LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet/ Kryebashkiaku i Tropojës: Kishte manipulim të tmerrshëm nga opozita

6 Maj 2021, 07:36, Politikë CNA
Zgjedhjet/ Kryebashkiaku i Tropojës: Kishte manipulim të

Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi ka deklaruar se pranon rezultatin e zgjedhjeve edhe pse humbën dhe nuk arritën të nxirrnin deputet profesorin dhe aktorin e njohur Petrit Malaj.

Ai shkruan se edhe pse nuk kontestuan zgjedhjet kjo nuk presupozon se nuk kishin verejtje dhe informacione të tmerrshme manipulimi nga njerëzit që udhëhoqën fushatën e kandidatit të opozites.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Byberi bën dhe një falenderim për kryeministrin Rama dhe banorët e Tropojës.

?Shpjegim Publik!
Te nderuar bashkqyterare te Tropojes.
Deri ne çertefikimin e rezultatit te zgjedhjeve te 25 Prillit si Kryetar i Bashkise por dhe me luajalitetin individual ne respektim te ligjit nuk jam shprehur publikisht.
Meqenese Qarku yne i Kukesit e ka fiksuar ligjerisht rezultatin ndjej per detyre te shprehem sa me poshte:
-Dua te falenderoj te gjithe bashkqytetaret e mi qe zhvilluan nje fushate normale e civile pavaresisht se ku e adresuan voten dhe interesin e tyre.
-Nje falenderim njerezor e politik per Kryeministrin Edi Rama i cili me burreri e bese ju pergjigj kerkeses time te kahershme dhe te shume personaliteteve te Vendlindjes, duke nominuar prof.Petrit Malaj si kandidat per deputet, duke besuar se ishte nje risi politike,njerezore dhe intelektuale per komunitetin tone dhe me gjere.
-Nese nuk kontestuam zgjedhjet kjo nuk presupozon se nuk kishim verejtje dhe info te tmerrshme manipulimi nga njerezit qe udhehoqen fushaten e kandidatit te opozites.
Siç eshte bere e rendomte ne Tropoje aty leshohen shkendija paligjshmerie e dhune si rasti i dronit sorrë te provokimit.

Te gjithe e dine dhe shume prej tyre jane bere pishman se votuan per nje page bisnesmeni kur kishim nje rast unik te votonim per progres te Tropojes,per investime dhe qytetari dhe per nje zë dinjitoz ne Kuvendin e Shqiperise.

Gjithsesi perpara egoizmit dhe preferencave sebashku me z.Petrit Malaj i qendruam betimit tone se e para eshte Tropoja,stabliteti dhe vullneti i saj ndonese insistoj se rezultati ishte totalisht i deformuar.
Sovrani nuk gjykohet ndonese i prire nga interesa nepotike deri kriminale nga lidere qe na kane mbajtur peng per 30 vjet nuk rezultoi i suksesshem!
Ajo qe dua te theksoj eshte se njohëm rezultatin dhe asgje nuk ndryshon nga objektivat tone ne te mire te Tropojes.

Eshte dhe ngelet ne principin tim qe eshte puna e secilit qe ben diferencen dhe jo pikpamjet politike.
Ne jemi ne pune dhe keto zgjedhje na inspirojne per nje stad te ri reforme strukturore qe Tropojes dhe komunitetit tone ti japim sherbime sa me racionale.
Kjo zaten eshte detyra jone funksionale ti sherbejme interesave te Tropojes.
Nuk mungoj te pershendes deklaraten e fundit publike te Kryeministrit Edi Rama i cili veçoi Tropojen pavaresisht rezultatit zgjedhor te vijoje ta kete ne vemendje te veçante.
Urime dhe sebashku per Tropojen me nje reforme te shpejte e me zell te posaçem per ti sherbyer me perkushtim?, shkruan ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga