LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Bushka sqaron procedurat

6 Maj 2021, 17:53, Politikë CNA
Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Bushka sqaron procedurat

Deputetja e Partisë Socialiste,  Klotilda Bushka sqaron proceduratka folur mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ditën e nesërme në Kuvend do  të vendoset nëse do të miratohet apo jo raporti i komisionit të ligjeve.

Ajo tha se pas votimit të raportit do të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë për shkeljet e bëra.

Më tej, ajo shton se presidenti ka të drejtë të kërkojë që të dëgjohet dhe komisioni cakton orën dhe datën dhe i jep kohën e mjaftueshme për tu sqaruar.

?Procedura përfshinë katër faza, e para kërkesa që paraqitet me jo më pak se ¼ e deputetëve paraqet kërkesën, më pas shqyrtohet paraprakisht te Komisioni i Ligjeve, ku i vlerëson dhe nëse mendon se janë plotësuar kriteret, vendos ti propozojë Kuvendit ngritjen e Komisionit për të bërë analizën dhe shkeljet që pretendohen. Kjo seancë do të jetë nesër. U miratua raporti i komisionit, që u konsiderua e bazuar kërkesa dhe do i kërkojë Kuvendit të ngrihet komisioni. Nesër futet në fazën e dytë? tha ajo.

Por a ishte e mjaftueshme koha që i lanë Presidentit për të thënë fjalën e tij? Socialistja në Komisionin e ligjeve mendon se po. ?Koha e mjaftueshme vendoset nga Komisioni i Ligjeve, që e gjykon cila është koha e arsyeshme. Në kërkesën e deputetëve flitet për një nevojë emergjence për të kthyer institucionin e presidentit në shina. Për të gjitha argumentet që kanë listuar 49 deputetët që kanë bërë kërkesën është shumë e rëndësishme që kjo gjë kaq serioze të sqarohet. Të drejtat dhe detyrat e se cilës palë do të zbatohen dhe respektohen?., deklaroi Bushka./CNA.al

Lajmet e fundit nga