Connect with Us

Drogë, armë dhe municion luftarak/ Arrestohen babë e bir në Kurbin, në pranga dhe shoku

Kronika

Drogë, armë dhe municion luftarak/ Arrestohen babë e bir në Kurbin, në pranga dhe shoku

Publikuar

-

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit,  u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

-V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

LEXO EDHE:  Tentoi të shtypte dy persona/ Policia arreston shoferin, efektivi i Shqiponjave parandaloi tragjedinë

Gjithashtu, gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Operacioni i madh anti drogë/ Klodiana Lala zbardh detajet

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/06/17/operacioni-i-madh-anti-droge-klodiana-lala-zbardh-detajet/

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndërmarrë sot një aksion anti-droge.

Aksioni po zhvillohet në kuadër të goditjes së veprave penale, që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas gazetares Klodiana Lala, bëhet e ditur se  Prokuroria e Tiranës ka firmosur 10 urdhër-arreste për të dyshuar për trafik droge. Sipas Lalës deri më tani janë arrestuar mbi 10 të dyshuar për drogë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Prangosen të dyshuarit si vrasës me pagesë

Publikuar

-

Nga

Dy persona raportohet të jenë arrestohet, si të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Sipas Report tv, të arrestuarit janë B. Xhixha dhe E. Diva, të cilët dyshohet se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.

Ato kanë parë vendin dhe kanë studiuar territorin për të kryer vrasjen e dy vëllezërve dhe më pa kanë kryer aktin makabër. Mësohet se vrasja është bërë me pagesë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Doktori i kokainës” dhe flokëkuqja/ Kurthi që u ngritën grekët shqiptarëve në Mykonos

Publikuar

-

Nga

“Doktori i kokainës” dhe flokëkuqja/ Kurthi që u ngritën grekët shqiptarëve në Mykonos

Ishulli i famshëm grek i Mykonos dhe shqiptarët rikthehen edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave greke për kokainë. Mediat në Athinë raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar pas zbulimit dhe goditjes së një rrjeti, ndërsa drejtuesi është një i dënuar që komandonte grupin nga burgu i Korydallos.

Sipas mediave greke gjithçka nisi në portin Rafina në Athinë ku u lokalizua një vajzë flokëkuqe 19-vjeçe me sjellje të dyshimtë e cila i hipi tragetit për në Mykonos, ndërsa nga kontrolli iu gjet 207 gr kokainë.

Vajzën e ndoqën agjentët deri në hotelin ku kishte planifikuar të qëndronte. Pasi arriti ajo komunikoi me drejtuesin e grupit nga burgu që pseudonimin e kishte “doktori i kokainës”, i cili për t’u siguruar që ishte vetëm i kërkoi që telefonata të ishte me video.

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë/ Arrestohet në Cërrik, 26-vjeçari
LEXO EDHE:  Tentoi të shtypte dy persona/ Policia arreston shoferin, efektivi i Shqiponjave parandaloi tragjedinë

Më pas i kërkoi që të zbriste poshtë hotelit për të dorëzuar “zonjën e bardhë”, vajza u bind dhe doli. Jashtë ishte një “Fiat” i bardhë me dy shqiptarë brenda që po e prisnin. Njëri prej tyre zbriti dhe iu afrua vajzës dhe sapo kokaina ndryshoi duar, agjentët e mbërthyen.

Shqiptari tjetër që drejtonte makinën shtypi gazin, por në tentativë për t’u arratisur u bllokua.

Në njërin nga celularët e tyre u gjetën udhëzimet e udhëheqësit të madh me pseudonimin “doktori”. E ndërsa të arrestuarit kanë kyçur gojën, hetimet vazhdojnë për të zbuluar kush është “doktori i kokainës” që komandonte nga burgu famëkeq i Korydallos.

LEXO TE PLOTE