LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Kosovë/ Tri viktima dhe 158 raste me koronavirus

6 Maj 2021, 13:24, Kosova & Bota CNA
Situata në Kosovë/ Tri viktima dhe 158 raste me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të enjten në Kosovë tri viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (79, 78, 76 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 158 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,193 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 6 maj janë shëruar 346 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 7,156.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 106,022 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,198 kanë vdekur.

Më 4 maj, Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Kjo është pjesa e parë e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë të enjten për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman ka njoftuar më 6 maj se Kroacia ka ndarë për Kosovën 10,000 vaksina kundër koronavirusit.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.REL

Lajmet e fundit nga