LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata e Apelit Tiranë në ‘kolaps’/ Hado: Kemi kërkuar zgjidhje nga KLGJ

7 Maj 2021, 14:21, Aktualitet CNA
Gjykata e Apelit Tiranë në ‘kolaps’/ Hado: Kemi

Çështjet emergjente me afate të shkurtra si dhe ato penale janë ndër dosjet që po shqyrtohen me prioritet nga Gjykata e Apelit të Tiranës e cila sot është në kolaps për shkak të numrit të ulët të gjyqtarëve të mbetur si pasojë procesit të Vetingut.

Ridvan Hado, kryetar i kësaj gjykate në një intervistë për Euronews Albania thotë se për të zgjidhur këtë ngërç ai i është drejtuar KLGJ për t?i deleguar dy trupa gjykuese për një periudhë 6 mujore ose 1 vjeçare.

?I kemi kërkuar dy herë Këshillit të Lartë Gjyqësorë, si në cilësinë e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Apelit Tiranë apo të këshillit të gjykatës që të na delegojë dy trupa gjykuese për një periudhë 6 mujore ose 1 vjeçare që të evadojmë çështjet që janë emergjente. Ne jemi duke gjykuar akoma çështje të vitit 2017, gjykim që është një periudhë shumë e gjatë jo normale për gjykimin e çështjeve?, shprehet z. Hado.

Kreu i Apelit Tiranë shton se për të zgjidhur stokun e krijuar nga numri I madh I dosjeve që presin për tu shqyrtuara trupa gjykuese është detyruar të punojë me ngarkesë përtej kapaciteteve.

?Ngarkesa është e tejskajshme, nga dy ditë që kemi patur detyrimin për të gjykuar po gjykojmë pothuajse të gjitha ditët e javës. Të tre trupat gjykuese po gjykojnë me një ngarkesë të plotë dhe mbi ngarkesën normale që duhet të marri një trup gjykuese, por duke qenë se jemi në kushte emergjence po përpiqemi ti shërbejmë sadopak qytetarëve?, deklaron z. Hado.

Gjykata e Apelit Tiranë sot ka në përbërje vetëm 9 nga 31 gjyqtarë që duhet të ketë në strukturën e saj. Pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë shkarkuar nga Vetingu ndërsa nuk kanë munguar as dorëheqjet duke krijuar kështu një stok prej mbi 17 mijë dosjesh një pjesë e të cilave kanë kaluar çdo afat të arsyeshëm ligjor për tu gjykuar.

Lajmet e fundit nga