Connect with Us

“Për guximin e tij flet e gjithë bota”/ Yuri Kim del me mesazhin e veçantë për heroin tonë kombëtar

Politikë

“Për guximin e tij flet e gjithë bota”/ Yuri Kim del me mesazhin e veçantë për heroin tonë kombëtar

Publikuar

-

CNA.al denoncoi Xhemail Pasmaçiun/ Ambasadorja amerikane flet ashpër: Mediat të jenë të guximshme

6 maji shënon ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu është një frymëzim për të gjithë, e që guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet e gjallë ende në zemrat e shqiptarëve.

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405.

Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan.

Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balluku në Korçë: Mbështetje për sipërmarrësit që kthehen në autoprodhues të energjisë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të AZHBR, Frida Krifca, ishin sot në Korçë ku kanë inspektuar nga afër investimet e realizuar nga një sipërmarrës, përfitues i programit të zhvillimit IPARD II.

Balluku ka ndarë dhe foto nga takimi ndërsa shkruan se çdo ditë e më shumë investitorët shqiptarë po zgjedhin alternativa për të ulur kostot e prodhimit, duke investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike për konsum të brendshëm.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Ilirjan Celibashi takon Yuri Kim
LEXO EDHE:  Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Yuri Kim telefonon Arben Krajën

“Konstatoj me krenari se çdo ditë e më shumë investitorët shqiptarë po zgjedhin alternativa për të ulur kostot e prodhimit, duke investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike për konsum të brendshëm. NëKorçë, ku tashmë ky model është shtrirë edhe në sektorin bujqësor dhe që pritet të ketë impakt të drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve dhe sigurisht të çmimit të produktit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“30 vite nga vizita e ish-sekretarit Beker në Tiranë/ Berisha shpërndan videon nga fjalimi epik për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“30 vite nga vizita e ish-sekretarit amerikan Beker në Tiranë/ Berisha shpërndan videon nga fjalimi epik për shqiptarët

Ish kryeministri Sali Berisha në kuadër të 30 vjetorit të vizitës historike të Sekretarit James Baker në Shqipëri, ka shpërndarë videon nga fjalimi epik për shqiptarët.

Sekretari Baker do të deklaronte në Parlament se erdhi në Shqipëri me ftesë të Sali Berishës.

“30 vjetori i vizites historike te Sekretarit Baker ne Shqiperi.

Ne kete vizite do sillte mesazhin epik per shqiptaret: Liria punon.

Ne nje mbeshtetje te hapur per forcat antikomuniste Sekretari Baker do deklaronte ne parlament se erdhi ne Shqiperi me ftese te Sali Berishes, kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise! Sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i KiE/ Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë

Publikuar

-

Nga

Raporti i KiE/ Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ervin Bushati tha në një intervistë për Euronews Albania, se raporti i Këshillit të Europës për zgjedhjet tregoi se ky proces ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Raporti, ashtu siç u paraqit edhe dje në seancën plenare nga disa deputetë që kanë qenë në Shqipëri, tregon që ka qenë procesi zgjedhor më i pastër, më i mbarë dhe më i qetë i zhvilluar ndonjëherë në historinë e demokracisë shqiptare”, u shpreh z. Bushati.

Të gjitha grupimet politike kanë bërë edhe thirrje për BE-në, që sa më shpejt negociatat me të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë përmbushur kushtet për të marrë këtë hap. Zgjedhjet janë kryer në një klimë mirëkuptimi politik, sidomos pas marrëveshjes para një viti, të kryer ndërmjet mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jo-parlamentare”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Historiani turk ngjante më tepër si oficer i zyrave të luftës speciale të shërbimeve të fshehta
LEXO EDHE:  Mbush plot 50 vjeç!/ Jennifer Lopez feston ditëlindjen

Ndërkohë, z. Bushati nënvizoi se në këtë raport nuk ka pasur asgjë të dokumentuar për shitblerje votash.

Ka fjalë që qarkullojnë, nuk është parë asnjë rast apo dokumentuar. Nuk ka asnjë rast që thuhet që ka fakt për këtë”, u shpreh ai.

Sa i përket përdorimit të administratës në zgjedhje, z. Bushati u shpreh: “Aty thuhet që kanë vazhduar punimet për rikonstruksionin nga dëmet e tërmetit, pra rindërtimi ka vazhduar. Ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit. Nuk është bërë asnjë tender. Nuk di asnjë vend të botës që të ndërpritet puna se ka zgjedhje”./euronews

LEXO TE PLOTE