshme (medikamente e letra pa vlere, diplloma) …

o Zot, ku shkojmë… keta njerz te pafytyre, dallkauk e turkoshak, injorant e megallomane, jo vetem nuk dine cfar bejne e cfar shkruajne por as nuk degjojne, u duket vetja se dine çdo gje vetem e vetem se adhurojne partitizmin e ndyre dhe rrumpallen qe drejtone sot shendetesine tone.
Kujdes, veproni shpejt, me urgjence … ndryshoni me nje here “sistemin” tuaj te deshtuar e te kalbur. Lexoni drejt deshiren e popullit, zbatoni verdiktin e tij…. shenja e pare u dha ne qytetin sy hapur, qendren e kultures, Shkodër, populli i ketij qyteti duke mos e votuar, refuzoje politikat e Ish-Ministrit me famekeq, qe ideojë, iniciojë dhe shkaterroje formimin profesional ne shendetesi dhe ekonomine e këtij sistemi.

UMT dhe FM nga qendra formimi dhe iluminimi, jane kthyer ne qendra obskurantizmi, nga qendra shprese per te ardhmen ne vatra injorance dhe korrupsioni me noten, me diplloma, grada dhe tituj.
QSUT nga qender rrezatimi i mjekeve te rinje ne qender sekseresh dhe mjekësh te pa formuar por per fat te keq, shume te kon-formuar me politiken e mbrapsht.
QSUT-ja lëngon, nuk reanimohet më nese nuk veprohet tani!
Ndryshoni urgjent!”, shkruan Pajtim Lutaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Holanda ndezi dritën jeshile për Shqipërinë/ Nuk përmbahet më Rama

Publikuar

-

Nga

Holanda mbështet integrimin në BE/ Rama: Shqipëria u zhbllokua

Mediat holandeze raportuan sot se Parlamenti i Holandës mbështeti nisjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas kësaj kryeministri Edi Rama ka shkruar se ky është një tjetër lajm i mirë pasi BE hoqi kufizimet për Shqipërinë.

Në një rpostim në rrjetet sociale Rama është shprehur se e kishte paralajmëruar këtë zhbllokim të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Shtohen infeksionet në spitale/ Rezulton pozitiv me Covid mjeku kirurg

LEXO EDHE:  Që ta marrin vesh të gjithë, ja 3 arsye pse meshkujt refuzohen nga femrat

Lajm tjetër i mirë

Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim.

*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua”, ka shkruar Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arma më e fuqishme e Opozitës

Publikuar

-

Nga

Nga Oerd Bylykbashi

Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni publik dhe duhet dënuar për falsifikim.

6 vite më parë kur hartoja ligjin e Dekriminalizimit më duhej të përballesha jo vetëm me socialistët që pengonin hartimin e tij, por edhe me ata skeptikë brenda nesh që deklaronin se Dekriminalizimi nuk bëhet me ligj por vetëm me retorikë politike, apo se ishte thjesht një ligj që nuk do të funksiononte. Ja ku është!

Po të mos ishte ky ligj sot, me mekanizmin e tij të pamëshirshëm e të ftohtë, nuk do të numëroheshin e mbaheshin mend deklaratat nga foltorja e PD-së kundër deputetëve e kryebashkiakëve të Ramës me dënime për vrasje, rrëmbime, përdhunime, trafiqe e krime të tjera dhe ata ende do të ishin në Parlament e bashki. Pa këtë ligj, Rama do vazhdonte të mbronte skotën e kriminelëve të tij siç mbronte dikur Rroshin.

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën një tjetër mjeku/ Ishte shtruar prej dy javësh në spital

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën një tjetër mjeku/ Ishte shtruar prej dy javësh në spital

Rama e urren këtë ligj ndaj e quan antikushtetues. Kam qenë i ndërgjegjshëm kur e hartoja se është ligji më i ashpër i llojit të vet në Europë, por këtu e çoi vendin Rama, tek qeverisje me kriminelë. Tashmë duhet të shtojmë mekanizma që pengojnë kriminelët të fusin fëmijët dhe ushtarët e tyre si përfaqësues të interesave të tyre në institucionet demokratike.

Parlamenti është shtegu më i vështirë për të ecur për një Opozitë në një regjim që maskohet me votime, sepse asaj i duhet të provojë çdo ditë që nuk është fasadë. Por ligji i Dekriminalizimit është prova e fuqisë së një opozite parlamentare që betejat i fiton me moral dhe kauzë të drejtë duke bindur shqiptarët. Ai është prova se Parlamenti, ku na mandatoi për t’i përfaqësuar gjysma e lirë e shqiptarëve, plot 730 mijë njerëz të lirë, është arma më e fuqishme që kemi në betejën për të rrëzuar regjimin e Ramës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vazhdojnë përplasjet me Pjerin Ndreun/ Voltana Ademi i drejtohet gjykatës

Publikuar

-

Nga

Gripi i shpendëve në Shqipëri/ Bashkia Shkodër merr vendimin e rëndësishëm

Vazhdon përplasja për kreun e Shoqatës së Bashkive mes Voltana Ademit dhe Pjerin Ndreut.

Voltana Ademi i është drejtuar gjykatës për këtë çështje, duke kërkuar që vendimi për zgjedhjen e Ndreut në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm.

Edhe më herët Voltana Ademi e ka kundërshtuar këtë vendim, duke deklaruar se votimi është bërë nga eksponentë të Partisë Socialiste dhe jo nga anëtarë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Faktet e çështjes

-Shoqata e Bashkive ka pasur në përbërje të saj midis të tjerave edhe Bashkinë Lezhë dhe disa bashki të tjera sikurse pasqyrohen në aktet që ndodhen pranë kësaj Gjykate, por që këto bashki që pas zgjedhje jo kushtetuese të 30 qershorit 2019, kanë zgjedhur të lënë anëtarësinë në këtë shoqatë dhe të anëtarësohen tek shoqata tjetër “Për Autonominë Vendore”, sikurse pasqyrohet në provat shkresore që kemi paraqitur bashkë me këtë kërkesë. Në të njëjtën, kohë që prej asaj kohe, këto bashki nuk kanë paguar kuotizacionet duke humbur anëtarësinë në këtë shoqatë edhe për këtë shkak përvecse për shkak të zgjedhjes së tyre.-raporton abcneës.

-Vendimit i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Nr. 5, datë 8 qershor 2021 që ka rikonfimuar ose rizgjedhur znj. Ademi si kryetare të shoqatës është marrë nga -Asambleja e cila në përputhje me statutin është mbledhur rregullisht 30 ditë pas vendimit të Komitetit Drejtues.

-Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e  drejtuar nga znj. Voltana Ademi, duke vlerësuar që zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën e RSH, ka paraqitur kërkesë para Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar:

LEXO EDHE:  Riniani e refuzoi publikisht/ Ana largohet përfundimisht nga Përputhen

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën një tjetër mjeku/ Ishte shtruar prej dy javësh në spital

“1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 “Për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjeve së anëtarëve të këtyre organeve në kundërshtim me nenet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 13, 15, 17, 18, 22, 42, 43, 45, 48, 65, 92, 93, 109, 116, 122, 145 gernat d), e), germat 2) dhe f) të nenit 131, germa h), pika 1 e nenit 134 të Kushtetutës së RSH. 2. Verifikimin e Kushtetutshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindaj Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë dhe zgjedhjet zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me germen d) të nenit 131 të Kushtetutës së RSH”.

-Për këto arsye, i vlerëson kryetarët e këtyre bashkive të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe kësisoj bazuar në statutin e shoqatës, ato nuk mund të marrin pjesë në shoqatë dhe as në organet drejtuese të saj etj.

-Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të datës 8.6.2021, të thirrur nga z. Pjerin Ndreu dhe vendimi i Komitetit Drejtues të datës 8.6.2021 dhe cdo akt tjetër që mund të kërkohet të regjistrohet nga z. Ndreu dhe cdo person tjetër, janë vendime të marra në kundërshtim me ligjin dhe Statutin e kësaj shoqate.

-Qëllimi i Mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të shoqatës nga z. Pjerin Ndreu dhe kryetarë të tjerë të zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën, ka për qëllim vetëm ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021.

LEXO TE PLOTE