LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pasioni për palestrën”/ Njihuni me gjyshen 71 vjeçare që konkuron vajzat e reja

6 Maj 2021, 09:05, Kuriozitete CNA
“Pasioni për palestrën”/ Njihuni me gjyshen 71

Një shprehje thotë që mosha është thjeshtë një numër. Dëshmi për këtë është një gjyshe 71-vjeçare, e cila ushtrohet plot 20 orë në javë. Për këtë fakt ajo thotë se ndihet më e re se 30 vite më parë.

Mary Duffy, 71-vjeçe prej 21 vitesh praktikon peshëngritjen dhe është e apasionuar në këtë sport.

Ajo është e aftë të ngre pasha më shumë se një mashkull që është sa gjysma e moshës së saj, e mban rekordin e peshëngritjes në kategorinë deri në 114 kilogramë.

Edhe pse miqtë e të afërmit e kanë këshilluar që të heq dorë, pasi është tepër e vjetër për të aplikuar sporte të rënda, qëndrimi i gjyshes nga SHBA është i prerë: ?Jo! Nuk do të ndalem?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga