LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pasuesi i Pirlos/ Juventusi tenton rikthimin e Zidane në Torino

7 Maj 2021, 13:50, Sport CNA
Pasuesi i Pirlos/ Juventusi tenton rikthimin e Zidane në Torino

Ky sezon ka qenë zhgënjyes për Juventus që pas nëntë triumfeve radhazi në Serinë A, ia dorëzoi fronin rivalëve të Inter. Sakaq, keq shkoi edhe në Champions League ku bardhezinjtë u eliminuan në 1/8-tat prej Portos. Kështu, drejtuesit kanë nisur punën për sezonin e ardhshëm në mënyrë që skuadra të rikthehet konkurruese, ndërsa duket i vulosur fati i trajnerit Andrea Pirlo për t?u shkarkuar.

Tekniku nuk ia ka dalë t?i transmetojë ekipit idetë e tij, ndërsa favoriti për ta zëvendësuar është Masimiliano Alegri. Ky i fundit e njeh mirë ambientin bardhezi dhe është miku i presidentit Anjeli. Megjithatë, drejtuesit po shikojnë edhe opsionin Zinedin Zidan. Francezi e ka shprehur hapur se një ditë do ta trajnojë ish-ekipin e tij.

Në rast se Zidan largohet nga Real Madrid, atëherë Juventus do të niste negociatat, ndërsa problem do të ishte paga e lartë e trajnerit. Zidan aktualisht përfiton 12 milionë euro plus tre të tjera në formën e bonuse dhe për italianët është një shifër e papërballueshme. Por, mbetet për t?u parë pasi Zidan mund të bëjë edhe ?skonto? për bardhezinjtë.

Lajmet e fundit nga