LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kaloi kandidatët në “filtër”/ Nishani nxjerr zbuluar Bashën: Nuk më pyeti për listat

7 Maj 2021, 19:39, Politikë CNA

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka folur mbi listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Nishani i cili ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit është shprehur se kandatët i renditi duke nënkuptuar se  nuk është pyetur për renditjen e tyre.

Më tej, në një intervistë për Abc, ai shton se koalicioni ishtë në dobi të PD , por deklaroi se aleatët duhet të vendoseshin në fund të listës.

?Kur merret vendimi përfundimtar dhe mblidhet këshilli kombëtar për listën e deputetëve, a i takon kryetarit të thotë mirëmbrëma fjalën e ka kryetari. Kur edhe kjo nuk i lejohet çfarë mund të pres.

Nuk mund të fajësohet Basha për dështimin e tyre. Nëse Basha do ishte konsultuar me kryesinë e Partisë Demokratike, unë do i thosha vendosi në vendet e poshtë që të thyejnë herësin dhe të vijnë në kuvend. Është një spekulim që flasin ata.

 Unë i quaj spekulime ato që thonë ata. Koalicioni ishte shumë mirë që u bë për dy arsye, e para morale dhe dyta elektorale. Morale ishte sepse u përgjigjen kur dogjën mandatet dhe kur nuk u futën në zgjedhje. Në aspektin elektoral ato parti në 2017-n dalin 800 mijë vota plus PD. Ata kanë sjellë vota tek PD. Sepse kanë vota në të gjithë Shqipërinë. Por akuzat tani nuk janë të moralshme?, deklaroi Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga