LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Dembacaj flet hapur për marrëdhëniet me fëmijët e Markut: Ishte e vështirë

7 Maj 2021, 08:03, Lifestyle CNA
Rudina Dembacaj flet hapur për marrëdhëniet me fëmijët

Moderatorja Rudina Dembacaj ka rrëfyer për marrëdhënien me fëmijët e bashkëshortit e saj, Mark Frroku.

E ftuar në emisionin ?Wake up? ajo ka treguar se është e vështirë në fillim, por nëpërmjet komunikimit kanë arritur të konsolidojnë dhe të ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë.

Dembacaj tregon se më të vështirë e ka patur me djalin e Markut por gradualisht me komunikim dhe kujdesje .

Gjithashtu ka theksuar se, në marrëdhënien e mirë të familjarëve ka ndikuar dhe ish bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj.

?Ata kanë dhimbje të madhe, gjithashtu dhe Viki ka momentet e saj. Ndonjëherë do që ta ftoj babin, Aleksin për darkë. Jemi të gjithë në të njëjtat linja, kjo ka ardhur një pune falë të dyve ne, Markut dhe meje.

Gjithashtu edhe falë bashkëpunimit të Aleksit. Ne kemi qenë të vendosur për këtë marrëdhënie. Me djalin e Markut e kisha të vështirë në fillim. Ishte i mbyllur, kishte ndrojtje, skepticizëm, por gradulaisht me komunikim krijuam një marrëdhënie të mirë?, u shpreh ndër të tjera Rudina Dembacaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga