LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A duhen ndaluar nga mediat sociale politikanët që abuzojnë me lirinë e fjalës?

7 Maj 2021, 08:06, Blog CNA
A duhen ndaluar nga mediat sociale politikanët që abuzojnë me

Nga Jessica Maddox ?The Hill?

Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook, grupi i krijuar nga vetë platforma për të dëgjuar ankesat e përdoruesve mbi vendimet paraprake që merr kompania, njoftoi se do të mbështesë vendimin e kompanisë së mediave sociale për të fshirë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram.

Ndalimi do të jetë i përkohshëm, dhe bordi këmbënguli që Facebook të rishikojë vendimin e tij brenda 6 muajsh. Pyetja nëse platformat e mediave sociale mund t?i ndalojnë apo jo liderët botërorë, si dhe mënyra se si ato merren me këto figura, u bë shumë e diskutueshme pas trazirave të 6 janarit në Kapitoli Hill.

Atë ditë Trump postoi një video në Facebook dhe Instagram, duke iu thënë njerëzve që sulmuan Kapitolin:?Ne ju duam. Ju jeni njerëz shumë të veçantë?. Gjigantët e mediave sociale vepruan me shpejtësi. Facebook ishte faqja e parë e madhe në mediat sociale që fshiu ose pezulloi llogarinë e ish-presidentit.

Twitter, platforma që ishte metoda kryesore e Trump për të komunikuar, ndoqi shembullin e Facebook. Brenda një jave, presidentit i ishte bllokuar ose kufizuar qasja në disa nga platformat më të njohura të mediave sociale në SHBA, duke përfshirë TikTok, YouTube, Reddit, Twitch dhe Spotify.
Shumë njerëz nga e djathta i dënuan këto vendime. Për ta, kjo ishte censurë e medias sociale ndaj lirisë së fjalës. Ndërkohë,shumë të tjerë nga e majta u gëzuan. Gjatë kohës që ishte në detyrë, Trump postoi shumë pretendime të rreme, dhe për ata që e mirëpritën këtë vendim, kjo do të thoshte se ?mashtruesi? ishte ndaluar, të paktën në internet.

Megjithatë, perspektiva që mund të na duhet për të analizuar këtë çështje shtrihet sa nga kritikat aq edhe tek festimet për këtë vendim. Ne mund të lehtësohemi kur kompanitë e mediave sociale ndërhyjnë për t?i penguar përdoruesit që ngacmojnë të tjerët apo që përhapin gënjeshtra.
Por nga ana tjetër mund të tmerrohemi kur shohim që ky person është një udhëheqës botëror, pasi një kompani e mediave sociale ka poshtëruar figurën përfaqësuese të një vendi të tërë. Me ndalimin e një presidenti, kryeministri apo drejtuesi tjetër nga platformat e tyre, kompanitë e mediave sociale ndërhyjnë në shprehjen e tyre politike.

Gjithashtu, ato diktojnë mënyrën se si këta udhëheqës duhet të komunikojnë me qytetarët dhe zgjedhësit e tyre. Tradicionalisht, në Shtetet e Bashkuara komunikimi presidencial ka qenë i privilegjuar. Fjalimet e Frenklin Ruzveltit transmetoheshin pa asnjë diskutim nga stacionet e radios.
Në vitin 1947, Herri Truman u bë presidenti i parë i SHBA-së që mbajti një fjalim në televizion, dhe që nga ajo kohë rrjetet televizive ndërpresin programin e tyre normal për të transmetuar direkt fjalimet më të rëndësishme.

Dhe pas themelimit të mediave të fokusuara vetëm tek lajmet Fox, CNN, MSNBC, ndër të tjera, ato nisën që të transmetonin të gjithë komunikimet presidenciale, madje edhe ato jozyrtare. Edhe pse kjo praktikë u vu në dyshim vitet e fundit, kur disa televizione filluan Që të mos jepnin të plota konferencat për shtyp të Donald Trump.

Pak njerëz mund të kishin parashikuar, që mediat sociale do të shndërroheshin në një foltore politike kryesore. Pa ndërhyrjet e drejtuesve të rrjetit dhe programuesve, politikanët flasin lirshëm për masat. Gjithsesi, edhe kjo praktikë është bërë një çështje problematike në botën e ?pas së vërtetës?.
Në këto raste, platformat e mediave sociale duhet të drejtpeshojnë heshtjen e një udhëheqësi botëror përkundrejt lejimit të përhapjes së mashtrimit dhe keq-informimit. Dekada e viteve 2020, do të shohë një betejë midis fuqisë së medias sociale dhe lirisë së shprehjes politike. Drejtuesit kryesorë të mediave sociale dhe internetit Mark Zukerberg, Xhek Dorsi dhe Sundar Pikai kanë diskutuar shumë me Kapitol Hill vitin e fundit.

Prania e tyre atje, dhe pyetjet me të cilat përballen ata nga zyrtarët e zgjedhur të SHBA-së, tregojnë se në Kongres po zhvillohet një luftë e fortë për të kuptuar se si duhet të rregullohet veprimtaria e titanëve të mediave sociale. Megjithatë, ato e kanë shtyrë herë pas here miratimin e kësaj rregulloreje.
Në nivelin shtetëror, disa prej tyre po luftojnë kundër këtyre vendimeve. Florida është në prag të zbatimit të një ligji që do të gjobisë kompanitë e mediave sociale, kur ato dëbojnë me vetëdije kandidatët politikë. Dënimet do të ishin shumë të rënda:250.000 dollarë në ditë.

Edhe nëse guvernatori i Floridës Ron DeSantis, e kthen atë në një ligj, është e sigurt se ai do të rrëzohet nga gjykata. Në thelbin e argumentit të platformave të mediave sociale që ndalojnë politikanët dhe që për këtë gjobiten, është argumenti themelor se në fund të ditës, ato janë kompani private. Dhe mund t`i drejtojnë si ju pëlqen platformat e tyre.

Një projektligj i tillë si ai i Floridës mund të jetë i dënuar të dështojë, pasi po korr atë që është ?mbjellë? në vendimet e Gjykatës së Lartë të SHBA gjatë 20 viteve të fundit:Çështje të tilla
si ?Citizens United? vs. Komisioni Federal të Zgjedhjeve dhe ?Burwell? vs. Hobby Lobby Stores, Inc. i kanë zgjeruar shumë të drejtat e korporatave për lirinë e veprimit të tyre.

Por me ndalimin e presidentëve dhe kryeministrave, a po përdorin korporatat e mediave sociale të drejtën e tyre kushtetuese për lirinë e shprehjes? Apo kjo ide duhet të rivlerësohet tani që udhëheqësit botërorë po flasin përmes platformave të ofruara nga korporatat private të komunikimit? Ka më shumë të ngjarë që të ndodhë kjo e fundit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://thehill.com/opinion/technology/552082-banning-politicians-from-social-media-not-so-straightforward

Lajmet e fundit nga