Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës!

Opinione

Nga Artan Fuga/ Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës!

Publikuar

-

Nga Ar“Çfarë bëhet kështu?”/ “Shpërthen” Artan Fuga: Asnjë tezë provimi nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?tan Fuga/ A mund të jetë deputeti "i lumtur", kur elektorati i tij është i dëshpëruar?

Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike. Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?

Pra a mund të shkarkohet?

Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!

Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç’a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!

Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!

E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!

LEXO EDHE:  Takimi i përjavshëm/Rama shkon në zyrën e Metës

Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.

Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!

Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!

Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Shitësi që më dha një bakshish të majmë

Publikuar

-

Nga

Shitësi që më dha një bakshsih të majmë

Vajta përsëri sot atje anash rrugës të Ndroqit për të blerë fruta dhe zarzavate. Rrugës e kisha. Bëj edhe një çikë muhabet.

Bleva zerdeli, shalqi, patjetër, domate zemër kau, dhe qershi. Dhjetëmijë e pesëqind – tha zotëria te tenda. Ai pra që kishte mbajt çunin për të mos ik në Itali.

Nxorra njëmbëdhjetmijë dhe ja thashë!

Jo, jo më tha, dhjetëmijë do të më japësh dhe ma ktheu njëmijë lekshen metalike.

Ja ktheva dorën. Ai shty unë shty! Jo mor burrë – i thashë – aq sa të bëjnë.

Pije një kafe ! – më tha.

Shty unë, shty ai paranë metalike. Unë fjalëve nuk u besoj kurrë. Devijim profesional imi. Fjala është bërë për të rrejt. Por, histori tjetër kjo! E them njëherë tjetër.

Por gjuhën e trupit e kuptoj menjëherë. Kur ai shtynte monedhën metalike, dora e tij nuk kishte dridhje. E kuptova që e kishte me sinqeritet.

Hera e parë në jetën time që kam pranuar bakshish. Shitësi i kishte dhënë bakshish klientit.

Pse e pranova? Për t’i bërë qejfin atij mo! Ai që jep bakshish tregon superioritet ndaj atij që merr bakshish. Desha ta gëzoja egon e atij njeriu të mirë.

Pastaj do t’i jem dukur si gjynafqar! Mua kjo më bëri qejfin! Ai mendonte se kisha nevojë për t’u trajtuar pak financiarisht! Ndofta vetura ime e shekullit të kaluar i ka ndjellur mëshirë në zemër. Banorët e asaj zone janë shumë të ndjeshëm ndaj varfërisë të tjetrit!

Mora ç’kisha për të marrë dhe hipa në veturë. Me atë njëmijëlekshin do të qethem sot! Do shtoj ndonjë gjë edhe vetë dhe bëhet tamam për t’i lënë bakshish berberit!

Uaaaaa, bota përmbys – mendoja rrugës kur vozisja. Nuk e kisha mendjen te timoni fare. Makina ecte vetë për në shtëpi si gomari i një kushuririt të gjyshit tim që e gjente vetë rrugën e shtëpisë të të zotit. Këtë e zinte gjumi mbi gomar!

LEXO EDHE:  Ilir Meta do rikthehet në krye të LSI/Ja kur

LEXO EDHE:  Takimi i përjavshëm/Rama shkon në zyrën e Metës

Shitësi i jep bakshish blerësit. Imagjinoni shkojmë në një zyrë shteti dhe nëpunësi pasi na shërben nuk na merr bakshish, por edhe na jep ndonjë pesëmijëlekshe për bakshish: Na merri profesor qethu sot! Ose blej brisqe për t’u rruar!

Mirëpo aty te Plepat mendja m’u kthjellua! Ai tregtari rural poshtë xhadesë kishte në fakt të drejtë sipas filozofisë të parasë. Kur unë blej diçka dhe tjetri më jep një mall, veç barazisë të dy vlerave ka edhe një komunikim tjetër që ndodh.

Unë i blej mallin dhe e humbas lirinë time që atë mall ta këmbej me gjë tjetër. Nuk munjd të shkoj te berberi dhe t’i them sa kushton një e qethme? Një shalqi a kushton? Berberi ma fut me hanxhar pas qafe po të bëj këtë pyetje. Kurse ai që merr lekët ai fiton liri sepse me ato lekë mund të qethet, mund të blejë çdo gjë që i do zemra! Ai fiton liri unë humbas. Dhe prandaj zotëria anash xhadesë si filozofi gjerman Zimmel, në shekullin e kaluar, mendonte se ai duhej ta kompensonte me diçka faktin që ai morri liri kurse unë e humba lirinë në atë transaksion financiar aty në diell, anash arës me perime.

Të shohim kur të kaloj nesër çfarë do të më ndodhi në po atë vend. Ai zotëria më dhuroi dhe një mësim filozofie mbi logjikën e shkëmbimeve tregtare që unë e dija, por e kisha harruar.

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Lul, ti e kalon dot oqeanin me DASH?”/ Berisha, pengu fatkeq i Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

“Lul, ti e kalo dot oqeanin me DASH?”, Berisha, pengu fatkeq i Lulzim Bashës

Nga Lorenc Vangjeli 

Miqtë e justifikonin, kurse kundërshtarët talleshin. Të dy palët që ndahen në gjithçka bashkohen në bindjen, se Lulzim Basha është pengu i Sali Berishës. Sipas tyre, kryetari i PD-së është energji lidhur, tkurrur në ide dhe kufizuar në veprim nga vullneti i Doktorit, që i dha krijesën e tij në përdorim, por jo në pronësi. Ja dha në prikë, por nuk e la të martohet, ja futi në shtrat, por atë e la në dhomën ngjitur, e lejoi të shkruajë emrin e tij në derë, por çelësin e dyerve të partisë së tij e mbajti në xhep. Edhe miqtë dhe kundërshtarët betohen se Basha është peng i Berishës, por ka shumë gjasa që kjo varësi është një nga gënjeshtrat më të mëdha që ka konsumuar së paku katër vjetët e fundit politika shqiptare. Ajo është një nga legjendat urbane që rreket të marrë statusin e të vërtetës, sepse si e tillë, si gënjeshtër dhe mashtrim publik, ajo ju shërben qoftë atyre pak njerëzve që e thonë, qoftë asaj shumice dërmuese që e beson.

Një gënjeshtër e dobishme që pëlqehet, besohet më shumë se e vërteta, që nuk i intereson askujt.

Gënjeshtra për raportin e përmbysur të marrëdhënieve mes Bashës e Berishës i shërben interesit të ca pak njerëzve që e dinë se e vërteta është krejtësisht ndryshe. Se e vërteta dëshmon që Berisha është pengu fatkeq i Lulzim Bashës dhe jo e kundërta. Ngjarjet e fundit që pak nga pak po ndriçojnë çfarë ka ndodhur më parë dhe ngjarjet që pritet të ndodhin, kryesisht ato që do të kenë shkak anën tjetër të Atlantikut dhe pasojë këtë anë të Adriatikut, do të vërtetojnë këtë aksiomë varësie mes Bashës dhe Berishës. Aksioni amerikan kundër pandëshkueshmërisë do të ketë për Shqipërinë po atë vlerë që pati zbarkimi angloamerikan në 1994-ën për Evropën e pushtuar nga nazistët. Fryma që cliroi kontinentit e vjetër me avionë, tanke dhe shumë gjak e sakrificë, pritet të ndodhë me Shqipërinë, por me dekrete në anglisht dhe “Në emër të popullit…” në shqip. Kohët, personazhet dhe rrethanat ndryshojnë tërësisht, por efekti i shkakut mbi pasojën, është i njëjtë. Sepse tashmë në Uashington mendojnë se mëkatarët që flasin shqip apo dhe gjuhën e maskarenjve, mund të mësojnë lehtë gjuhën e huaj të gabuar duke dëmtuar dhe vetë anglishten e tyre.

Kjo është dhe koha që përkon me demontimin e mashtrimit publik për marrëdhëniet mes dy të parëve të partisë së dytë në vend. Basha e pëlqen ende gënjeshtrën e pengmarrjes së tij nga Doktori. Nevoja e tij për të varur qyrkun e gabimeve në gozhdën e Doktorit i shërben përpara të huajve që ju ankohet rregullisht, por edhe militantëve të verbër që mbajnë në piedestal traditën. Ju shkel syrin analistëve të shumtë dhe e bën shumicën dërmuese të tyre të kënaqur me parafabrikatin e ndërtuar prej vitesh për Berishën.

Vë në rresht të pakënaqurit dhe e shfajëson nga mëkatet dhe zgjidhjet e gabuara. Njëlloj siç shfajëson ai, fjala vjen, “oligarkët” që i trokisnin në derë përpara zgjedhjeve, kur mendonin se ishte zgjedhje e mirë ti shkelnin syrin të dy partive të mëdha.

Rizgjedhja në parti, pavarësisht se ishte qesharake si formë dhe groteske si aksion, i jep atij legjitimitetin formal dhe epërsi politike mbi paraardhësin.

Në Këshillin Kombëtar që do të zgjedhë me mashën e  Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Doktori mund të duket gështenjë përveluese Tropojë përballë të rinjsh që do ta quajnë atë thjesht: kolegu Berisha. Sali Berisha është shumë i interesuar të vazhdojë ende artikulimi i kësaj gënjeshtre. Burri i fortë që adhuron formën, njëshi që pranon të bëhet dysh vetëm nëse bind të tjerët se është njësh i padiskutuar, nuk mund të pranojë se me kalimin e kohës është bërë gjithmonë e më i dobët. Sedra e tij nuk e pranon kurrsesi se hija e tij është bërë gjithmonë e më e papeshë, se fjala e tij po merr ngjyrat, vlerën dhe lehtësinë e flluskave të sapunit në diell dhe se në partinë e tij po hyjnë ata që në kohën kur ai drejtonte Shqipërinë me dorë të hekurt, ishin maksimumi adoleshentë me puçrra moshe që dorën e përdornin për të qetësuar hormonet e moshës. Sa më shumë e humbet atë, aq më shumë i duhet që të gjithë të mendojnë se ai ka pushtet mbi pasardhësin e tij. Të gjithë sinjalet që jep, kërcënimet për rikthim që i shumëfishojnë si forcë gjithë të dobtit e PD-së, simbolet e shpresës që ushqejnë gjithë ata që e shohin ende si shpresë morali përballë cinizmit të Bashës, sidomos tani që vetë është në listën e SHBA-së si person Non Grata, në fakt janë krejt tjetër gjë: ato i krijojnë kryetarit të PD-së vetëm shqetësimin që i jep kallamit të peshkatarit peshku që grindet me grepin në fyt.

Rama është kulmi i tretë i trekëndëshit që rreket ta prezantojë Bashën si çunin e mirë artist, si një djalë të mbarë me baba të lig, si një demokrat të dlirë evropianist, por nën hyqmin e një autokrati lindor, si një politikan mendjehapur, por të kufizuar nga kyçet e Berishës. Ai e luajti fort këtë kartë në zgjedhjet e prillit duke shpjeguar se Basha ishte monedha e mbetur pezull, që në vend të kok’ a pil-it vetjak, ishte i dënuar të luante mes qarrit me Sali Berishës dhe qederit të Ilir Metës.

LEXO EDHE:  Një televizion për Ilir Metën/ Nga trafikantët e drogës tek banda e LSI-së
LEXO EDHE:  A ndryshoi mendje opozita për çështjen Doshi?

Edi Rama ka kuptuar më mirë se kushdo dhe në distancë, edhe Berisha është dakort me të, se për kryetarin e PD-së axhenda vetjake ekonomike është prioritare përballë axhendës politike. Madje kjo e dyta është në funksion të plotë të së parës!

Presidenti Meta gjithashtu e di fare mire të vërtetën e dobësisë së Doktorit. I distancuar nga Basha, muaj të tërë para fushatës ai tentoi ti bëhet kraj Doktorit, pikërisht sepse e di që ai është peng i Lulzim Bashës.

E qau Doktorin, kur të tjerët e qeshnin, dhe ishte nga të vetmit, të vetmit, mbas avokatit francez, që i afroi Doktorin apologji morale.

Të katërt këta personazhe e dinë që raporti mes dy njerëzve të partisë demokratike ka të paktën katër vjet që ka ndryshuar. Të paktën që nga postzgjedhjet e 2017-ës, kur Lulzim Basha, për ata që kuptojnë nga politika, hyri në zgjedhje dhe bëri betejë për të marrë partinë dhe jo për të drejtuar Shqipërinë. Me një grup parlamentar që e bëri vetë, me dorë të lirë për të larguar çdo zë që mund t’i prishte monologun në parti dhe çdo personazh të së shkuarës që mund t’i bënte hije në të ardhmen, ai kopjoi pikë për pike Edi Ramën, idhullin e tij politik.

Pa ndarë mendjen nëse donte të bëhej kryeministër për të drejtuar Shqipërinë apo ministër i kundërshtarit të tij për të ndarë pushtetin, Basha humbi zgjedhjet por fitoi partinë. Dhe fiks përpara zgjedhjeve të 2017-ës, duke tentuar një pasojë tjetër në Tiranë, i bëri vetes gjëmën në SHBA. Lobimi i tij në SHBA kundër Edi Ramës – ndoshta se ashtu deshi fati i lig apo se fati i lig ndëshkon gjithmonë në fund të dobtit që bëjnë hile – e përfshiu në një hetim amerikan, në të cilin dolën lidhje të papërshtatshme për një mtonjës pushteti në një vend të NATO-s. Fillimi i 2018-ës e gjeti atë të ngatërruar nga padija, naiviteti, fati i keq apo edhe arsye të tjera, në një histori që nuk mund ta kontrollonte më. Ka shumë të dhëna, që me gjasë do të bëhen pak nga pak publike që në këtë kohë Berisha është paralajmëruar për një gjë të tillë dhe i është kërkuar në mënyrë informale të ndërhyjë në lidershpin që i trashëgoi PD-së. Në të paktën tre raste Berisha ka refuzuar karrotën për të shtrënguar shkopin ndaj Bashës. Kjo është edhe koha kur Departamenti Amerikan i Shtetit shkroi emrin e politikanit kontravers të tranzicionit në dosjen Non Grata.

Ky është guri i fundit i puzzle-s që shpjegon se çfarë ndodhi më pas në linjën gjithmonë e më të fortë të përplasjes së PD-së me Perëndimin dhe SHBA-në, që kulmoi me djegien e mandateve në shkurtin e 2019-ës.

Djegia e mandateve, ai akt hilacak ndaj demokratëve, ai akt kriminal kundër demokracisë në vend, nuk ishte aksion kundër Edi Ramës, por shantazh kundër SHBA: Ne jemi të gjendje të destabilizojmë Shqipërinë!

Ky ishte blofi që kërkonte jo ndreqjen e qeverisjes së vendit në atë kohë apo qortimin e zgjedhjeve të dy viteve më parë, por sugjerimin që opozita duhej bërë pjesë e pushtetit.

Si të gjitha hiletë e shoqëruara me gënjeshtra të përsëritura, ato u besuan pikërisht nga ripërsëritja e pafundme e të njëjtave gënjeshtra që e shihnin Ramën si diktator dhe opozitën si viktimë e regjimit.

Ka edhe një shpjegim alternativ dhe logjik për një arsyetim të tillë, deri në kohën kur faktet e reja që pritet të dalin, do të diktojnë edhe opinionet e ndryshëm. Ndjekja e rrugës që bëjnë paratë dhe interesat ekonomike janë çelësi për të shpjeguar gjithçka në sjelljet e “pashjegueshme” njerëzore. Ky është çelësi për të kuptuar edhe dobësinë e atëhershme të Berishës përballë pasardhësit të tij, që e la Bashën jo vetëm kryetar në PD, por edhe arkëtar të interesave ende të padukshme, por shumë të forta. Të dy ata, Berisha e Basha, janë dy enë komunikuese, shumë më të lidhur me njëri-tjetrin sesa duket dhe me shumë gjasë me një raport dashurie e nevoje që diktohet nga Sindroma e Stokholmit, por me shumë gjasë, jo me Bashën si peng dhe jo me Berishën si pengmarrës. Por nëse nesër, do të shihet në një vilë simbol në Shqipëri, një shirit i verdhë me mbishkrimin: “Ndal, mos kalo! Policia”, atëherë shumëkush do të nisë të bindet për një të vërtetë të thjeshtë, që ka fatin e shumicës së të vërtetave në botë, që besohen shumë më me vështirësi se gënjeshtrat e komplikuara: hija e Berishës të fortë të dikurshëm është pengu fatkeq dhe i pafuqishëm i Lulzim Bashës së sotëm. I cili, nga kurthi i fildishtë që i ka ndërtuar vetes, ndoshta do të detyrohet të dëgjojë mikun e tij Rama që i thotë: “Lul, ti e kalo dot oqeanin me DASH?”.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021

Publikuar

-

Nga

Firma Ligjore Frashëri pjesëmarëse në Samitin Qeverisja Moderne e Evropës-2021

Nesër më 17 qershor 2021 do të mbahet Samiti ndërkombëtar mbi Qeverisjen Moderne në Europë (Modern Governance Europe ) 2021. Në këtë takim është ftuar të marrë pjesë edhe, I nderuari, avokat Kastriot Frashëri, i cili përfaqëson Firmën Ligjore Frashëri.

Tashmë është fakt i njohur zhvillimi që ka marrë së fundi kuptimi i qeverisjes moderne dhe shtrirja e saj pothuajse në të gjitha mënyrat dhe format e organizimit të biznesit, organizatave apo edhe ato të agjencive shtetërore. Një vit më parë në Nëntor të vitit 2020, Samiti i Qeverisjes Moderne të Diligent (virtualisht) duket se doli në rrugë dhe ja ku erdhi në Europë.

Kjo do të thotë se organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar pasi kanë bashkuar folës, të ftuar, udhëheqës të industrisë dhe qindra profesionistë të qeverisjes nga pothuajse gjithë sektorët e jetës, kanë dëgjuar reagimet dhe sugjerimiet tona dhe në fund kanë konkluduar se ngjarja Modern Governance Europe tashmë është kthyer në një kërkesë popullore.

Kjo ngjarje ndonëse është parashikuar të jetë gjysmë-ditore gjykojmë se do t’ju ofrojë një mundësi pjesëmarrësve të shumtë nga mbarë kontinenti Europian për t’u lidhur me kolegët e tyre, do të dëgjoni nga ekspertët e industrisë në seancat e lidershipit të mendimit dhe do të mësoni më shumë rreth Platformës së Qeverisjes Moderne të Diligent. Me këtë qëllim dhe shumë më tepër, ngjarja e nesërme virtuale është krijuar për të ngritur praktikat e qeverisjes në të gjithë organizatën tuaj.

LEXO EDHE:  “Habit” Kujtim Gjuzi/ “Nuk e njoh Ilir Metën”

LEXO EDHE:  Meta mesazh të fortë nga Shkodra/ Tradhëtarët dhe gjakprishurit nuk do t'ia dalin kurrë të...

Për sa i përket përfitimeve të Shqipërisë nga përdorimi i teknologjisë së avancuar në profesionet ligjore zoti Frashëri, u shpreh se “ne kemi punuar shumë jo vetëm per rritjen e standardeve profesionale, por edhe për konsolidimin e rolit të avokatit përmes studios ligjore “Frashëri Law Firm”, kjo falë edhe kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri.

Frashëri Law Firm është firma e parë dhe e vetme në Shqipëri që ka ekskluzivitetin e përdorimit të Platformës së Inteligjencës Artificiale (AI) në Profesionin e Avokatit, duke treguar ndaj klientit Kujdesin e duhur (Due Diligence) përmes depërtimit të thellë në dokumentet, uljes së kohës dhe shpenzimeve. Kjo arritje profesionale na bën shumë të lumtur. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për Firmën Ligjore Frashëri, por edhe përfituese për Shqipërinë. Ndaj ne do të vijojmë të investojmë në këtë fushë”.

Tashmë është fakt që Firma Ligjore Frashëri prej vitit 2004, ka mbështetur në shërbimet e saj ligjore jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shtetasit e huaj dhe disa kompani biznesi VIP. Transparenca, respekti, integriteti i lartë moral dhe profesional dhe përpikmëria janë të gjitha pjesë e kulturës së kësaj studioje ligjore që bëjnë diferencën, duke u identifikuar çdo ditë si një firmë ligjore ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE