Connect with Us

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Kronika

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Publikuar

-

Krimi makabër në Shkodër/ Zbardhet motivi i vrasjes

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë gjahu që e mbante pa leje e organeve kompetente dhe 5 bajoneta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

L., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur me një send të fortë, shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Elbasan;

T., 61 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente;

LEXO EDHE:  Furtuna në Universitetin e Elbasanit/ Zbardhen hetimet e prokurorisë

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u kap dhe u ndalua shtetasi B. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nga lokali i Dervishajt te shënjestra e Vlorës/ RENEA aksione të befasishme në disa qytete të vendit

Publikuar

-

Nga

Policia dhe RENEA aksion në Laç/ Arrestohet pronari i një biznesi, disa të shoqëruar

Efektivët e RENEA-s kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion në disa qytete të vendit, si në Elbasan, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Durrës.

Kontrollet kanë fokus personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe kapjen e atyre që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

LEXO EDHE:  Dhuna në Kuvend/Nis furtuna e arrestimeve (Video)

LEXO EDHE:  Publikohet video/ Përplasja me pistoleta e 'Vis Korçarit' me 3 personat e tjerë

Në Durrës u kontrollua lokali Plaurent Dervishajt ku dyshohej se qëndrojnë elementë kriminalë, në Vlorë u arrestua Edison Beqaj, të cilit 15 ditë më parë iu bë atentat teksa po futej në shtëpi.

Ndërkohë që në Elbasan ka shkuar në 15 numri i të shoqëruarve.

Në total në të gjithë vendin janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht me precedentë kriminalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh?/ Pas Vlorës, RENEA zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh?/ Pas Vlorës, RENEA zbarkon në Elbasan, disa të shoqëruar

Pas aksionit në Vlorë , RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan.

E ndërsa në Vlorë bilanci deri tani është 2 të arrestuar dhe mbi 10 të shoqëruar, në Elbasan, forcat operacionale kanë ngritur disa pika postblloku duke ushtruar disa kontrolle.

Disa persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni ende vazhdon.

LEXO EDHE:  Foto-“Një leksion për të gjithë”/ Njihuni me 21-vjeçaren nga Elbasani që bën punën më të pazakontë

LEXO EDHE:  U mbyll në lokal dhe kërcënoi se do i vinte flakën/ Kush është i riu në Vlorë me precedentë penalë

Informacione mbi lëvizjen e elementëve kriminalë, personat të shpallur në kërkim, apo që lëvizin me armë janë në fokusin e aksionit mbrëmjen e sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në zonën e Kodër-Vilës në Durrës/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme

Publikuar

-

Nga

Zjarr në zonën e Kodër-Vilës në Durrës/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme

Një sipërfaqe e konsiderueshme e Kodër Vilës në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Përshkak të rrugës së ngushtë që të dërgon në këtë zonë zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE