Connect with Us

PD zbardh skemën e blerjes së votës në qarkun e Durrësit/ Deri në 1 mijë euro për familje

Politikë

PD zbardh skemën e blerjes së votës në qarkun e Durrësit/ Deri në 1 mijë euro për familje

Publikuar

-

Partia Demokratike ka zbardhur skemën e blerjes së votës në qarkun e Durrësit.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat u shpreh se në qarkun e Durrësit u shanë deri në 1 mijë euro për familje. Sipas tij, skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi ka qenë kapilare, në të gjithë vendin.

Ai thekson se qarku i Durrësit, ku kandidonte vetë Edi Rama, përbën modelin kryesor të skemës së blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar.

“3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votave, ku në krye qendron drejtori i Operatorit të Shpërndarjes Ardian Çela dhe deputetët Lefter Koka, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi.

Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve te opozitës, Partia Demokratike ka bërë 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, duke nisur me kallëzimin e parë në 2 prill.

Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se kush janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Qarkun e Durrësit duke përfshirë të treja kallëzimet e dorëzuara në SPAK përpara ditës së zgjedhjeve.

Ardian Çela qendron në krye të skemës kriminale për blerjen e votave, duke siguruar para për personat e tjerë që kanë në patrinazh blerjen e banorëve në zona të ndryshme të Durrësit, ndërsa vetë është përgjegjës për Rrashbullin. Përmes të deleguarit të tij, Artur Fetaj, me precedent kriminal, Ardian Çela ka paguar 1 mijë euro për familje në këmbim të votës. Bashkëpunëtor në skemën kriminale për blerjen e votave në Rrashbull ka qenë edhe Alion Hyska, drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve Durrës, Ruzhdi Murtini, punonjës i OSHEE, Mariglen Mullai, si dhe Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull. Artur Fetaj, ka qenå pårgjegjås edhe pår blerjen e votås nå zonån e Shkallnurit.

Një nga personat më aktivë për blerjen e votës, direkt nën varësinë e Ardian Çelës është drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti.

Në Shijak, skema kriminale e shpërndarjes së parave për blerjen e votës është zbatuar përmes Altin Hajrit. Ky është një personazh i njohur i krimit të organizuar, aktualisht i shpallur në kërkim për vrasje. Megjithëse në kërkim, krimineli Hajri ka lëvizur lirisht për të blerë vota për pushtetin e Edi Ramës. Kontaktet kyçe të tij janë Ardian Çela i OSHEE-së dhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Në Shijak, ishte shumë aktiv në blerjen e votave edhe Durim Keçi. I dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale, ai është pjesë e mekanizmit për blerjen e votave për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Blerja e votës në zonën e Spitallës në Durrës mbulohet nga Arbër Koka, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Lefter Koka. Ai bashkëvepron me Gentian Thartorin, Roni Shqopën, Fetah Mataj dhe Emilian Lakon, persona me rekorde kriminale.

Në Sukth, u angazhua për blerjen e votave Bert Hoxha, i cili ka mbajtur detyrën e Administratorit të Sukthit. Bashkë me të ashtuquajturin Rumi dhe Gëzim Hoxhën njihen në zonë si persona të dhunshëm, që, në zgjedhjet e mëparshme, kanë kërcënuar me armë përfaqësuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, duke i larguar nga procesi i votimit.

Në Krujë, Thumanë dhe Fushë-Krujë është aktivizuar banda e fisit Rraja, me në krye Xhelal Rrajën, person me disa precedente penalë dhe vëlla i kandidatit të PS, Rrahman Rraja. Në këtë zonë, kryesisht në Thumanë, ka qenë aktiv në blerje votash dhe presione Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

SPAK është vënë në dijeni të skemës kriminale që në 2 Prill, por nuk bëri asgjë. SPAK heshti edhe kur Partia Demokratike dorëzoi kallëzimin e dytë në 14 Prill. Kjo strukturë e re e drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë e të çojë para drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhor heshti edhe pas kallëzimit të tretë për të njëjtën bandë që blinte vota në të gjithë Qarkun e Durrësit për të nxjerrë Edi Ramën deputet dhe për ta mbajtur atë në pushtet.

Përveç Ardian Çelës në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Durrësit.

Roni Shqopa, Drejtor AKU Durrës

Alfred Mullaraj, Kryetar i Këshillit të Qarkut Durrës

Ledion Lako, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
Alban Çela, Zv.Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Spartak Kovacci, Drejtor i Ujësjellåsit Durrës
Ardian Iljazi, Drejtor Shërbimesh në Bashkinë Durrës
Arben Isaku, Drejtor Juridik në Bashkinë Durrës
Emiljan Jani, Drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale Durrës
Jolanda Mustafaraj, Drejtor i Rezedencave Qeveritare Durrës
Dorian Baba, Drejtor OSHEE, Sukth
Indrit Cerloi, Drejtor i Inspektoriatit Shåndetåsor, Durrës
Petrit Ismailati, Drejtor i Sherbimit Social Shtetåror, Durrës
Agim Karaj, Drejtor i Formimit Profesional Durrës
Gerald Ceka, Kancelar i Universitetit tå Durråsit
Eljo Jani, Autoriteti Portual Durrës
Ermal Pronjari, përgjegjës për Zyrën e Rindërtimit
Elvis Pengili, përgjegjës Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull
Soren Dedja Njala, Bashkia Durrës
Denis Shkodra, OSHEE
Ruzhdi Murtini, OSHEE
Mariglen Mullai
Radon Qerreti
Ilir Lleshi
Edlir Topçiu
Oliver Xhamuça
Bledar Metalla
Edlir Topçiu
Gëzim Prenga
Gerald Dautit
Zakarel Zake
Readian Kalastra
Jurgen Zaza
Kastriot Xhangoli
Ermal Kapllani
Fredi Dhuli
Denis Gjoni
Sulejman Ibrahimi
Mand Cërri
Ed Cërri
Xhemo Sula

Janë mbi 70 përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës. Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për ta shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë tq lirå të deformojnë vullnetin e zgjedhësve”, deklaroi Këlliçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha gati spastrimin në PD/ Kush ikën dhe kush vjen?

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po nxiton të mbyllë me shpejtësi kapjen e çdo posti drejtues në PD dhe largimin e çdo zëri të fortë kritik që kërkon ndryshim apo mendon se Basha, humbi vërtet zgjedhjet.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se menjëherë pas analizës do ecet me zgjedhjen e strukturave drejtuese në qendër, përshfirë Kryesinë, Sekretariatin, Këshillin Kombëtar e deri tek degët e PD që do futen të gjitha në proces zgjedhor, kryetarët lokalë që nuk kapën targetet e Bashës do largohen të gjithë.

Ky proces riorganizimi duket të jetë qartazi një spastrim dhe forcim i pozitave të Lulzim Bashës në krye të PD, që tashmë synon të çimentojë çdo post me njerëz që mendojnë si ai dhe nuk sjellin bezdisje, duke artikuluar humbjen e zgjedhjeve.

Basha po përpiqet qartazi që zgjedhjet t’i quajë masakër me shpresën se mund të ndryshojë apo fitojë mbështetjen e militantëve që e kanë braktisur masivisht.

Pjesëmarrja e ulet në zgjedhjet brenda PD-së, dhe vetëm 28% e votave të anëtarësisë ishin një këmbanë alarmi për Bashën.

Basha tashmë ka bërë gati edhe lëvizjet që do të kryejë, por i duhet të shkurtojë kohën e pritjes për të mbledhur strukturat dhe kryer operacionin e spastrimit.

Emrat e parë që do largohen janë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të dy nën/kryetarë të PD, të cilët prej tetë vitesh qëndrojnë në krah të Bashës.

Këto dy poste kanë edhe emra të tjerë që synojnë.  Ervin Salianji, Tomor Alizoti apo Jorida Tabaku, janë nga emrat që mund të jenë pjesë e drejtimit të grupit parlamentar apo edhe nën/kryetarë Kuvendi.

Emra të tjerë që do kenë pozicione në komisionet parlamentare apo pjesë e drejtimit të grupit pritet të jenë Albana Vokshi, Enkejled Alibeaj, Alfred Rushaj etj.

Një emër tjetër që largohet është Bujar Nishani, i cili ikën nga drejtimi i Këshillit Kombëtar, ky pozicion mund edhe të shkrihet fare, por Basha kërkon ruajtjen për të bërë qokë me emrat që do i duhet ti shpërbleje.

Një vend vakant për Bashën është edhe ai i Sekretarit Organizativ, pas largimit të Sahit Dollapit menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve me dorëheqje.

LEXO EDHE:  “Ligjet” miratuan hapjen e listave/ PD tregon qëllimin e vetëm të ndryshimit

LEXO EDHE:  FOTO/ Ironia e qytetarit me Ramën: Mirëmëngjes nga Durrësi i rilindur

Arben Ristani, largohet nga drejtimi i Komisionit të Disiplinës që e drejtonte prej 4 vitesh, pozicion që asnjëherë nuk u konsiderua nga Basha.

Një emër që largohet është ai i Çlirim Gjatës, i cili nuk u fut as në listën fituese, megjithëse pretendimet e tij ishin të mëdha.

Belind Këlliçi i FRPD, lë drejtimin e organizatës partnere, atij i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të rikandidojë. Ngelet një emër që mund të ketë Basha “nën mëngë”, për ta përdorur në postet politike në parti.

LDG, nuk zhvillon zgjedhje nga viti 2009, ikën Albana Vokshi nga drejtimi dhe pretendente janë Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Gjithçka do të varet edhe nga postet e tjera drejtuese që këto dy emra pretendojnë në PD.

Ervin Minarolli është një emër tjetër që largohet, pasi dështoi totalisht në drejtimin e Burimeve Njerëzore.

Basha do tentojë edhe largimin nga kryesia të Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët së fundi janë përballur fort me kreun e PD.

Një emër që pritet të mbajë postin drejtues është Gazmend Bardhi. Ai qëndron në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Ivi Kaso qëndron me post në sekretariat.

Një emër që mban detyrën është edhe Ina Zhupa, e cila në fakt është e emëruar e kryetarit së bashku me Sekretarin e Mardhënieve Ndërkombëtare, Arben Kashau./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me Voltana Ademin/ Gjykata kthen mbrapsht Pjerin Ndreun: Plotëso padinë

Publikuar

-

Nga

Përplasja me Voltana Ademin/ Gjykata kthen mbrapsht Pjerin Ndreun: Plotëso padinë

Gjykata e Tiranës, ka refuzuar të njohë vendimin për zgjedhjen e Pjerin Ndreut, në krye të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Më 8 qershor të këtij viti, Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i kësaj shoqate, por Ademi nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar atë të paligjshëm.

Pjerin Ndreu i është drejtuar gjykatës, pasi sipas ligjit, çështja duhet regjistruar në gjykatë, që ai të njihet si kryetar i Shoqatës së Bashkive.

LEXO EDHE:  U dhunua 5 ditë më parë/ Humb jetën në spital 55 vjeçari në Durrës

LEXO EDHE:  Lebërit i këndojnë Ramës “Tu bëftë dita një mijë” / Kikia: O ditëzinj, o ju dhje…. mu në këngë!

Në një përgjigje të dhënë këtë të shtunë, gjykata i kërkon Ndreut të plotësojë padinë e tij, pasi sipas organit të drejtësisë, ajo ka të meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Publikuar

-

Nga

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtar i grupimit ‘Për PD-në’, ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, si përgjegjës lidhur me vendimin e DASH , i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

I ftuar në emisionin e Alban Dudushit, Imami deklaroi se letrat për non-grata i ka bërë Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Arben Imami: Po të kishte një problem serioz për qeverisjen e Berishës, kjo procedurë do të kishte filluar në 2015-ën. Kjo procedurë ka filluar në 2018-ën dhe ka filluar për shkak të këtij. I është thënë qartë ‘vendime të korruptuara që minojnë demokracinë’. Cilat janë vendimet e korruptuara? Megjithëse, me të drejtë Berisha ka thënë se nuk është përgjegjës, por ama, publikisht, Berisha e ka mbështetur Bashën. Dhe për mua, ky ka qenë gabimi i fundit fatal i Berishës, që nuk do t’ja kisha dëshiruar as atij, as PD-së, as vendit.

LEXO EDHE:  FOTO/ Ironia e qytetarit me Ramën: Mirëmëngjes nga Durrësi i rilindur
LEXO EDHE:  Dhuna ndaj të miturve/ “Fiks Fare” nxjerr zbuluar Policinë dhe Prokurorinë

Sot, Berisha mund të jetë 200-400%, sepse e di më mirë se unë që ky është një ndër njerëzit që i ka bërë letrat, leje se ç’thotë Edi Rama ai, por i kanë bërë të dy bashkë.

Alban Dudushi: Ky dhe Edi Rama?

Arben Imami: Po, mbase më shumë ky se ai. Dhe e di mirë këtë unë. Dhe koha do ta tregojë këtë gjë.

Alban Dudushi: Po thoni se Lulzim Basha ka shitur Sali Berishën.

Arben Imami: Absolutisht po, sepse duke e ngarkuar Berishën me këto ngarkesa politike, mospjesmarrja në zgjedhje, largimi nga Parlamenti, duke thënë gjithandej, ambasadë më ambasadë që ‘nuk më lë Sali Berisha të bëj politikë’. Kjo është arsyeja e vërtetë, e rëndësishme dhe e madhe.

LEXO TE PLOTE