Connect with Us

“Na vodhën votat”/ Grida Duma nuk ndalet me akuzat

Politikë

“Na vodhën votat”/ Grida Duma nuk ndalet me akuzat

Publikuar

-

Deputetja Grida Duma në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, kreut të PSD Tom Doshi dhe Aqif Rakipit për vjedhje të votave në 25 Prill.

Sipas PD, në Bashkinë e Rrogozhinës u zbatua skema e blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar.

Deklarata e Partisë Demokratike

Skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi ka përfshirë çdo qytet, çdo fshat, çdo lagje në të gjithë vendin.

Njësoj si kudo tjetër në Shqipëri, në Bashkinë e Rrogozhinës u zbatua skema e blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar.

3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votive. Përveç blerjes së votës, ditën e zgjedhjeve në Rrogozhinë u rregjistrua edhe akti kriminal i pengimit të votimit nga njerëz të lidhur me Partisë Socialiste.

Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para, ushqime dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve të opozitës, Partia Demokratike ka bërë 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion deri më 25 prill.

Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Rrogozhinës duke përfshirë të pesta kallëzimet e dorëzuara në SPAK përpara dhe në ditën e zgjedhjeve.

Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti.

Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti.

Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë strukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës.

Elidon Bega, me pozicion Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë, është nga Berati dhe nuk paraqitej asnjëherë në punë pasi ishte i angazhuar në fushatë për Partinë Socialiste.

Lulëzim Haliti është nga Lushnja, gjithashtu burri i hallës së Kryetarit të Bashkisë dhe merrte rrogë tek ujësjellësi pa u paraqitur asnjëherë në punë.

Romina Bega dhe Erald Abazi nga qarku i Elbasanit përfitojnë rrogë nga Bashkia Rrogozhinë megjithëse nuk janë banues në Rrogozhinë dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë.

LEXO EDHE:  “Kallëzimet e PD”/ Tabaku: SPAK nuk po ndërmerr asnjë veprim hetimor

Një tjetër formë kriminale e blerjes së votës në Bashkinë e Rrogozhinës është lejimi i ndërtimeve pa leje me qëllim maksimizimin e votave për Partinë Socialiste. Përmes Sami Dervishit, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën, Bujar Dervishit, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe Arben Memës, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë dhjetëra shtetas janë favorizuar të bëjnë ndërtime të paligjshme.

Të pasigurt se e gjithë kjo skemë kriminale e blerjes së votës me grantet e rindërtimit, me ndihma ushqimore nga Bashkia për banorët, me favorizime për ndërtime pa leje, regjimi Rama-Doshi-Rakipi dërgoi në qendrat e votimit në Rrogozhinë përfaqësuesit e tij për të penguar në mënyrë kriminale votimin e lirë të qytetarëve.

SPAK është vënë në dijeni të kësaj skeme kriminale që në fillim të muajit prill, por nuk bëri asgjë. SPAK heshti edhe kur Partia Demokratike dorëzoi kallëzimin e pestë në 25 Prill. Kjo strukturë e re e drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë e të çojë para drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhor heshti pas çdokallëzimi të Partisë Demokratike për të njëjtën bandë që blinte vota në të gjithë Bashkinë e Rrogozhinës për të nxjerrë Arben Ahmetajn deputet dhe për të mbajtur në pushtet regjimin Rama-Doshi-Rakipi.

Përveç Arben Ahmetajt në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Rrogozhinës.

Muharem Troka, babi i Administratores së Njësisë Gosë, Valmira Troka

Fatmir Haska, Kryetar i seksionit Gosë Qender për Partinë Socialiste

Shefit Thartori, punonjës i administratës së Bashkisë Rrogozhinë

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë

Elidon Bega, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë

Lulëzim Halit, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Romina Bega, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Erald Abazi, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Rakip Tosku, Shef i Emergjencës Civile në Bashkinë Rrogozhinë

Sami Dervishi, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën.

Bujar Dervishi, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë

Arben Mema, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Elvis Hoxha

Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votes dhe pengimit të procesit të votimit. Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për ta shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Kjo nuk është çështje e politikës. Madje as çështje e Partisë Demokratike, është për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë një partner më të mirë, një mik më të mirë sesa Gjermaninë“.

Duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe partneritet shumëpalësh në balladaqimin me sfidat globale, që nga pandemia, tek ndryshimet klimatike e deri tek teknologjitë e reja, Sekretari Blinken vlerësoi rolin e Gjermanisë si shembull në disa fronte.

“Mendoj se ne jemi të një bindjeje se kemi përgjegjësi, sidomos në këtë moment, për të demonstruar se demokracia është sistemi që funksionon për të përmirësuar jetë njerëzish në mbarë botën,” theksoi zoti Blinken.

Ai u ndal tek puna që ka bërë Gjermania lidhur me krizën në Libi, si bashkorganizatore e konferencës shumëpalëshe të së mërkurës përkrah OKB-së, për të arritur përparim drejt krijimit të kushteve përr zgedhje të sigurta dhe pastrimin e këtij vendi nga luftëtarët e huaj.

“Konferenca e sotma ishte një shembull shumë i mirë i punës që ka bërë Gjermania lidhur me Libinë dhe shpresojmë që nga ky moment të fillojmë të shohim një Libi në rrugën e sigurisë, lirisë dhe pavarësisë, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  PD fiton bindshëm në Pogradec
LEXO EDHE:  Nga Berisha, Meksi, Hajdari dhe Pashko/ Publikohen fotot e rralla të themeluesve të PD-së

Sekretari amerikan i shtetit vazhdoi më tej se kishte tema të tjera me interes të përbashkët si Kina dhe Rusia, por shtoi se “për sot, zonja Kancelare, më lejoni të them Faleminderit! Po ashtu dua t’ju them se Presidenti Biden mirëpret takimin me ju në Uashington muajin e ardhshëm”.

Takimi me Kancelaren Merkel pasoi bisedimet mes zotit Blinken dhe homologut gjerman Heiko Maas.

Vizita e zotit Blinken në Gjermani nxori në pah përmasat dhe forcën e marrëdhënieve SHBA-Gjermani, por nuk duket se ka shenja përparimi në temën e gazjellësit rus Nord Stream 2. As zoti Blinken, as ministri i Jashtëm Mass nuk ofruan hollësi mbi afate kohore për një zgjidhje të mundshme.

Zoti Blinken ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të dytë në Evropë brenda shtatë ditësh, pasi shoqëroi Presidentin Biden në takimin e tij me aleatët evropianë në Britani dhe Belgjikë.

Pas Gjermanisë, zoti Blinken do të vizitojë Francën dhe Italinë në kuadër të turneut të tij të parë në këto tre vende në rolin e kryediplomatit amerikan./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  PD fiton bindshëm në Pogradec

LEXO EDHE:  Berisha kundër Bashës/ PD kërkon lider

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  Berisha kundër Bashës/ PD kërkon lider

LEXO EDHE:  Durrës - Bie Vangjush Dako / LSI bashkon votat me PD-në

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE