Connect with Us

Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës/ Bushati: Presidenti duhet të jetë i Shqipërisë, jo i partisë

Politikë

Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës/ Bushati: Presidenti duhet të jetë i Shqipërisë, jo i partisë

Publikuar

-

Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës/ Bushati: Presidenti duhet të jetë i Shqipërisë, jo i partisë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati  ka komentuar mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ai ka shkelur  Kushtetutën. Në një intervistë për Frontline Bushati deklaroi  se ka ardhur koha që Meta të mos jetë president i një partie , por i gjithë Shqipërisë.

“Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, është marrë me politikë, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme. Jemi të gjithë të unifikuar në vendimin tonë për të shkarkuar Presidentin Meta. Duhet të vendosim një precedent që ai që duhet të jetë President i Shqipërisë nuk është vetëm interes, por edhe sakrificë. Nuk duhet të merresh me politikë, duhet të jesh i paanshëm.

Historia ka treguar që të jesh President i shqiptarëve nuk është privilegj. Ne menduam që do të ishte një njeri që do ia kthente Shqipërisë në të mirë atë që kishte marrë nga politika. Partia e familjes Meta është tkurrur zgjedhje pas zgjedhjeve, aq më shumë tkurrej partia aq më e vështirë bëhej gjuha e presidentit. Ka ardhur koha që Presidenti duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo i një partie.”, u shpreh Bushati.

Më tej, deputeti i PS ka sqaruar se retorika e ashpër për vrasje dhe prerje duarsh e përdorur nga Meta kanë bërë që mazhoranca të jetë e vendosur për të shkuar deri në fund nismës për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Ai shton se kërkesa e tyre është brenda afateve ligjore.

LEXO EDHE:  “Para meje sillesh si lepur”/ Meta ja nxjerr të gjitha Ramës: Horrat ta vënë armën tek koka…

“Ne kemi pasur reagimet tona personale, politike, për mendimin tim akte si ai i revoltimit në një zyrë të një partie ku Presidenti doli nga vetja ishte një pikë kthimi. Më e rënda ishte disa ditë para zgjedhjeve, metafora për sfurqet, sëpatat, apo Vlora bëja fora, do të marrim armët. Disa terma që në orën 12 të drekës të largosh fëmijët nga televizori. Unë një natë, im bir më pyet, babi pse nuk e arreston policia këtë burrin që i gjuan policit.

 Po sepse është presidenti i thashë, më tha po pse presidenti nuk arrestohet. Nuk dija ç’ti thoja. Duke ditur sjelljen e presidentit. Presidenti ka të njëjtën shqetësim, për të pritur krahët. Patjetër që janë brenda afateve ligjore. Me hapjen e sesionit dhe mbledhjen e parë në seancën plenare, është lëvizur shpejt për të bërë këtë lëvizje. E gjitha ka qenë shumë e shpejt, duke parë edhe atë që ka ndodhur herën e parë me Presidentin Meta.”, përfundoi ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha non-grata në SHBA/ Rebelohet ish-ministri i Ramës

Publikuar

-

Nga

Sondazhi i performancës: Shqiptarët vlerësojnë negativisht punën e qeverisë

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama, dhënë  ish-të  dërguarit të posaçëm presidencial të Amerikës në Kosovë, Richard Grenell.

Manjani është ndalur tek përgjigja e Ramës, në lidhje me vendimin e SHBA-së për të shpallur non grata ish=Presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!

Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.

Dmth cikli (a)llogjik post hi në sy është ky:

Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…

Jo keq, me thënë të drejtën!

Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Senida Mesi: Po-ja e BE për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Publikuar

-

Nga

Senida Mesi: Po-ja e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të jetë vendim politik dhe jo teknik

Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Senida Mesi, në emisionin “Raw Politics” të Erla Mëhillit, foli për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, ku përsëri nuk u dha një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për vendin tonë, pavarësisht se të gjitha vendet anëtarë kanë dhënë po-në e tyre.

Senida Mesi tha se Bashkimi Evropian i merr vendimet jo në baza teknike, por politike. Ana teknike janë kushtet që vendi jonë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur.

Në momentin që Evropa është zgjeruar, qoftë me Hungarinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, kanë qenë vendime politike dhe përsëri do të jetë vendim politik. Të mos harrojmë se gjatë periudhës 2018 e deri tani, sa herë është futur në zgjedhje Parlamenti Evropian, apo edhe shtetet anëtare në politikat e brendshme”, tha znj. Mesi.

Senida Mesi tha se kur ka zgjedhje të përgjithshme në Parlamentin Evropian, teza e zgjerimit të BE-së në momentin që ka shumë sfida brendapërbrenda unionit, nuk është një tezë që do i jepte pikë shtesë asnjërës nga forcat politike që po qeverisin, apo tentojnë të qeverisin në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE:  Destabiliteti i Metës/Qeveria nuk ka 71 vota në Parlament

LEXO EDHE:  Konventa e LSI/ Vasili: Thelbi politik i Konventës, politika që shikon përtej interesit të ditës

Për Shqipërinë, znj. Mesi tha se këtë vit ka qenë shumë e qetë se në çdo takim tjetër të bërë nga Këshilli Evropian, të paktën nga 2018-ta deri tani, pasi të gjitha vendet kanë rënë dakord se vendi ynë i ka përmbushur kushtet e përcaktuara nga BE-ja.

“Në çdo raport të BE-së që nga 2018-a deri tani, kemi marrë përgjigjen se Shqipëria është gati. Edhe në 2020 thanë se jemi gati dakord që të hapen negociatat por pa caktuar dy elementë kryesorë, strukturën negociuese dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, tha znj. Mesi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Vasjari: Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Vasjari: Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik

Analisti Arjan Vasjari foli mbrëmjen e sotme për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit dhe të presë opinionin e Komisionit të Venecias.

Vasjari tha se Gjykata Kushtetuese gjendet në një pozitë shumë të vështirë, pasi theksoi se në fund duhet një vendimmarrje e drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve.

Gjithmonë prononcimet për drejtësinë në tërësi, por për Gjykatën Kushtetuese janë delikate, veçanërisht që ne presim produkte prej saj. Nëse do të pranonim se është produkt gjysmë i gatshëm. Është e vërtetë se Komisioni i Venecias ka një qëndrim të saj me zgjedhjet lokale (30 qershorin). Ajo që konstatoj është se Kushtetuesja ndodhet përballë një vendimmarrje, e cila nuk është një çështje që ka të bëjë me reputacionin e saj, por do duhet të marrë një vendim të drejtë për të ardhmen e zgjedhjeve. Në të gjitha rastet ngelet një gjykatë e re. Në historinë e Shqipërisë, nuk i ka ndodhur një gjykate që të merret me çështje kaq komplekse”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se Gjykata Kushtetuese po përballet me presion politik.

“Nga ana tjetër politika s’po e lë të qenë Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha palët kërkojnë që të involvojnë gjykatën për të zgjidhur një konflikt politik. Të gjithë e kanë ‘kapur prej xhakete’ Gjykatën Kushtetuese dhe i kërkojnë që të zgjidh konfliktin politik. Por vendimin më të qartë e jep Komisioni i Venecias. Për mua është më e thjeshtë që të shkarkosh presidentin si vendimmarrje. Pozicioni i Gjykatës Kushtetuesja është i thjeshtë, por qëndrimi që do të mbajë për zgjedhjet lokale, do të ishte jo thjesht në një presion politik, por mendoj se me të gjitha rastet do të kërkonte opinion nga Venecia, edhe pse e ka dhënë një opinion për këtë çështje. Në Komisionin e Venecias shkon vetëm një gjë; nëse akti i dekretit të Presidentit është akt individual. Pas kësaj qëndron legjitimohem apo jo zgjedhjet e 30 qershorit. Ky është momenti më i vështirë.

LEXO EDHE:  Do kërkojë mandat të dytë apo do kthehet te LSI?/ Meta: Nuk shqetësohem, do jem…

LEXO EDHE:  Balla thumbon Kryemadhin, Metën, Bashën dhe Berishën/ “Më ka marrë malli t’i kem në Parlament”

Gjykata Kushtetuese do të involvohet për të zgjidhur çështje legjitimiteti. Është në një pozicion të vështirë. nuk dua që të besoj se ekziston një presion politik. ‘Kushtetuesja’ është maja e sistemit. Kjo si vendimmarrje (për 30 qershorin) është më komplekse se çështja e detit me Greqinë. Gjykata Kushtetuese është në presion nga palët politike. Sot më bëri përshtypje deklarata e një funksionari të PD. Ai ndërtonte gati një insinuatë, ku thoshte; shpresoj që Komisioni i Venecias mos të jetë në presion politik. Kjo është një provë tjetër që gjykata gjendet në presion. Po merr një vendim që do të impaktojë në mënyrë të jashtëzakonshme shumë dinamika në këtë vend”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE