LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua nga policia/ Princi sqaron si qëndron e vërteta

6 Maj 2021, 18:35, Lifestyle CNA
U arrestua nga policia/ Princi sqaron si qëndron e vërteta

Pak ditë më parë në media qarkulloi një video ku Princi nja nga konkurentët e Përputhen ishte arrestuar. Ai shfaqej i rrethuar nga disa policë, por nuk u dha asnjë detaj më tepër.

Ditën e sotme konkurenti ka sqaruar se si qëndron e vërteta duke u shprehur se nuk ka dëshirë të flasë për këtë. Ai tha se thjesht është shoqëruar në rajonin e policisë, por sipas tij nuk ka asnjë precedent penal.

?Nuk dua të flasë shumë për atë situatë. Ka ndodhur para tre vitesh, por prek dhe njerëz të tjerë ndaj nuk dua të flasë shumë. Nuk kam dëshirë të flasë. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë në një derë dhe kam dal nga dera tjetër. Nuk kam marrë precedent penal, nuk jam proceduar. Jam më i zgjuar se dje dhe më budalla sa nesër. Unë jam filmuar nga një polic dhe nuk e di si ka dalë në media kjo video?, tregoi Princi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga