LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për sot

7 Maj 2021, 06:06, Sociale CNA
Kthjellime dhe vranësira të lehta/ Parashikimi i motit për sot

Deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb mbrëmja sjell kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme paraqiten përgjatë zonave Juglindore duke gjeneruar shira të izoluar mëgjithatë në sasi të papërfillshme.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga