LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murinjo do shtëpi në qendër të Romës, klubin e shqetëson trafiku

6 Maj 2021, 15:30, Sport CNA
Murinjo do shtëpi në qendër të Romës, klubin e

Eksperienca e Zhoze Murinjos te Roma do të jetë ajo e një banori të vertëtë të kryeqytetit italin, me shtëpi në qendër dhe me? trafik. Trajneri anglez ka vendosur që të qëndrojë në një banesë me qera dhe jo në hotel, siç bënte kohët e fundit në Angli, pasi ashtu ka qenë i detyruar të jetojë larg familjes së tij.

Murinjo i ka kërkuar klubit që t?i gjejë një shtëpi në qender të qytetit pasi do të jetojë me popullin e Romës për të kuptuar më mirë tifozët dhe si e jetojnë ata ekipin. Një ide e mirë por që është pak problematike për klubin dhe jo vetëm për koston që përbën.

Problemi në Romë është që trafiku i kryeqytetit në orare të caktuara është i tmerrshëm dhe duke llogaritur që qendra stërvitore e Trigorias është jashtë zonës urbane, përllogaritet që Murinjso mund t?i duhet më shumë se një orë thjesht për të shkuar apo për të ardhur nga stërvitje. Një opsion që po diskutohet me trajnerin, i cili për momentin këmbëngul në idenë e tij për të qenë një romak i vërtetë, përfshirë edhe trafikun.

Lajmet e fundit nga