LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulluri u përgjigjet “memexhinjve dhe Lulzimsave”/ Ka një mesazh edhe për Bashën

7 Maj 2021, 06:42, Politikë CNA
Kulluri u përgjigjet “memexhinjve dhe Lulzimsave”/ Ka një

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri i është përgjigjur akuzave se ai është votues i Ramës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri ka renditur gjithë aktivitetin e tij politik ndër vite. Kulluri u është përgjigjur atyre që i quan “memexhinj dhe Lulzimsa” që sipas tij, paguhen me byreqe nga kunati dhe oligarket.

Ai i bën thirrje Bashës, të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe të clirohet nga skllavëria e kunatit dhe milionave të oligarkëve.

?I dashur memexhi i vogel sufllaqesh dhe Lulzimsa por jo demokrate! Meqenese me paskeni akuzuar si votues te Rames po ju pergjigjem jo se e meritoni por sepse duhet! Ky eshte aktiviteti im politik ne vite:
1)1994 jam zgjedhur anetar i kryesise se FRPD dega Tirane; 2) viti 2000 Sekretar i Mardhenieve me Jashte i PAD; 3) 2003 caktohem zedhenes i kandidatit te PD per kryetar bashkie Tirane Spartak Ngjela; 4) Dhjetor 2004 caktohem Zedhenes i KOP; 5) Mars 2005 kordinator i Marredhenieve me Publikun i fushates se PD; 6) Shtator 2005 emerohem Ndihmes i Kryeministrit Berisha; 7) Janar 2010 emerohem Sekrtar i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes ne qeverine Berisha; 8 ) Shkurt 2014 caktohem kordinator per Ristrukturimin e deges PD Tepelene; 9) 2014 zgjidhem anetar i Keshillit Kombetar te PD; 10) Shkurt 2015 Drejtues Politik i zgjedhjeve per Degen Selenice(fituar).
Po ashtu jam bashkeorganizator i Colloquiumit Liberal ne dhjetor te 2004, shkruar mbi 300 shkrime ne shtypin e perditshem ne mbeshtetje te qendrimeve te PD-se. Po ashtu ne Kuvendin Kombetar te Partise Demokratike te qershorit 2018 kam propozuar me Zonjen Edit Harxhi nje statut demokratizues per PD.

Nderkohe gjate ketyre viteve jam lektor i jashtem i Historise se Mendimit Politik ne Filozofi dhe nuk kam punuar asnje dite as memexhi e as jam paguar me byreqe nga kunati dhe oligarket qe u rrjep miliona euro kunati!

I dashur Llum-zim Isufi, hiq dore sa me shpejt nga drejtimi i PD dhe format sigurimse te sulmeve te ulta ndaj kritikeve qe te mos ikesh me turp! Clirohu nga skllaveria e kunatit dhe milionave te oligarkeve qe u ve gjoba nga karrigia e kryetarit te PD!
PD do reformohet, ndersa ty do te te mbetet vula e humbesit me qesharak ne historine e pluralizmit politik! Deshtak lind, nuk behesh!?, shkruan Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga