Connect with Us

“Mos qaj, jeni heronj”/ Gjykata lë në burg 5 rojet bregdetare, familjarët në lot e britma

Aktualitet

“Mos qaj, jeni heronj”/ Gjykata lë në burg 5 rojet bregdetare, familjarët në lot e britma

Publikuar

-

Lot dhe britma ka pasur në seancën e sotme në gjykatën e Vlorës për 5 rojet bregdetare të arrestuar nga policia për shpërdorim detyre.

Mësohet se Gjykata e Vlorës ka vendosur të lërë në burg 5 rojet bregdetare të cilët akuzohen se gjatë operacionit për ndalimin e një gomoneje me emigrantë në grykëderdhjen e Vjosës, gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, nuk kanë ndaluar drejtuesin e mjetit lundrues.
Ky vendim është kundërshtuar edhe nga familjarët që ishin të pranishëm. Ata i kanë cilësuar heronj 5 burrat që shpëtuan emigrantët.

“Shpëtuat njerëzit në 6 ballë det, jeni heronj. Jeni burra, jeni heronj. Mos e çani kokën”, tha një prej tyre.

LEXO EDHE:  8 vjet burg për trafik droge/Kapet personi i shpallur në kërkim

Një prej të akuzuarve tregoi se janë zhytur në det për t’i shpëtuar emigrantët gjatë operacionit duke pyetur se si mund të akuzohen për shpërdorim detyre.

“Këta janë heronj. Ky u zhyt në det nxori fëmijët. I kemi çuar 18 në gjendje të rëndë. Ne e bëmë detyrën, tani më thoni çfarë shpërdorimi detyre kam bërë unë. Ik shikojini në spital, fëmijë e gra”, tha një prej të akuzuarve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Video-Dyshemeja e larë me gjak / I droguari  terrorizon spitalin psikiatrik

Publikuar

-

Nga

Dy punonjës të Spitalit psikiatrik në Shkodër janë plagosur në mesnatë nga një person i droguar.

Sipas një denoncimi që ka mbërritur në CNA.al,  punonjësit dhe pacientet aty rrezikojnë jetën, pasi nuk ka një dhomë izolimi për personat e rrezikshëm, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, hesht.

“Spitali psikiatrik, Shkodër është pa dhomë izoluese. Një i droguar, ja çfarë bën në mesnatë, plagos 2 punonjës dhe shkatërron çdo gjë në spital.

LEXO EDHE:  “Dosja Çili”/ “Mezhgorani” prangos një tjetër person

LEXO EDHE:  Gjykata rikonfirmon masat/ Lihen në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

Ministria e Shëndetësisë hesht, ndërkohë që rrezikojnë jetën bluzat e bardha dhe pacientët”, thuhet në denoncimin e mbërritur në CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama në delir/ Nuk dështuam ne, dështoi BE

Publikuar

-

Nga

Rama në delir/ Nuk dështuam ne, dështoi BE

Kryeministri Edi Rama vijon të mos mbajë asnjë përgjegjësi, për faktin se Shqipërisë sërish nuk iu hapën negociatat për anëtarësimin në BE.

Rama ka theksuar sot se përgjegjëse se pse nuk u hapën negociatat me Shqipërinë është vetë BE-ja, dhe jo qeveria e tij.

Gjatë fjalës së tij në “Forumin Ekonomik të Shkupit”, Rama tha se “dështoi BE, dhe jo Shqipëria”.

LEXO EDHE:  Gjykata rikonfirmon masat/ Lihen në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

LEXO EDHE:  8 vjet burg për trafik droge/Kapet personi i shpallur në kërkim

“Nuk dështuam ne, ata dështuan. Është shtëpia e tyre, jo e jona. Ne duam të futemi, por nuk vendosim ne.

Ne jemi në Europë, jemi të rrethuar nga kufijtë europianë”-tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

S’ka datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE/ Justifikohet Rama

Publikuar

-

Nga

Hapet ankandi për parqet eolike/ Rama: Do të kthehemi në eksportues energjie në rajon

Kryeministri Edi Rama është pyetur në Forumin ekonomik në Maqedoninë e Veriut se çfarë vizioni ka për Shqipërinë në mandatin e tretë, pas mos hapjes së negociatave.

Sipas Ramës, fitorja e fundit është më e mira, por nuk do të jetë më e mirë si e reja.

Në politikë, fitorja nuk është në sport, është fillimi sepse aty në fakt fillon një mision shumë sfidues. Jemi mbledhur këtu me vëllain tim Zoran, fatkeqësisht pasi nuk morëm dot një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ajo që ne duhet të bëjmë është të ecim pëprara dhe të realizojmë atë që na kërkohet nga Bashkimi Evropian.

Ne jemi të vegjël për të jetuar të izoluar nga njëri-tjetri, por të bashkuar mund të ia dalim  për të jetuar së bashku”, ka thënë Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE