LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS fitoi mandatin e tretë/ Shehi sfidon Bashën: Do hyjmë në Parlament

6 Maj 2021, 21:06, Politikë CNA
PS fitoi mandatin e tretë/ Shehi sfidon Bashën: Do hyjmë në

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka komentuar mbi ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për bashkëqeverisje dhe shprehet se kreu i PS nuk është budalla. Sipas Shehit, Rama e di që në të vërtetë nuk ka 48% të votave, por 43%.

Më tej, ai u shtoi se PD do të futet në Parlament në shtator dhe thekson se linja e bashkëpunimit duhet lënë e hapur.

?Duke e ditur që ky është mandate i tretë ai e kupton se me gjithë votat e mbledhura është 48 %. Nuk është budalla Rama, ai e di që në të vërtetë është 43 %.-44%. PD do të futet në Parlament. Ne gjykojmë se linja e bashkëpunimin do lënë e hapur.”, u shpreh Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga