Connect with Us

Pse sqaron Presidenti axhendën e datës 6 Maj dhe “harron” datën 5 Maj?

Politikë

Pse sqaron Presidenti axhendën e datës 6 Maj dhe “harron” datën 5 Maj?

Publikuar

-

Pse sqaron Presidenti axhendën e datës 6 Maj dhe "harron" datën 5 Maj?

Presidenti i Republikës nxitoi të sqaronte sot pasdite axhendën e datës 6 Maj, e cila ia kishte bërë të pamundur lidhjen online me Komisionin e Ligjeve.

Ajo axhendë, edhe me sqarimet e Presidencës nuk parashihte impenjime presidenciale në orën 11:00, orë e cila ishte kërkuar nga Komisioni i Ligjeve për zhvillimin e seancës.

Në çdo rast, ditët e Majit janë të gjata, ndaj Presidenti mundet që në vend të këmbënguljes për datën 10 Maj, të kishte kërkuar një orar tjetër brenda datës 6 Maj.

Komisioni i Ligjeve do e kishte pranuar me siguri orarin e rishikuar nga Presidenti.

Por ajo që harron Presidenti është sqarimi për datën 5 Maj.

Seanca e datës 6 Maj e kërkuar nga Komisioni i Ligjeve, u detyrua për shkak se Presidenti në vend të lidhjes online me Komisionin e Ligjeve në seancën e njoftuar të datës 5 Maj, kërkoi kohë që të përgatitej për mbrojtjen dhe që në datën 5 Maj, insistoi tek data 10 Maj.

Komisioni i Ligjeve për këtë shkak shtyu me 1 ditë mbledhjen e vet.

Në këtë histori, Presidenti bën sikur harron që afati i fundit që ky Kuvend ka për ngritjen e një komisioni hetimor çfarëdo, është data 9 Maj.

Data 10 Maj dhe insistimi i Presidentit për atë datë ka lidhje vetëm dhe eksluzivisht me nevojën e Presidentit për shterimin e afateve ligjore për ngritjen e Komisionit Hetimor.

LEXO EDHE:  Drejtori i RTSH Korça preket nga Covid-19/ Ilir Meta, telefonatë surprizë

Ka që prej ditës kur u depozitua kërkesa e 49 deputetëve për nisjen e procedurave së ngritjes së Komisionit Hetimor, që Presidenti shpërfaq mesazhe indiferentizmi ndaj asaj që po iniciohej në Kuvend, me shprehje të tipit: zero interes për lojrat e maxhorancës.

Mbase do ishte më dinjitoze për Presidentin, që të vazhdonte të bënte si i painteresuar, sesa ndryshimi që i bëri sjelljes, duke tentuar me lojra filloristësh, të bëjë sikur nuk e ka mendjen dhe sikur s’e ka parasysh që data 9 Maj është datë për të cilën nuk negociohet dot më.

Nuk dimë se çfarë hapësirash negociuese i di dhe njeh vetes sot Presidenti me maxhorancën në përgjithësi dhe Edi Ramën në veçanti, por data 9 Maj është çështje kalendari.

Dhe kalendari nuk ka shumë arsyetim kur vjen puna tek afatet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Nxirret nga makina e mitura në gjendje të rëndë/ Dyshohet për viktima

Publikuar

-

Nga

Në aksidentin  e ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë, deri më tani raportohet për të paktën tre persona të plagosur.

Një vajzë e  mitur që tashmë është nxjerrë nga makina për t’u dërguar në spital, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Makina thuhet se ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me shpejtësi të madhe dhe sipas Report tv, dyshohet se një mjet tip ‘Audi’ ka goditur nga pas atë, duke e nxjerrë jashtë rruge dhe duke e shkatërruar plotësisht./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Kosova dhe Serbia në raund të ri bisedimesh në Bruksel

LEXO EDHE:  Kosova dhe Serbia në raund të ri bisedimesh në Bruksel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha non-grata në SHBA/ Rebelohet ish-ministri i Ramës

Publikuar

-

Nga

Sondazhi i performancës: Shqiptarët vlerësojnë negativisht punën e qeverisë

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama, dhënë  ish-të  dërguarit të posaçëm presidencial të Amerikës në Kosovë, Richard Grenell.

Manjani është ndalur tek përgjigja e Ramës, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të shpallur non grata ish=Presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!

Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.

Dmth cikli (a)llogjik post hi në sy është ky:

Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…

Jo keq, me thënë të drejtën!

Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Senida Mesi: Po-ja e BE për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Publikuar

-

Nga

Senida Mesi: Po-ja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” të Erla Mëhillit, foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  Meta mesazh të fortë nga Shkodra/ Tradhëtarët dhe gjakprishurit nuk do t’ia dalin kurrë të…

LEXO EDHE:  Ndryshimi i kufijve/ Meta në SHBA, zbulon planin

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE