LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha ka marrë peng PD”/ Kadilli: Nuk është zgjidhje për partinë, të japë dorëheqjen

7 Maj 2021, 19:31, Politikë CNA
“Basha ka marrë peng PD”/ Kadilli: Nuk është zgjidhje

Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli ka folur për situatën në Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është një zgjidhje për këtë parti. Kadilli shtoi se kreu demokrat duhet të largohet sepse nuk ka çfarë të bëjë akoma dhe nuk ka çfarë të japë më.

Kadilli deklaroi në një intervistë për MCN se Basha ka marrë peng Partinë Demokratike dhe sipas tij, kjo është situatë e rëndë sot pas 30 vitesh demokraci.

?Kam bindjen se zotëria nuk është më zgjidhje për Partinë Demokratike. Një individ që thotë nuk bëj më shumë se dy mandate se nuk kam çfarë të bëj, atëherë pse do të rrijë më shumë në opozitë. Ke bërë dy mandate, ke dhënë maksimumin tani largohu, kaq di, kaq i zoti je dhe kaq mundësi pate. Çliroje partinë, çliroje energjinë e kësaj partie sepse është parti e krijuar duke i bërë jehonë thirrjes së qytetarit, kjo parti ka lindur nga protestat nga njerëzit në rrugë dhe sot jemi shëndruar në një strukturë ku ka mbaruar biseda me qytetarin. Pse na mundi se na vodhi votat?

Që të bjerë shpresa te qeveria është normale, por që të bjerë shpresa tek opozita është gjëja më e rëndë që mund të ndodhi. Që një lider të marrë peng opozitën eshtë edhe më e rënda që mund ti ndodhi shoqërisë aq më tepër në shekullin e 21, aq më tepër pas 30 vitesh demokraci?, u shpreh Kadilli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga