LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do ia bëj me Lekët e mia”/ Premtimi i drejtorit të Ujësjellësit të Kukësit

7 Maj 2021, 20:59, Denoncim CNA
“Do ia bëj me Lekët e mia”/ Premtimi i drejtorit të

Emisioni Stop në Tv Klan sot ka publikuar historinë e Shefqet Axhamit nga fshati Shtiqën i Kukësit. Axhami është ankuar në emisionin Stop pasi ai ka ndërtuar një banesë të re falë një fondacioni bamirësie nga Kosova, por prej vitit 2019 ai nuk ka as ujë dhe as energji elektrike.

Iu premtua nga Bashkia Kukës që do të kishte këto shërbime, por ai thotë se kanë kaluar 2 vite dhe nuk ka asnjë shërbim.

?Shoqata ka lidhur kontratën me Bashkinë e Kukësit. Unë që prej vitit 2019 jam lodhur duke shkuar në çdo institucion. Kam shkuar tek kryetari i bashkisë, tek Prefekti. Është një problem i madh, e ka marrë në shqyrtim dhe Avokati i Popullit?, thotë qytetari.

Emisioni Stop ka parë nga afër të gjithë zonën ku është ndërtuar banesa e zotit Shefqet dhe linja elektrike si dhe ujësjellësi nuk është shumë larg saj. Por duket se institucionet nuk kanë marrë parasysh kërkesat e qytetarit dhe ai vijon ende të ketë një godinë me të gjitha kushtet, por nuk mund të jetojë dot në të.

Gazetarët e emisionin kanë kontaktuar dhe me drejtorin e ujësjellësit dhe ai tha se shumë shpejt do ia lidhë ujin. Por nga ana tjetër për energjinë elektrike duhet të një investim, ndaj mund të pritet dhe pak kohë.

Drejtori i Ujësjellësit, Ilir Muçmataj: Është pak problem, se është 1 km distanca dhe ka probleme sociale aty. E kam fshatar atë, e kam nga fshati. E ka shumë larg, për Zotin! Do ia bëjmë, besoj, në muajin Maj, se kam shumë shtëpi. Unë do ia bëj me shpenzimet e mia, jo të shtetit. 90% do ia bëj në muajin Maj.

Pasi u zgjidh një nga dy probleme, Stop u interesua dhe për energjinë elektrike, por punonjësi i OSHEE ka thënë se shtëpia është shumë larg dhe problemi mund të mbetet dhe pa zgjidhje.

Punonjësi: Është shumë larg.

Gazetari: Kuptoj, por gjithmonë ka një zgjidhje.

Punonjësi: Momentalisht, nuk ka. Është diçka shumë e mirë, që e ka ndërtuar shoqata. Edhe ne do ta kishim ndihmuar si institucion, që është OSHEE, por është larg. Në bazë të rregullores, nuk e ndihmojmë dot.

Gazetari: Po mirë, i bie, që ai të mbetet pa energji elektrike?

Punonjësi: Kështu është bërë rregullorja.

Gazetari: Nuk është çështje dëshire, ai është një banor? Kjo bashki, që e ka banorin e saj, ai mund të jetë edhe në majë të malit.

Në fund drejtuesi i emisionit Stop, Saimir Kodra, i ka bërë dhe një thirrje publike kreut të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, për të zgjidhur këtë problem. /Tv Klan

Lajmet e fundit nga