Connect with Us

U përplas nga motori/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçarja

Kronika

U përplas nga motori/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçarja

Publikuar

-

Ka ndërruar jetë në spital, 63-vjeçarja që u përplas pasditen e sotme nga një motor.

Zymrie Aqifi, 63 vjeçe nga Elbasani, u transportua drejt Tiranës pas plagëve të marra por nuk ka mundur t’u mbijetojë.

63-vjeçarja u përplas nga një motor teksa lëvizte në këmbë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit./CNA.al

Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit  

Publikuar

-

Nga

“Arrest me burg” është masa e sigurisë, e dhënë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Besian Xhixha dhe Enver Diva dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.

Kujtojmë këtu se Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat kurohej/ 24 vjeçari përfundon në gjendje kome, niset me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat kurohej, 24 vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një i ri nga Gjirokastra është nisur me helikopter drejt Tiranës në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në Gjirokastër ku I. Dalipi 24 vjeç është gjetur nga familjarët e tij në gjëndje kome, për shkak se ka pirë të gjitha barnat me të cilat kurohej.

Ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Më pas është kërkuar ndihma e helikopterit për ta përcjellë në drejtim të kryeqytetit për ndërhyrje më të specializuar./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Përplasen 4 makina në aksin Maminas-Durrës

LEXO EDHE:  Shkaktoi aksidentin e me 6 të plagosur dhe 1 viktimë/ Arrestohet shoferi në Tiranë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po punonte në bodrumin e një pallati/ Plagoset rëndë punëtori në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një 35-vjeçar është rrëzuar nga shkallët, teksa ka qenë duke punuar në bodrumin e një pallati, në Tiranë.

Për pasojë, i riu ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  E rëndë në Finiq/ Makina përplas 75 vjeçaren, largohet nga vendngjarja

LEXO EDHE:  Shkaktoi aksidentin e me 6 të plagosur dhe 1 viktimë/ Arrestohet shoferi në Tiranë

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE