Connect with Us

Ralf Gjoni nuk e braktisi kurrë Ilir Metën

Politikë

Ralf Gjoni nuk e braktisi kurrë Ilir Metën

Publikuar

-

“Çmendet” Ralf Gjoni/ Thirrje DASH: Duhen shpallur non-grata oligarkët shqiptarë

Për ata që ndoqën debatin parlamentar gjatë seancës së sotme, kishte disa detaje interesante kur po shqyrtohej pika e rendit të ditës që i takonte shkarkimit të Ilir Metës.

Lajmi i parë ishte që Ralf Gjoni si hyri ashtu po del nga Kuvendi. Domthënë pa e lexuar as një herë të vetme rregulloren e Kuvendit. Rregullorja e Kuvendit e ka të listuar qartë mënyrën se si rradhiten diskutantët në një rast si i sotmi.

Pavarësisht se si janë numëruar kërkuesit kur kanë përcjellë pranë sekretarisë së seancës dëshirën për të diskutuar, gjatë zhvillimit të seancës fillohet nga deputëtët e pakicës së pakicës, pastaj në fund ata të shumicës. Ralfi kur nisi diskutimi i çështjes, nuk ndodhej në sallë dhe sipas rregullores, u konsiderua nga drejtuesja e seancës që kishte hequr dorë nga diskutimi.

Ka pak rëndësi se ku ndodhej fizikisht Ralfi në momentin kur ju lexua emri. Ai nuk ndodhej në sallë. Nuk është detyrë e spikerit të seancës të edukojë deputetët me rregulloren dhe as të dalë t’i kërkojë e t’i gjejë se ku ndodhen. Ralfi thjesht nuk ishte në sallë kur sipas rregullores ju akordua fjala.
Ralfi mungonte.

Por kur u kthye në sallë për të ndjekur një seancë që për të dukej më se e zakonshme, filloi të bërtiste që i kishin ngatrruar rradhën. E ndodhur e pa shpresë në lidhje me shanset që Ralfi të korrigjohet për të ardhmen, spikerja e seancës i koncesionoi Ralfit të drejtën e fjalës mbase e nxitur nga shenjat që jepte Ralfi sipas të cilave mbase në këtë fund mandati mund të thosh ndonjë llaf të mençur.

Por çfarë tha Ralfi?

Ralfi kërkoi që t’ja lerë Monikës vendimin për shkarkimin e Ilir Metës. Ralfi tha që Presidentin e shkarkon parlamenti tjeter sepse Ralfi nuk e ka tagrin moral dhe kushtetues për ta bëre këtë.
Ralfi nuk ndjehej aq i zoti sa te votonte (as pro, as kundër) shkarkimit të Presidentit Metaj.
Sepse njeriu është ai që ndihet dhe Ralfi nuk e ndjen veten legjitim për këtë.

LEXO EDHE:  Pazaret me Ministrin e Jashtëm/ Rama luan blofin

Dhe deri këtu nuk e bejmë dot me faj Ralfin se ai aq e ka takatin, derisa e deklaron edhe vetë!
Por ndërsa Ralfi nuk e ndjente veten të aftë të votojë për çështjen “Metaj”,vijoi më tej!
Ralfi tha: “Ky parlament duhet të vendosë nëse duam një republikë parlamentare, apo duam një president të zgjedhur nga populli.”

Domethënë kur bëhet fjalë për fatin e Metës, Ralfi nuk është legjitim, por kur flitet për fate të Republikës, duhet pyetur Ralfi! Më derdimen se kaq, nuk mund të shfaqej Ralfi në ditën e vet të fundit si deputet i Ilir Metës.

Dhe e gjitha ndodhte në një seancë gjatë të cilës, Ralfi nuk u gjend në sallë kur ju akordua fjala sipas Rregullores./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Publikuar

-

Nga

“Tik Taku po troket për shumë heronj”/ Gazetari tregon mesazhin e Ambasadës së SHBA

Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar deklaratën e bërë sot nga Ambasada e SHBA në Tiranë, ku ndër të tjera thuhet se “Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin”.

Në një postim në rrjetet sociale, Denis Dyrnjaja shkruan se togfjalëshi “çdo mjet”, është gjithë thelbi i deklaratës.

Sipas tij, “Tik Taku” po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm.

“Do të përdorimin çdo mjet për të luftuar korrupsionin!

Thelbi i gjithë kësaj fjalie brenda mesazhit të lëshuar nga Ambasada Amerikane është te togfjalëshi “çdo mjet”. Kush nuk lexon, nuk dëgjon dhe nuk kupton ose bën sikur ose është naiv. Trimëria dhe sfida alla komuniste ndaj komplotistëve dhe imperialistëve amerikanë ngjajnë shumë po shumë idioteske. “Çjerrja” dhe “demaskimi” i armiqëve është një histori e vjetër por që funksiononte kur populli jetonte në errësirë dhe terr informacioni. Sot që të gjithë e dinë se ç’bëjnë të gjithë, si e vështirë të besohen dokrrat dhe predikimet e ndershmërisë. Tik Taku po troket për shumë heronj dhe protagonistë “të moralshëm” të vegjël e të mëdhenj,te djeshëm e të sotëm. Kujdes nëpër letra ka gjithmonë gjurmë papastërtie që kujtojnë atë shprehjen e bishtit të qenit, i cili bisht qeni mbetet.

LEXO EDHE:  Presidenti Meta mohon Baton Haxhiun

LEXO EDHE:  Raportet ndërkombëtare/ Ilir Meta: Rama meriton 10 me yll

Imagjinoni që pas kësaj shprehje qëndron treshja Joe Biden (President i SHBA) Antony Blinken (Sekretar i Departamentit të Shtetit) dhe përfaqësuesja e tyre në Shqipëri Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Nga ana tjetër Berisha dhe ca hyzmeqarë, puthadorë, apo “doracë” korruptivë pushteti. Përballje e ekuilibruar duket”-shkruan Denis Dyrnjaja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U takua me një ish-Sigurims”/ Jozefina Topalli hedh poshtë lajmin: Sot ndjej vetëm neveri

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims thuhet se është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.

Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Sot ndjej vetem neveri.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Peleshi jep lajmin e mirë/ Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka bërë të mundur parandalimin e katastrofës, në zonën e lumit të Vlorës.

“Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

LEXO EDHE:  Ilir Meta e pranon hapur/Do rikthehem te LSI, roli që do kem

LEXO EDHE:  Fatos Klosi paralajmërim të fortë/ Shumë shpejt do shpallet “non grata” edhe…

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.”-shkruan Niko Peleshi.

LEXO TE PLOTE