LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premtimet e pambajtura për dorëheqje/ Murrizi ironizon Metën, Bashën dhe Kryemadhin

6 Maj 2021, 18:32, Politikë CNA
Premtimet e pambajtura për dorëheqje/ Murrizi ironizon Metën,

Pritshmëritë e opozitës për të ardhur në pushtet ishin shumë të larta, aq sa garant vendosën edhe postin e tyre.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se nëse partia që ajo drejtonte do merrte më pak se 19 mandate, atëherë do e quante dështim dhe do jepte dorëheqjen. Të njëjtën deklaratë bëri edhe Ilir Meta, i cili tha se nuk do të qëndrojë më në Presidencë por do të marrë drejtimin e opozitës nëse PS do fitonte e vetme qeverinë.

Këto deklarata të pambajtura kanë sjellë edhe reagimin e Myslim Murrizit, i cili përmes një postimi shkruan se prej 30 vitesh shqiptarët po i mbajnë në kurriz.

?Keta ?jane? drejtues dhe shtetare qe çfare thone, e mbajne

Prandaj Shqiptaret i votojne çdo 4 vjet sepse keta ? mbajne? fjalen dhe Shqipraret i mbajne ne kurriz prej 30 vitesh e ju duken pupel mbi shpine?, shkruan Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga