LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA përqendrohet tek vaksinimi/ Vazhdojnë të bien rastet me COVID-19

7 Maj 2021, 20:41, Kosova & Bota CNA
SHBA përqendrohet tek vaksinimi/ Vazhdojnë të bien rastet me

Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për Përgjigjen ndaj COVID-19 tha të premten se është i përqendruar tek përmbushja e objektivit të ri të presidentit për të vaksinuar plotësisht 160 milionë amerikanë deri më 4 korrik, ndërkohë që vazhdon të ulet numri i infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Në konferencën për shtyp të këtij ekipi, Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients tha se në fund të ditës së premte, 110 milion Amerikanë do të jenë vaksinuar plotësisht dhe 150 milion Amerikanë, ose 57%, do të kenë marrë të paktën një dozë.

Zoti Zients tha se për të ndihmuar në përmbushjen e synimit të presidentit, qeveria do të vërë në dispozicion vaksina pa pasur nevojë për takim në 20,000 farmaci në të gjithë vendin. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) gjithashtu do të dërgojë vaksina nga qendrat me kapacitet të lartë vaksinimi në të gjithë vendin në objekte më të nëpër komunitetet ku ka më shumë nevojë. Edhe mjekët e familjes dhe pediatrët do të jenë në gjendje të administrojnë vaksina.

Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky tha se mesatarja ditore kombëtare për infeksionet vazhdoi të binte gjatë dy javëve të fundit, duke u ulur 13% në 45,817 në ditë. Shtrimet në spital ranë me 8% dhe numri i vdekjeve me gati 4% gjatë së njëjtës periudhë.

Dr. Walensky foli edhe për një studim të fundit për vdekjet e shkaktuara nga ndërprerjet që shkaktoi pandemia në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe komunitete, si dhe vdekjet e lidhura drejtpërdrejt me COVID-19.

Duke pasur parasysh këto të dhëna, studimi sugjeron që numri i vdekjeve globale nga pandemia është rreth 6.9 milion – më shumë se dyfishi i numrit të raportuar prej afro 3.2 milion. Në SHBA, nëse llogariten sipas këtij studimi, vdekjet nga pandemia janë mbi 905,000, në krahasim me 580,000 që janë njoftuar.

Dr. Walensky tha që CDC-ja ka qenë prej kohësh e vetëdijshme se vdekjet nga pandemia nuk janë vetëm ato për shkak të virusit, por edhe ato të personave që nuk ishin në gjendje ose nuk dëshironin të merrnin kujdes mjekësor ose vdiqën nga sëmundje të tjera sepse pandemia e bënte të pamundur marrjen e shërbimeve të zakonshme të kujdesit shëndetësor.

Ajo tha se CDC-ja po i analizon me kujdes ato vdekje dhe do të vendosë nëse do t’i llogarisë ato si specifike për COVID-19 ose si vdekje që kanë ndodhur si pasojë e tij. Zonja Walensky tha se sido që të analizohen këto shifra, ato janë një arsye më shumë për t’u vaksinuar./VOA

Lajmet e fundit nga