LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama për 'La Stampa'/ Fati i Shqipërisë është në BE, pengesat vijnë nga Brukseli

7 Maj 2021, 11:19, Politikë CNA
Rama për 'La Stampa'/ Fati i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane La Stampa.

Rama ka theksuar se nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë përveç integrimit Evropian. Kryeministri u shpreh se procesi i anëtarësimit të vendit në BE po ecën me hapa të ngadaltë, për shkak të pengesave nga disa vende anëtare dhe kërkoi ndihmën e Italisë, për të tejkaluar këto pengesa.

?Ne e shikojmë Italinë si Shqipërinë e së nesërmes. Për ne Europa është një fe dhe nuk ka asnjë zonë tjetër të ndikimit në fatin tonë europian, të cilin e kemi pritur me shekuj. Para vitit 1990 nuk mund ta ëndërronim këtë gjë. Tani, ne mund ta zgjedhim atë. Populli ynë ndihet europian. Për fat të keq, kriza e refugjatëve ka ndryshuar BE-në për keq dhe tani Brukseli vazhdon të shtyjë negociatat, pasi vendimi është marrë, për shkak të oportunizmit nacionalist dhe egoist të disa vendeve?, ka theksuar Rama.

Rama në intervistën e tij theksoi se ardhmja e Ballkanit është puna dhe jo populizmi, duke mbështetur edhe njëherë fuqimisht iniciativa të tilla si Minishengeni Ballkanik.

“Status quo në Ballkan nuk është e qëndrueshme. Ne në Ballkanin Perëndimor jemi demokraci të reja, do të thoja adoleshentë, të cilët duhet të rriten dhe të demonstrojmë se jemi të besueshëm. Aktualisht hapa ynë më i besueshëm është zhvillimi sa më i shpejtë i një hapësire Ballkanike Shengen, që lejon qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, për ta bërë më konkurrues tregun e shteteve të vogla?, deklaroi kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga