Connect with Us

Ilir Meta në krah të Luan Dacit/ Skandali me Komisionerin e Vettingut përkrahet nga Presidenti

Aktualitet

Ilir Meta në krah të Luan Dacit/ Skandali me Komisionerin e Vettingut përkrahet nga Presidenti

Publikuar

-

Situata kriminale/ Meta thirrje policisë: Pasiguri e madhe publike

Luan Daci, sot duhej të ishte zëvendësuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Por, ende nuk është ndërmarrë asnjë procedurë për ta zëvendësuar  në KPA.

Kujtojmë se Daci, dënua me 6 muaj burg nga Apeli i GKKO dhe u konvertua në shërbim prove, pasi SPAK zbuloi se kishte falsifikuar dokumentet, kur kandidoi për në KPA.

Pas dënimit ai vijoi të shkonte në zyrë sikur mos të kishte ndodhur asgjë, me shoqërues e me të gjitha përfitimet që ka një komisioner Vettingu, por, raportimet në media e bënë që të ndalen.

Procedurat për zëvendësimin e Dacit, duhej të kishin nisur nga Presidenti Ilir Meta, por ky i fundit është shumë i zënë, duke bërë kryetarin e LSI-së dhe duke bërë veprime në tentativë, për t’i shpëtuar drejtësisë, siç thotë së fundmi mazhoranca.

Falsifikoi dokumentet/ SPAK kërkon 1 vit burg për ish- gjyqtarin, Luan Dacin

Sipas “Ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, është  detyrë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që tek ne është Ilir Meta, që duhet të hapë garën për zëvendësimin e Luan Dacit.

Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë”, thuhet në nenin 7, pika 1, të Ligjit Nr. 84/2016.

LEXO EDHE:  Thellohet skandali në Apel, edhe Fatri Islamaj në gjyqin e “Top Channel”

Ka dy muaj që vendimi i dhënë nga Apeli i GJKKO, për Luan Daci është në fuqi, pasi ka qenë i formës së prerë.

Dhe gjithashtu ka dy muaj, që KPA është me 6 anëtarë dhe Luan Daci që ishte i shtati, duhej të ishte zëvendësuar.

Nga ana tjetër Ilir Meta, shkel hapur Kushtetutën, duke mos bërë detyrën për të cilën thirret ligjërisht.

Në këtë mënyrë Meta, rreshtohet krah Luan Dacit, që u dënua nga drejtësia, duke mos hapur procedurat për zëvendësimin  e tij.

Nëse Ilir Meta do të bënte punën e Presidentit, dhe jo rolin e kreut të LSI apo kryetarit të Opozitës, procedurat për zëvendësimin e Luan Dacit duhej të ishin hapur.

Por, Meta duket se i do në krah të tij, problematikët e drejtësisë, mbase ndonjë ditë do t’ia shpërblejnë duke bërë avokatin e tij, kur ai të përballet me drejtësinë, ashtu siç po thotë mazhoranca.

Kujtojmë, se mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës, madje ata shkojnë edhe më tej, duke thënë se do ta padisin penalisht dhe se me Ilir Metën do të merret SPAK-u./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Ilir Meta show paraelektoral/PS-LSI cilat janë pseudo betejat e fundit?

LEXO EDHE:  Skandali i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit/ Albana Shtylla nga Soros tek plagjiatura

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha tallet me demokratët/ Nxjerr udhëzimin qesharak

Publikuar

-

Nga

Zotohet Basha/ Nuk do e lejoj Ramën të dobësojë PD-në, do fitojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një udhëzim qesharak për të gjithë demokratët, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë udhëzim Basha e ka miratuar në Kryesinë e PD-së dhe më pas sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi e ka shpërndarë te drejtuesit politikë të qarqeve dhe te degët e partisë.

Por në këtë udhëzim Basha është tallur me demokratët, pasi ai nuk po i lejon ata të bëjnë as analizë.

Ai e ka ndarë mendjen për masakër zgjedhore vetëm e vetëm që të justifikojë karrigen e tij të kryetarit

Në fakt kryeopozitari thotë se ka ndodhur masakër dhe kërkon të dhëna nga baza për rezultatet në vite krahasuar me objektivin e 2021 që nuk u kap nga shumica dërmuese e drejtuesve politikë.

LEXO EDHE:  I dedikoi këngën e Baftjarit/ Ilir Meta dekoron Ylli Bakën

LEXO EDHE:  Meta nën presion/ Patozi: Gjithçka e ka bërë në funksion të LSI

Në disa qarqe shumë prej tyre kanë humbur me diferenca nga 10 deri 30 mijë vota.

Kjo duket si një tentativë e Bashës për të mbuluar dështimin e përsëritur në zgjedhje, ndërkohë që shifrat kanë treguar fare mirë se humbja është e thellë dhe përgjegjës për këtë duket të jetë vetë kryetari i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Tiranë/ Makina përplas dy këmbësorë

Publikuar

-

Nga

Një aksidnet ka ndodhur rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, në Tiranë.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J.

Blutë bëjnë me dije se dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE