Connect with Us

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet në PD/ ISP: U refuzua ndryshimi i brendshëm dhe konkurrenca cilësore

Publikuar

-

Nga

Gara në PD/ ISP: U refuzua ndryshimi i brendshëm dhe konkurrenca cilësore

Partia Demokratike (PD) zhvilloi më 13 qershor 2021 zgjedhjet e treta për kryetar partie me parimin “një anëtar – një votë”, pas tyre të vitit 2013 dhe 2017.

Më 2013 në garën për kryetar ishin Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, ku Basha fitoi me 33.220 vota ndaj 8.060 të kandidatit tjetër. Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 41.532 nga më shumë se 104 mijë anëtarë.

Në zgjedhjet e dyta në korrik 2017, një grup kritik i përbërë nga dy ish zv/kryetarët në parti vendosi bojkotin e procesit elektoral, megjithatë gara u zhvillua midis Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Zyrtarisht u tha se në zgjedhje morën pjesë 59.834 nga më shumë se 103 mijë anëtarë. Basha fitoi 53.981 vota ndaj 5.136 votave të kandidatit rival.

Më 13 qershor 2021 KQZ në PD lajmëroi se anëtarësia në parti ka ndryshuar duke rënë me mbi 28 mijë anëtarë, konkretisht në vetëm 75.067 anëtarë. Në garë ishin katarr kandidatë (Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli). Zyrtarisht u njoftua se në votim morën pjesë 41.097 anëtarë, numër më i ulët sesa më 2013 dhe 2017. Sipas të dhënave të KQZ në PD, Basha fitoi mandatin e tretë me 32.882 vota, i ndjekur nga Shehaj me 6.038 vota, Harxhi me 983 vota dhe Kadilli me 781 vota.

Të dhënat zyrtare krahasuese në tri zgjedhjet (të pasqyruara edhe në tabelën me shifra mbi pjesëmarrjen, mbi votën pro L.Basha dhe kandidatëve rivalë, pa llogaritur votat e pavlefshme), paraprakisht tregojnë së paku katër elementë të rëndësishëm:

Së pari, PD nuk ka një regjistër të plotë, të saktë dhe funksional anëtarësia. Kurba e lëvizjes nga 104 mijë më 2013, 103 mijë më 2017 dhe 75 mijë më 2021, është vetëm një prej treguesve të kësaj problematike.

LEXO EDHE:  Korçari i famshëm ka një mesash për Ramën e Veliajn/ Farë e keqe të shitur tek Erdogani

LEXO EDHE:  “Rama tentoi të kapte televizionin e Bechettit”/ Lubonja: Kryeministri duhet të ishte para përgjegjësisë

Së dyti, Basha mori mandatin e tretë drejtues në parti 2021-2025 me 32 mijë vota, shifër më e ulët nga rezultati i tij fitues nga 33 mijë më 2013 dhe 53 mijë më 2017.

Së treti, PD nuk ka rregulla dhe standarde të unifikuara, të qëndrueshme dhe të besueshme të organizimit të brendshëm zgjedhor. Si më 2013, edhe më 2017 dhe më 2021, struktura përgjegjëse (KQZ) u përfshi në garën elektorale dhe pamundësoi transparencën dhe cilësinë që duhej të kishte institucioni i zgjedhjeve në këtë parti.

Së fundi, zgjedhjet në PD provuan edhe njëherë tezën se partitë shqiptare vijojnë të jenë bunkerët e fundit reflektuese të kulturës politike komuniste në Shqipëri. Ato refuzojnë ndryshimin e brendshëm (asnjë parti nuk ka arritur të ndryshojë kryetarin e partisë me votë), refuzojnë zgjedhjet (shumica e partive të vogla politike nuk bëjnë asnjëherë procese zgjedhore, edhe partia kryesore politike, Partia Socialiste, nuk ka bërë zgjedhje as formale për kryetar prej shtatorit të vitit 2009, pra prej 12 vitesh), kanë struktura/gjykata zgjedhore fiktive në parti, si dhe refuzojnë konkurrencën cilësore dhe proceset e rregullta konkurruese përfshirë edhe shanset e kandidatëve rivalë për të marrë pjesë në administrimin dhe monitorimin aktiv të fushatës dhe të procesit.

ISP ka publikuar analiza të zgjeruar profesionale mbi referendumin në PS (2016) dhe zgjedhjet në PD (2017) si dhe do të publikojë së shpejti edhe një analizë më të detajuar të zgjedhjeve të fundit në PD (2021).

ISP është duke monitoruar aspekte të ndryshme të zgjedhjeve dhe demokracinë së brendshme në partitë politike mbështetur nga programe të NED dhe EU./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe ironizon fitoren e Bashës/ “Humb dy herë me PS, fiton një herë në PD”

Publikuar

-

Nga

Braçe ironizon fitoren e Bashës/ “Humb dy herë me PS, fiton një herë në PD”

Zëvendës kryeministri Erion Braçe komentoi zgjedhjet në Partinë Demokratike, që u mbyllën me rikonfirmimin e Lulzim Bashës kryetar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe tha me ironi se Basha zgjidhet kryetar sa herë humb zgjedhjet me Partinë Socialiste.

“Edhe ky fitoi mandatin e tretë! Mirë e tha ai tani; çdo katër vite humb dy herë me PS dhe fiton një herë në PD. Fiks aritmetika e këtij!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD/ Hoxha: Ishte një rezultat i ditur, do intensifikojmë aksionet me të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD/ Hoxha: Ishte një rezultat i ditur, do intensifikojmë aksionet me të rinjtë

Ish zëvendës kryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka komentuar rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.

Në një intervisatë për Fax News, Hoxha deklaroi se kjo nuk ishte diçka që nuk e priste dhe se nuk ishte aspak i impresionuar.

Sipas tij, çdo gjë do të jetë njëlloj siç ishte përpara 13 qershorit dhe se nuk do kishte asnjë lloj ndryshimi, duke qenë se edhe lidershipi është i njëjti.

Më tej, ai shtoi se ishte koha që situatën t’a merrnin në dorë të rinjtë dhe tha se në lidhje me këtë pjesë do të shtoheshin aksionet prej tyre për të marrë në dorë fatet e vendit dhe për të ndaluar emigrimin masiv.

“Ishte një rezultat që e dinim të gjithë se kush do të fitonte sepse kishte në dorë gjithcka. Ndërkohë kandidatët e tjerë, dilnin nëpër Shqipëri duke bërë fushatë por pa ditur se kush janë anëtarët e PD-së. Unë si Lisandër e konsiderojë në këtë mënyrë që situata është njëlloj, nuk ka ndryshuar asgjë, vazhdon i njëjti lidership që nuk impakton në shoqërinë shqiptare. Nuk më ka impresionuar, kjo është dicka që dihet për mua.

Kishte kohë për të bërë garë të pranuar nga të gjithë jo garë ku për aq ditë të takosh me mijëra veta dhe të japësh platforma qesharake. Unë nuk kam votuar asnjë, si njerëz janë të gjithë të mirë, bashkë me zotin Basha, por platforma e tij nuk sjell fitore, vetëm humbje. Kjo është hipokrizi, nëse njeh produktin e masakrës, ti njeh edhe masakrën.

Unë Edi Ramën e njihja, kisha informacione për cdo gjë, e cfarë masash morëm? Për t’a ndaluar këtë gjë. Nëse PD nuk merr përsipër përgjergjësinë që ka për të nxjerrë vendin nga ky qorrsokak, atëherë për çfarë dueht një opozitë.

T’a gëzojë mandatin 4 vjeçar, nuk më duhet mua fare kush është kryetari, mund të duhet sesi do ndikojë në qeverisje. Një grup i vogël njerëzish vjedhin të gjithë paratë publike. Të rinjtë e të rejat, edhe të PD duhet t’i prijnë vetë ndryshimit. Sytë e SHBA janë kthyer edhe njëherë nga Shqipëria për t’a pastruar nga korrupsioni.

Anëtarët e forumit rinor, nuk u lanë të votojnë. Të rinjtë e forumit, edhe pse janë në balël të protestave, nuk janë lënë të votojnë. Të nxjerrim mësim nga këto, në mënyrë që t’u prijmë ndryshimeve pa pasur burokratë partish në krah.

Boll me establishmentin që po e mban peng Shqipërinë, është koha e të rinjve, se këta të tjerët janë të lidhur në një lëmsh. Që tani e tutje do të intesifikojmë aksionet e të rinjve, sepse rrezikojmë që të rikthehemi si një forcë akoma më e dobët politike”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE