Connect with Us

Zv.presidenti i PE uron Ramën/ “Suksese, po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit”

Aktualitet

Zv.presidenti i PE uron Ramën/ “Suksese, po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit”

Publikuar

-

Zv.presidenti i PE uron Ramën/ “Suksese, po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit”

Zv.presidenti i Parlamentit Europian Davide McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi ai shkruan se po e ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.’’- tha McAllister./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa pranë konvikteve në Elbasan/ Zjarrëfiksja mbërin në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët banesa pranë konvikteve në Elbasan/ Zjarrëfiksja mbërin në vendngjarje

Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori”, pranë konvikteve në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45.

Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ,ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

“Po vjedh qytetarët me taksa të larta, s’kemi rroga europiane”/ Qytetarët i “çjerrin maskën” Edi Ramës

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës mandatin e tretë qeverisës.

Gjatë fushatës elektorale, një faktor pozitiv ishte fushata e vaksinimit masiv kundër Covid, por edhe procesi i rindërtimit të ngritur në disa kantierë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Por me sloganin e tyre “Ska kohë për pushime”, socialistët mundohen që përmes rrjetit social të na tregojnë se edhe pse dolën fitues, ata sërish i janë përveshur punës.

Kryeministri Edi Rama, shpesh ndan në rrjetet sociale foto nga takimet e ndryshme që bën, apo vende të ndryshme të Shqipërisë, për të treguar se bukuritë natyrore.

Por për qytetarët realiteti që jetojnë është ndryshe nga propaganda që u paraqitet.

Në rrjet, kanë vërshuar komente të ndryshme, të cilët “nxjerrin zbuluar” qeverinë dhe pakujdesinë që ajo ka ndaj qytetarëve.

LEXO EDHE:  SHBA t’i heqë vizën Ramës dhe Tahirit

LEXO EDHE:  Korrupsioni po bën kërdinë në periferinë e BE-së

Rritja e taksave, mungesa e ujit apo edhe infrastrukturës janë problemet më të shpeshta që po hasen qytetarët, dhe duket se ekonomia e ulët po ndikon negativisht në jetën e tyre.

Po ashtu, edhe largimi masiv i të rinjëve nga vendi për shkak të papunësisë e ka kthyer Shqipërinë në një vend skllav, shprehet një qytetar në koment.

“Po vjedh qytetarët me taksat e larta sikur kemi rroga si në Europë, në qytetet brenda të mbyt pluhuri dhe pisllëku dhe ndërtimet vend e pa vend”, shprehet një tjetër qytetar.

Mesa duket, propaganda e qeverisë po del zbuluar nga qytetarët, të cilët po hasen me një sërë problemesh dhe vështirësish sa i takon jetës social dhe ekonomike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Kepin e Rodonit/ Pesë persona vihen nën hetim, një grua shpallet në kërkim

Publikuar

-

Nga

Ndërtimet pa leje në Kepin e Rodonit/ Pesë persona vihen nën hetim, një grua shpallet në kërkim

Një person është arrestuar ndërsa 5 janë vënë nën hetim dhe një grua është shpallur në kërkim pasi u konstatuan duke ndërtuar pa leje në Durrës.  Shkelësit janë konstatuar në zonën e Kepit të Rodonit dhe në fshatrat Rromanat dhe Vlashaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimet të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrollit të territorit në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit, kanë konstatuar disa ndërtime pa leje të cilat po kryheshin pa lejen e organeve kompetente”, njofton policia.

Në pranga është vënë E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve kompentete ndërsa në kërkim është shpallur A.Sh, 50 vjeçe.

U vunë nën hetim:

– A. Sh., 62 vjeç,

– N. M., 52 vjeç,

– M. K., 59 vjeç, banues në Durrës;

– R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije

– Dh. G., 66 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE