Connect with Us

Lautaro: Isha shumë pranë Barçës, sa mirë që qëndrova!

Seria A

Lautaro: Isha shumë pranë Barçës, sa mirë që qëndrova!

Publikuar

-

Lautaro Martinez fitoi titullin e parë kampion me fanellën e Interit katër javë para përfundimit të kampionatit dhe tani është vetëm një hap larg rinovimit të kontratës me zikaltrit. Duket se kanë kaluar vite drite që nga zërat që e çonin sulmuesin argjentinas në Spanjë. Duke folur për “Espn Argjentina”, vetë Lautaro e pranon se karriera e tij, në një moment, mund të kishte marrë një tjetër drejtimin … me ngjyrat “blaugrana”.

“Isha shumë afër Barcelonës, kisha folur për këtë me Messin, i cili më pyeti se si po shkonte marrëveshja, asgjë më shumë. Për mua do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Por ata kishin probleme ekonomike. Nuk u bë, kështu që qëndrova tek Interi. Dhe ishte zgjedhja e duhur, pasi fitova “scudetton”.

Në gjurmët e tij nuk ishte vetëm Barcelona. Një tjetër klub gjigant ishte në gjurmët e tij:

“Përfaqësuesit e Realit erdhën të më kërkonin dy herë kur isha në ekipet e të rinjve të Racing, por unë doja të bëja më parë emër në futbollin Argjentinas dhe bëra hapin drejt Europës kur isha gati. Nëse ëndërroj të luaj te skuadra “merengues”? Ka 5-6 skuadra që janë ndër më të mirat në botë sot dhe është normale që, kur emri yt lidhet me një nga këto klube, të dihesh krenar. Por unë jam plotësisht i përqendruar tek Interi. Unë ëndërroj një ditë të kthehem te Racing: tifozët janë të çmendur, të pasionuar, ata i ngjajnë atyre të Interit. Milito? Kam mësuar shumë prej tij “.

Pastaj një opinion për partnerin e tij në sulm, Romelu Lukakun, me të cilin afiniteti është i jashtëzakonshëm.

“Më pëlqen shumë se si ai luan, ne jemi shumë të lumtur në fushë. Përveç kësaj, ai është një person i shkëlqyer”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

U bë legjendë kur zbriti në Serinë C për Napolin. Ish-portieri: Më telefononte Reja çdo të shtunë

Publikuar

-

Nga

Kur Napoli zbriti në Serinë C më shumë se dy dekada më parë, të paktë ishin ata që pranuan që të behshin pjesë e projektit për të ringjallur këtë skuadër. Por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, sapo mori klubin i besoi Edi Rejas, i cili e nisi gjithçka nga kategoritë e ulëta, për të kthyer në elitë këtë skuadër të njohur. .

Gjërat ishin shumë të vështira në fillim, por pikërisht trajneri aktual i Shqipërisë ishte një nga arsyet pse në ekip filluan të vinin përsëri emra të njohur, të cilët braktisën kategoritë më të larta në futbollin italian për të ndihmuar klubin, siç tregoi Xhenaro Ieco, ish-portieri i napolitanëve.

“Më telefonoi trajneri Reja që të shkoja te Napoli, kur unë isha pjesë e Kaljarit në Serinë A. Më telefononte çdo të shtunë para ndeshjeve të play-off dhe më tha se nëse do të ngjiteshin në Serinë B, do të provonte të më merrte në ekip. Ajo ishte e vetmja mundësi për mua që të vishja fanellën e Napolit. Isha 31-vjeç dhe e pranova ofertën, pa u menduar shumë, edhe pse pastaj play-off me Avelinon shkoi keq.

Por kur ecën në rrugë dhe ka njerëz që na kujtojnë ende me kënaqësi ne napolitanët të cilët treguam përkushtim ndaj fanellës, nuk ka kënaqësi më të madhe. Shpresoj që Insinje ta kuptojë këtë”, ishin fjalët e portierit duke lëshuar një thumbim në adresë të fantazistit i cili nuk po rinovon kontratën.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“E kam pasur ëndërr të luaj një ditë atje”, Vidal tregon ekipin ku do transferohet

Publikuar

-

Nga

Arturo Vidal kërkon të respektojë deri në fund kontratën me Inter, që i skadon në vitin 2022. Pas kësaj eksperience me zikaltërit, kileni është i qartë dhe kërkon që të luajë me Flamengon.

Vetë mesfushori tregon se ka ëndërr të luajë për Flamengon, ndërsa mendon se mund të transferohet në vitin tjetër.

“Të luaj një ditë për Flamengon? Po, them gjithmonë që ëndrra ime është të luaj për Flamengon. Kam një kontratë me Interin, por ndoshta në vitin tjetër do të luaj me Flamengon. Për mua do të ishte një ëndërr, uria ime në fushë mbetet e njëjta”, u shpreh Vidal.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Hames Rodrigez do zëvëndësojë Calhanoglunë te Milani

Publikuar

-

Nga

Pas mbylljes së çështjes “Çalhanoglu”, Milani po kërkon një fantazist për sulmin. Kjo ka bërë që dyshja MaldiniMasara të angazhohen për këtë çështje, por gjithashtu situata ngacmon imagjinatën e menaxherëve të ndryshëm. Në të vërtetë, emrat më të nxehtë për momentin janë ata të Sebajos, Zakanjit dhe Zijeh.

Por, së fundmi një ide e re vjen nga Kolumbia, Hames Rodriguez, si vetofrim. Lojtari, “i djegur” nga lamtumira e sponsorit të tij të madh Ançelotti, dëshiron të largohet nga Evertoni, kështu që agjenti i tij, Horge Mendes, u ka propozuar kolumbianin kuqezinjve të Milanos, Napolit dhe Atletiko Madridit.

Lajmi i publikuar fillimisht nga mediat kolumbiane është konfirmuar gjithashtu edhe në Itali, por profili i Hames Rodriguezit meriton një reflektim nga pikëpamja ekonomike. Mendes e ka bërë të ditur se ai është optimist për koston e kartonit, ku Everton do të kërkojë një shifër afër 15 milionë, por “muri” për t’u kaluar mbetet rroga e tij, pasi përfiton rreth 9 milionë euro në sezon.

Por, që Milani të afrohet për të bërë të tijin kolumbianin, duhet të sakrifikojë dikë nga grupi aktual, ku më i mundshmja shikohet shitja e Rafael Leaos, i cili gjithashtu menaxhohet nga Horge Mendes.

LEXO TE PLOTE