Connect with Us

“Vaksinimi është garancia më e mirë”/ Brataj jep lajmin e rëndësishëm për të moshuarit

Shëndeti

“Vaksinimi është garancia më e mirë”/ Brataj jep lajmin e rëndësishëm për të moshuarit

Publikuar

-

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka publikuar në rrjetet sociale një studim të kryer në Itali mbi vaksinimin e grupmoshës mbi 80 vjeç, duke u shprehur se vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19 për një periudhe prej 21 ditësh.

Ai shton se vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së pandemisë sidomos për moshat e treta dhe shprehet se marrja e vaksinës nga e gjithë popullata është garancia më e mirë.

Postimi i plotë:

Lajme shumë të mira për gjyshërit dhe vaksinat kundër covid-19!

Lazio, -91% incidenca e shtrimit në spital e mbi 80 vjeçarëve  të vaksinuar me dy doza në një periudhe kohore prej 21 ditësh studimi nga muaji shkurt deri në mezin e muajit prill.

Rajoni i Lacios prezantoi një studim shkencor mbi efektet e fushatës së vaksinimit në grupmoshën mbi 80 vjeç. Gjatë studimit  në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19,  krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar. Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.

Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me  cikël të plotë vaksinimi. Vihet re ulja e  incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

Në periudhën që paraprin disponueshmërinë e vaksinave, nga shkurti në dhjetor 2020, pothuajse 172.000 raste të infektimit me SARS-CoV-2 ndodhën në zonën e Lazios. Rreth 8% e infeksioneve të njoftuara në atë periudhë kanë ndodhur mes njerëzve mbi moshën 80 vjeç. Kjo popullatë është një objektiv kryesor për mbrojtjen nëpërmjet politikave të vaksinimit. Në fakt, pothuajse 28% e të gjithë shtrimeve në spital për Covid-19 ndodhën në Rajonin e Lazios dhe mbi 58% e vdekjeve i atribuohen kësaj grupmoshe.

LEXO EDHE:  Maskat dhunojnë çiftin e të moshuarve/ I lidhin këmbë e duar dhe u marrin lekët

Prandaj, analiza e Rajonit u përqendrua në vlerësimin e efektivitetit të vaksinimeve në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 në popullatën e grupmoshës 80 vjeç e lart, bazuar në të dhënat e disponueshme që nga 21/04/2021.

Analiza u krye tek pacientët nga rajoni i Lazios që përfunduan ciklin e vaksinimit Pfizer (87%) ose Moderna (13%) në periudhën 08/02/2021 – 15/04/2021. Incidenca e shtrimit në spital për Covid-19 në njerëzit e vaksinuar u krahasua me incidencën e vërejtur në një grup kontrolli të përbërë nga njerëz të pavaksinuar. Në total u ndoqën 179.713 njerëz të moshës 80 vjeç e lart që kishin përfunduar ciklin e vaksinimit, krahasuar me një numër ekuivalent të kontrolleve.

Në grupin e njerëzve me cikël të plotë vaksinimi u vërejtën 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar me 290 të vëzhguar në njerëz të pavaksinuar. Në subjektet mbi 80 vjeç, efikasiteti në praktikën klinike i kursit të plotë të vaksinimit me Pfizer ose Moderna në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 ishte më i madh se 91%.

Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të barabarta me një total prej 3.840 ditësh  shtrimi në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.

Monitorimi i vazhdueshëm i grupit të vaksinuar do të na lejojë gjithashtu të vlerësojmë efektivitetin afatgjatë të vaksinimit në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë, si dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që i atribuohet vaksinimit.

Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë! Dr. Skender Brataj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë viktimë nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë viktimë nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, dhe asnjë viktimë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës.
Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Grabitja e çiftit të të moshuarve/ Në gjendje të rëndë 77-vjeçari
LEXO EDHE:  Meta ja merr valles me të moshuarit në Kavajë

Statistika (24 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2803

Testime totale 786,319
Raste pozitive 132,499
Raste të shëruara 129,966
Raste Aktive 78
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 23
Durrës 8
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit?

Publikuar

-

Nga

Çfarë duhet të dini për variantin “Delta” të koronavirusit?

Varianti “Delta” i koronavirusit është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi. Emrin e mori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila emërtoi variante të ndryshme sipas shkronjave të alfabetit grek.

Viruset vazhdimisht pësojnë mutacione dhe shumica e ndryshimeve nuk janë shqetësuese. Por ekziston një shqetësim që disa variante mund të zhvillohen mjaftueshëm për të qenë më ngjitës, të shkaktojnë sëmundje më të rëndë, ose të shmangin mbrojtjen që sigurojnë vaksinat.

Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës për 90% të të gjitha infeksioneve të reja. Në SHBA, sipas të dhënave, ky variant përbën 20% të infeksioneve dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mund të bëhet variant mbizotërues në gjithë vendin.

LEXO EDHE:  “Jemi të detyruar ta vazhdojmë këtë betejë”/ Brataj fjalë të ndjera për humbjen e kolegëve
LEXO EDHE:   “Shtyu gruan, më pas u hodh vetë”/ Zbardhen detajet tronditëse  

“Nuk është ende e qartë nëse varianti “Delta” i sëmurë më rëndë njerëzit pasi duhet të mblidhen më shumë të dhëna”, thotë Dr. Jacob John, i cili studion viruset në Indinë jugore.

Studimet kanë treguar se vaksinat që aktualisht po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin “Delta”. Sipas një studimi të bërë në Angli, u zbulua se njerëzit që kishin marrë dy dozat e vaksinave ishin të mbrojtur, por shqetësime kishte për ata individë që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinave.

Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Po ashtu ata paralajmërojnë se shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën është po kaq e rëndësishme për të luftuar këtë variant të ri të koronavirusit./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

CDC: Vaksinat e Pfizerit dhe Modernës mund të shkaktojnë miokardi

Publikuar

-

Nga

CDC: Vaksinat e Pfizerit dhe Modernës mund të shkaktojnë miokardi

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se ekziston një lidhje e mundshme mes dy vaksinave kundër COVID-19-s dhe një efekti të rrallë anësor në zemër që përjetojnë meshkujt, kryesisht ata në moshë të re.

Agjencia federale e shëndetit publik tha se më shumë se 1,200 persona që kanë marrë vaksinën e Pfizerit apo Modernës zhvilluan miokardi, apo inflamacion të muskujve të zemrës. Efektet ishin më të spikatura tek meshkujt sesa femrat dhe ato u vunë re më shumë pas marrjes së dozës së dytë.

CDC-ja tha se efektet anësore, të cilat përfshijnë lodhje dhe dhimbje gjoksi, kanë qenë të lehta dhe se shumica dërrmuese e atyre që u diagnostikuan me miokardi janë shëruar plotësisht. Agjencia arriti në përfundimin se pavarësisht një “lidhjeje të mundshme” mes dy vaksinave dhe miokardisë, përfitimet nga marrja e vaksinave janë shumë më të mëdha se rreziqet.

Të dyja vaksinat, si ajo e Pfizerit dhe ajo e Modernës, që merren me dy doza, janë prodhuar me një metodë që shfrytëzon acidin ribonukleik (ARN).

LEXO EDHE:  Po ecën në hapat e tij/ Skënder Brataj dedikim të birit: U rrite, u bëre burrë

LEXO EDHE:  Proçesi i vaksinimit/ Manastirliu mesazh grupeve të riskut dhe personave mbi 57 vjeç

Një zyrtar i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave tha se pas njoftimit të rezultateve, agjencia rregullatore do të shtonte një paralajmërim për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që vaksinohen mbi rrezikun e mundshëm për efekte anësore.

Ndërkohë të enjten Shtëpia e Bardhë do të dërgojë në Brazil 3 milionë doza të vaksinës kundër të COVID-it të kompanisë Johnson & Johnson, e cila merret me një dozë të vetme. Dërgesa, e cila do të mbërrijë në qytetin Campinas pranë San Paulos, është pjesë e zotimit të Presidentit Joe Biden për t’u dhuruar 80 milionë doza, vendeve të tjera deri në fund të muajit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “ekipet shkencore dhe autoritetet ligjore e rregullatore” të të dy vendeve bashkëpunuan për arritjen e një marrëveshjeje mbi këtë çështje.

Prej fillimit të pandemisë në Brazil janë shënuar mbi 507 mijë të vdekur si pasojë e COVID-19-s, duke e renditur të dytin në botë për nga numri i personave që kanë humbur jetën, pas Shteteve të Bashkuara, që ka regjistruar mbi 602 mijë vdekje./voa

LEXO TE PLOTE