Connect with Us

“PD po fundoset si Titaniku”/ Paralajmëron Kreshnik Spahiu: Mijëra demokratë do largohen

Politikë

“PD po fundoset si Titaniku”/ Paralajmëron Kreshnik Spahiu: Mijëra demokratë do largohen

Publikuar

-

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, ka dalë sërish me një reagim në rrjetet sociale, pas humbjes së PD në zgjedhje.

Ai shprehet se partia po fundoset si Titaniku, pasi të gjithë po largohen nga paniku.

Pas Dukës ai shprehet se do të largohen edhe të tjerë si Ndoka, Dule, Idrizi e Shehi.

“PD po fundoset si Titaniku. Të gjithë po largohen nga paniku: Duka sapo iku. Pas Dukës, do largohet Ndoka, Dule, Idrizi, Shehi…..

Pas tyre 3 deputetë e LSI me përjashtim Monikës. Ish-presidenti Nishani me 20 drejtues sapo kanë parë që “Titaniku” është shpuar kudo dhe ngado. Nëse hapen kufijtë mijëra demokrat do largohen nga anija e mbushur me llum duke notuar të zhgënjyer drej oqeanit.

Do mbetet në fund plaku “Kapiten” dhe “violinisti” muzikën e të cilit askush nuk e dëgjon. Kujdes! Ju që po hidheni… Notoni sa më larg, sepse vorbulla e mbyties anijes mund t’ju zhys thellë.

Në të kundërt pas një shekulli do të dilni në sipërfaqe”, shkruan ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Koha që Basha të sjellë fitoren e PD

LEXO EDHE:  Shënim/Takimi Rama-Basha përtej protokollit

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Rama po fiton betejën me Metën/ Pse po faktorizohet PDIU?

LEXO EDHE:  “Histori alla Babale”/ Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet akuzave të PD

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  Protestë nga demokratët e Korçës/ Bashkë me Salianjin duam edhe Gridën

LEXO EDHE:  Rama po fiton betejën me Metën/ Pse po faktorizohet PDIU?

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE