Connect with Us

Vizioni i Edona Bilalit për Shkodrën/ “Do jem ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale”

Politikë

Vizioni i Edona Bilalit për Shkodrën/ “Do jem ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale”

Publikuar

-

Vizioni i Edona Bilalit për Shkodrën/ “Do jem ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale”

Deputetja e zgjedhur nga Partia Socialiste në Shkodër, Edona Bilali tha se ky qark ka zhvilluar zgjedhje model pasi nuk është regjistruar asnjë incident.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, znj. Bilali theksoi se fushata e saj ka qenë e fokusuar kryesisht tek vota e Partisë Socialiste.

Shkodra ka pasur zgjedhjet transparente. Është hera e parë që nuk regjistrohet asnjë incident. Fushata ime ka qenë e fokusuar tek numri 12. Jam shumë e kënaqur për rezultatin personal, sepse janë borxhe dhe motiv për të bërë më të mirën për Shkodrën”, tha Bilali.

Ajo siguroi qytetarët e Shkodrës së në legjislaturën e re do të jetë një zë i fortë dhe do të mbrojë kauzat, të cilat i shërbejnë qytetarëve.

Do jem unë ndërmjetëse mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale për të çdo kauzë që është në të mirë të qytetarëve të Shkodrës. Kryesisht qytetarët ende nuk e bëjnë dallimin se cilin shërbim e merr nga qeverisja qendrore apo nga ajo lokale. Personalisht do të jem e investuar, duke bërë negociatorin mes dy palëve në favor të qytetarëve”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Nga Ilir Levonja/ "Edo bjeri më të lumtë dora"

Pyetjes  nëse do jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, deputetja e zgjedhur theksoi se është gati të japë kontributin e saj.

Kur e kam pranuarftesën për t’ju bashkuar qeverisë Rama e kam pranuar vetëm me kushtin që unë vij për të kontribuar për qarkun e Shkodrës. Çdo gjë që është në këtë linjë  patjetër jam e gatshëm për të kontribuar. Por, mendoj se edhe në pozicionin që jam do jap kontributin tim”, shtoi ajo./euronews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Publikuar

-

Nga

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka bërë një parlajmërim, teksa ka folur për zgjedhjet në PD, për kryetarin e ri.

Bozdo tha në Vizion Plus se ky 4-vjeçar që vjen do të jetë vërtetë i vështirë, ndaj kërkoi që të vërtetat të thuhen në sy.

Ai deklaroi se PD duhet të transformohet dhe të shkojë drejt një hapjeje që të mund të krijojë frymë besimi.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ai që drejton vendin ka tipare diktatoriale. Për herë të parë, kemi përballë një lloj makineri që po shfrytëzon të gjitha forcat, ligjore dhe antiligjore. Ne mund ta përmbysim këtë lloj mekanizmi; jemi e vetmja forcë.

LEXO EDHE:  Patozi: Gjysma e atyre që janë sot krah Bashës kanë qenë në dasmën e Ramës

LEXO EDHE:  “Të zhbëjmë monopolin e kryetarit”/ Kadilli mesazh demokratëve: Në garë për një PD fituese

Do të kemi një 4-vjeçar vërtetë të vështirë. Duhet të kuptojmë dhe t’i themi të vërtetat në sy: çfarë nuk ka funksionuar dhe krijimin e një fryme besimi. Një qeverisje e PD ka shanse që ta çojë vendin përpara. PD duhet të transformohet. Kryetari i partisë do të jetë aq i mençur për të përfshirë të gjitha zërat kritikë për një kompozim të mundëshm të PD. Besoj se PD do të shkojë drejt një hapjeje”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Publikuar

-

Nga

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, e ka cilësuar të pabarabartë garën për kryetarin e ri të PD-së, nga ku Lulzim Basha fitoi mandatin e tretë.

Bozdo tha se nuk u suprizua nga ky rezultat, pasi pretendon se e kishte parashikuar.

“Nuk ishte surpizë për mua. Unë prisja që kryetari të marrë diçka mes 75-85 për qind të votave. E kisha parashikuar. Nuk doli asnjë surpizë sa i përket rezultatit. Rezultatin e dija, nuk kisha asnjë lloj dileme”, u shpreh ai në Vizion Plus.

LEXO EDHE:  Safet Gjici reflekton pas kritikave të Ramës për publicistin/Kërkoj falje në emër të Bashkisë Kukës

LEXO EDHE:  Patozi: Gjysma e atyre që janë sot krah Bashës kanë qenë në dasmën e Ramës

Teksa u pyet se përse vendosi të mos jetë pjesë e Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Bozdo deklaroi se gara nuk ishte e drejtë.

“Kam patur arsyet e mia. Çdo garë që bëhet me një kryetar partie që ka 8 vite që e drejton, është e pabarabartë. Kjo vlen për të gjitha partitë. Është shumë e vështirë të sfidosh kryetarët. Secili prej kandidatëve e dinte që po i futej në një garë të pabarabartë”, theksoi anëtari i Kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha merr mandatin e tretë në krye të PD/ Bushati: Duhet t’i biem këmbanave të alarmit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mundi të më bëjë as mua ta votoja”/ Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Analisti Andi Bushati ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet që u zhvilluan në Partinë Demokratike dhe për deklaratat e tij pas marrjes së mandatit të tretë.

Bushati deklaroi se PD ose është në letargji, ose në këto zgjedhje ka  ka pasur diçka që ka kërcitur që ka fituar sërish Basha.

Ai ngriti këmbanën e alarmit në emisionin “Open”, teksa tha se Basha e ka telendisur PD-në dhe pretendon se nuk është normale që mbështetja e tij të rritet.

Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prap por me 81%. Vetëm këtu duhet kapur diçka që të na trokasi. Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti.

LEXO EDHE:  “Të zhbëjmë monopolin e kryetarit”/ Kadilli mesazh demokratëve: Në garë për një PD fituese

LEXO EDHE:  Meta leksion qeverisë/ Çfarë duhet të bëjë për të lehtësuar përballimin e situatës

Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar thoni po të doni dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE