LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marku: Do u tregojmë "specialistëve" që Vllaznia shkon në Europë

6 Maj 2021, 13:49, Sport CNA
Marku: Do u tregojmë "specialistëve" që Vllaznia shkon

Në Shkodër ka lënë shije të keqe fakti që në disa studio sportive, Vllaznia cilësohet shpesh si jashtë garës për titull e pse jo edhe në rrezik për të mbetur jashtë Europës, duke i dhënë prioritet më të madh shanseve të skuadrave të tjera që janë në garë në kreun e renditjes. Kjo kuptohet qartësisht nga fjalët e Herald Markut, i cili në konferencën e sotme për shtyp ka treguar se në grupin kuqeblu ekziston dëshira për t?u treguar specialistëve se gabohen për Vllazninë.

?Deri diku ishte mungesë fati por jemi mësuar të luajmë fort dhe ta meritojmë atë. Nuk ishte në anën tonë në këto dy ndeshje se loja ka qenë mjaft e mirë dhe rastet e mjaftueshme. Mbrojtja e Imerit? Siç e tha trajneri, edhe ai vetë është më i ashpër me ne brenda dhomave të zhveshjes dhe çdo gjë ndodh aty brenda. Sigurisht të gjithë gabojmë se luajmë e normalisht gabimet janë të pranishme, por jemi një ekip e punojmë si i tillë se në çdo moment i dalim zot njëri-tjetrit e jo ta hedhim poshtë.

Kukësi i dorëzuar? Kukësi luan për objektivat e veta, kanë ekip me lojtarë cilësorë dhe gjithsecili do të japë më të mirën qoftë edhe për arritje personale. Por ne të fokusohemi te ekipi ynë e të jemi të motivuar e të vazhdojmë në rrugën e objektivit të titullit kampion. Mosbesimi i specialistëve? Në përfundimin e ndeshjes t?i nxjerr këta specialistë që mendoj se kanë gabuar se Vllaznia do të jetë në Europë. Por do të luftojë fort si për titull, edhe për Kupën.

Me Kukësin do të shkojmë për të dhënë maksimumin, jemi ndeshur edhe më parë me Kukësin. Dimë si ta mundim. Nuk do ta nënvlerësojmë, por shikojmë vetëm për tre pikët. Është e vërtetë që ka fituar edhe në Shkodër, por edhe në ndeshjen në fazën e tretë ishim superiorë, pavarësisht që humbëm penallti e fati nuk ishe me ne. Mendoj se jemi në formë më të mirë e do të kalojmë më sukses?, tha Marku sot para gazetarëve.

Lajmet e fundit nga