Connect with Us

“Rruga e Arbërit 80% e përfunduar”/ Krashi: E shikoj Dibrën si një Korçë të dytë

Politikë

“Rruga e Arbërit 80% e përfunduar”/ Krashi: E shikoj Dibrën si një Korçë të dytë

Publikuar

-

Lavdrim Krashi i cili doli fitues në këto zgjedhje ka folur në një intervistë televizive për fushatën elektorale në qarkun e Dibrës ku e cilësoi si fantastike. Gjithashtu ai foli edhe për Rrugën e Arbërit, ku shtoi se do të marrë një zhvillim të jashëzakonshëm. Sipas tij, kjo rrugë do t’i japë mundësinë  qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve.

“Qarku i Dibrës është qarku që përgjatë 4 viteve të fundit për hir të së vërtetës ka pasur një vëmendje të shtuar të themi të taksapaguesit shqiptar. E kam fjalën për rrugën e Arbrit. Një rrugë e kërkuar përgjatë 100 viteve të fundit, por vetëm këtë radhë po bëhet realitet. Në fakt unë gjatë fushatës e kam kaluar 7 apo 8 herë. Është në masën 80% e përfunduar. Ka dhe disa punë. Është një rrugë, e cila përmban përveç investimit të madh prej 350 milionë eurosh të taksapaguesit shqiptar. Ka dhe disa vepra shumë të vështira, tunel edhe ura gjatësi prej 26 kilometrash. Ky është  një investim që i krijon mundësinë qarkut të Dibrës që të shpërthejë. Mendoj që rruga e Arbrit do t’i japë mundësinë krejt qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve. Unë e shikoj Dibrën krejt si qark, si një Korçë të dytë”, u shpreh Krashi.

LEXO EDHE:  Policia e Korçës sekuestron armë dhe municione/ Në pranga i riu

Sa i përket uljes së tij në Parlament, kandidati fitues u shpreh se që ditën e parë si deputet do të kërkojë të drejtën e emigrantëve për të votuar, si dhe do të nisë me projekte për Qarkun e Dibrës.

“Do të kërkoj që ditën e parë, sipas procedurave dhe hapësirave që na lejohen për të kërkuar të drejtat e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Këtu e kam fjalën për të drejtën e votës, jo në kuptimin, se ne e kemi të drejtën e votës, po mundësinë që qytetarët shqiptarë të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Jam krejt i bindur që unë do të gjej bashkëpunim shumë të ngushtë me të gjithë kolegët e mi brenda PS, por edhe me grupet e tjera parlamentare me PD dhe LSI”, përfundoi Krashi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Murrizi ironizon ish-konkurentët e “Përputhen”/ “E bënë vendin e begatë”

Publikuar

-

Nga

“Basha i dha dorën Ramës”/ Murrizi: Shokët e Lulit kanë pranuar gabimin

Deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar ish-konkurentët e “Përputhen” dhe grumbullimet e qytetarëve për të bërë foto me ta.

Murrizi me tone ironike thotë se “Përputhen” e bëri Shqipërinë një vend më të begatë dhe një shoqëri më demokratike, duke ndikuar deri te Parlamenti holandez, i cili dha “Po”-në për hapjen e negociatave.

“Kjo “ proteste” plot “ kurajo e dinjitet” i qytetareve Shqiptare ne çdo qytet ku shkel kemba e Antoneles dhe e antareve te tjere te emisionit “ perputhen” per te bere patjeter nje foto me Ta qe te realizojne enderren e tyre per nje jete me te mire, nje vend te begate dhe nje shoqeri demokratike mendoj qe ndikoj fuqishem tek parlamenti Holandez qe te jepte ok per çeljen e negociatave te Shqiperise me BE

Nga sot e tutje,le te dali nje shtet antarë i BE dhe te guxoj te thote qe Shqiperia dhe Shqiptaret nuk kane plotesuar 16 kushtet e vendosur me pare nga BE!!!!!! Ate qe beri emisioni perputhet per 61 nete duke levizur ne çdo bashki te Shqiperise, nuk e kane bere dot te gjitha qeverite e ketij vendi prej 30 vitesh

LEXO EDHE:  Basha flet me emra/ Kush i bleu votat në Dibër

LEXO EDHE:  Policia e Korçës sekuestron armë dhe municione/ Në pranga i riu

Shpresoj shume ,qe BE ti bej presion politikes Shqiptare ,qe sa me pare te kemi zgjedhje te parakoheshme, qe ne Kuvend te jene patjeter si perfaqesues te ketij populli, te gjithe pjesemarresit e emisionit perputhen minus 40 dhe plus 40

Javen qe vjen, ÇIMI i emisionit perputhen plus 40-80 eshte i ftuar ne shtepine e presidentit Macron qe te bindi edhe Francen per te dhene ok per çeljen e negociatave me Shqiperine. Fale qendreses Tuaj ne radhe per foto, Shqiperia rraset koke e kembe brenda ne zemer te BE-se. Kurajo, Durimi, Qendresa, dhe Kembengulja Juaj ne kete vd, per nje foto, eshte admiruese”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Rexhep Mejdani “skanon” situatën politike në vend

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Rexhep Mejdani “skanon” situatën politike në vend

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani e konsideron situatën aktuale politike në vend “të trishtueshme”.

Në një prononcim ekskluziv për Euronews Albania, z. Mejdani duket se nuk ndan të njëjtin mendim me socialistët për shkarkimin e Ilir Metës.

Ai tha se duhet menduar me maturi të thellë përpara se të ndërmerren akte konkrete pët të akuzuar një kryetar shteti.

“Këtë pyetje bëjani Partisë Socialiste. Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet presidenti”,  tha Mejdani.

Ai tha se shpreson, që Gjykata kushtetuese do të marrë vendimin e duhur në lidhje me çështjen e shkarkimit të Metës.

LEXO EDHE:  Video/ Mësuesi invalid në Dibër, ecën një orë në këmbë për të dhënë mësim

LEXO EDHE:  “I keqi të fëlliq fshatin me hashash!”/ Xhelal Mziu ‘zbret’ në fshatrat e Dibrës, sulmon sistemin ‘Ramist’

“Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, shtoi Mejdani.

Kuvendi më 9 qershor votoi me 104 vota pro, shtatë kundër dhe tre abstenime për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta me argumentin kryesor se ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Por, pavarësisht aktit të Parlamentit, vulën finale për shkarkim ose jo të Presidentit të Republikës e ka në dorë tashmë institucioni i Gjykatës Kushtetuese, që është njëherësh organi më i lartë në vend./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD/ Edison Ypi: Është bërë kashtë e ko*e

Publikuar

-

Nga

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD/ Edison Ypi: Është bërë kashtë e ko*e

Partia  Demokratike humbi për të tretën herë në zgjedhjet e përgjithshme.

Pas disfatës në 25 prill, PD shkoi në zgjedhje të brendshme në 13 qershor, ku në garë ishin katër kandidatë, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Lulzim Basha, duke u rizgjedhur ky i fundit edhe për katër vitete ardhshme në opozitë.

LEXO EDHE:  Hajdutët bëjnë kërdinë në katedralen e Korçës/ Ja sa para morën nga arka
LEXO EDHE:  Lejuan dërtimet pa leje/ E pësojnë katër punonjës të IMT-së Dibër

Në një postim në rrjetin social, gazetari Edison Ypi ka ironizuar situatën në PD, ndërsa shkruan se është bërë kashtë e ko*e.

Partia Demokratike u bë kasht’ e koqe. Koqet duken. Kashtën e ka marrë era”, shkruan Ypi./CNA.al

LEXO TE PLOTE