Connect with Us

Kur vërtet FAJIN E KA SALIU

Politikë

Kur vërtet FAJIN E KA SALIU

Publikuar

-

Berisha “trazon ujërat” në PD/ Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron surpriza

Lulzim Basha prej 10 ditësh po sillet vërdallë në tregun politik për të tentuar që të mbajë lart frymën se zgjedhjet ja vodhën.

Ai nuk humbi dhe ende nuk ka bërë të paktën një akt qytetar si një politikan europian ashtu si kundër pretendon, pra dhënien e dorëheqjes dhe marrjen e përgjegjësive për një humbje katastrofike në zgjedhjet e 25 Prillit.

Është gjetur një mënyrë tjetër, pra kërkohet të justifikohet fakti se votat janë vjedhur dhe votat janë blerë megjithëse diferenca e PS me PD është gati 140 mijë vota. Nga ana tjetër nëse mbledhim të majtën, socialistët dhe LSI-në si një parti ekstreme të majtë janë gati 250 mijë vota para e majta me të djathtën.

Në një analizë të thjeshtë të shifrave në Korçë diferenca është gati 10 mijë vota dhe e majta në total është 20 mijë përpara. Dhe në qarqet e tjera si Elbasani, Fieri , Durrësi apo Tirana e shohim që diferencat janë 30 , 40 apo 50 mijë vota.

Pra nuk bëhet fjalë për vjedhje apo blerje votash. Vjedhje jo, e jo për faktin se PD ka pasur komisionerë në qendrat e votimin numërues, votues dhe nuk ka pasur asnjë kontestim , asnjë procesverbal të ankimuar, asnjë kuti të kontestuar e të tjera si këto. Por, sot jemi përballë një fakti ka ardhur koha për të bërtitur që për herë të parë vërtet në këtë situatë që ndodhet Partia Demokratike fajin e ka Saliu. Po, po fajin e ka Saliu! Edhe pse po hesht duke mbështetur Lulzim Bashën ashtu siç bëri në vitin 2017. Atëherë e justifikoi Lulin duke thënë se fajin e kishin këshilltarët mizerabël. Sot në 2021 nuk e ka thënë këtë , ende nuk i ka sulmuar izraelitët, por po tenton të na tregojë nëpërmjet qytetarit dixhital se votat janë blerë dhe janë vjedhur.

Po sytë ku i kishte Luli, për çfarë është atje në krye të PD-së?

The time when Lulzim Basha is dragging Sali Berisha

Është Sali Berisha që e ka sjellë Lulzim Bashën në 2013 në krye të Partisë Demokratike, është Sali Berisha që e mbajti në vitin 2017, është Sali Berisha që bëri sehir kur PD-ja u nda, kur iku Astrit Patozi apo kur u hoq Jozefina Topalli, kur u hoq Imami, Bode , Edith Harxhi, Edvin Kulluri, Arben Ristani e gjithë të tjerët me rradhë deri tek ata që Luli ka pasur bashkëpuntor dhe i merrte i hidhte sipas dëshirës sepse kishte mburojën e Sali Berishës.

Po, po është Sali Berisha që e mbron sot Lulzim Bashën duke i ndenjur te gardhi i PD-së duke mos lejuar demokratët të hyjnë brenda. Ata që rrijnë në oborr bërtasin se e kanë amanet nga Saliu. Po vërtet fajin e ka Saliu duke folur dhe duke mos folur. Herën e parë duke na thënë në 2017 se fajin e kishin këshilltarët mizerabël apo në 2013 kur bëri zgjedhjen e tij të gabuar të cilën sot nuk do ta pranojë pas 8 vitesh.

“Mandati i tretë i Ramës është në burg”/ Berisha: Ka fshehur 200 milionë euro në offshore

Pas një humbje katastrofike, pas një rrudhje të së djathtës në rreth 600 mijë vota bashkë me aleatët edhe disa të majtë brenda. Rrudhje që ka gati 60 mijë vota më pak se në vitin 2013 kur PD dilte në opozitë pas 8 vitesh pushtet.

LEXO EDHE:  "Ndale vajin"/ Profesori i njohur shuplakë Opozitës

Sot pas 8 vitesh pushtet të socialistëve nuk merr dot rezultatin e 2013 Lulzim Basha dhe Saliu nuk flet, Saliu e mbron. Nuk mundet më që Sali Berisha të rrijë dhe të mos flasë dhe të shikojë se si Lulzim Basha shkatërron PD-në pasi ajo nuk është prona as e Lulit as e kunatit as e vjehrrit, por as dhe prona personale e Sali Berishës.

Sali Berisha ka një meritë të madhe , ishte lideri historik i asaj partie, udhëhoqi shumë reforma e mbajti për gati 13 vite në pushtet megjithëse në shumë raste mund të ishte dhe pakicë, por sot atë pasuri kombëtare që quhet Partia Demokratike nuk mund ta përdorë si plaçkë lufte për pazare me Edi Ramën për të mbajtur kokën e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Dhe të gjithë kanë një problem kush e mban Lulin? Pse rri Luli te PD-ja? Pse nuk ikën Luli? Ka një të vërtetë të madhe. Sot Lulzim Bashën po e mban dhe po e mbron Saliu, po, fajin e ka Saliu. Ai po mban në krye të PD-së Lulzim Bashën një humbës serial një njeri të dështuar, ortakun e Edi Ramës, njeriun që nuk mundi ta rrëzonte kryeministrin e skandaleve e bëmave dhe gjëmave të 8 viteve të fundit, por i garantoj një mandate tjetër 4 vjeçar. Dhe kështu siç po sillet i garanton atij edhe mandatin e vitit 2025. E pra, sot fajin e ka Saliu që Lulzim Basha është në krye të PD-së.

Fajin e ka Saliu që nuk flet për të thënë publikisht Basha ik , jep dorëheqjen dhe PD-ja të futet në një proces demokratizimi të plotë bashkimi. Një proces ku për herë të parë të ketë zgjedhje dhe alternativa të gjithëpranuara nga palët.

Pra kushdo garon, garon i lirë, anëtarësia voton e lirë dhe PD del më e fortë dhe më e bashkuar. Atëherë do të ketë një PD të vërtetë që do të përmbysë Edi Ramën.

Në rast se Saliu nuk do të flasë, fajin e ka Saliu, në rast se Saliu do të mbajë Lulzim Bashën sërish e ka fajin Saliu, në rast se Saliu nuk do të veprojë dhe të bashkohet me ata që duhet të rrëzojnë Lulzim Bashën që janë shumica e demokratëve vërtet fajin e ka Saliu. Dhe nga ana tjetër edhe ata që dalin sot publikisht dhe i kërkojnë Lulzim Bashës të japë dorëheqjen duhet të bërtasin me zërin lart, sot fajin e ka Saliu.

E pranuan ta zgjidhte Lulzim Bashën, e pranuan ta mbante Lulzim Bashën por nuk mund të pranojnë më kurrë që Lulzim Basha t’ju japë mbi supe edhe 8 vite të tjera Edi Ramën sepse fajin e ka Saliu që do të mbajë Lulzim Bashën dhe këtë nuk e thotë askush. Pra sot jemi në një përballje të vërtetë, Lulzim Basha është aty se do Saliu dhe fajin për këtë e ka po, Saliu./Elvi FUNDO – CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lefter Maliqi nis pushimet e verës/ Do shkëputem përkohësisht nga politika, në shtator nis luftën kundër Ramës

Publikuar

-

Nga

Lefter Maliqi nis pushimet e verës/ Do shkëputem përkohësisht nga politika, në shtator nis luftën kundër Ramës

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi, ka nisur pushimet e verës, ku edhe është shkëputur totalisht nga jeta politike gjatë kësaj periudhe.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku kandidoi nën siglën e LSI për qarkun e Beratit, Maliqi nuk arriti dot të siguronte një mandat deputeti, por ai shprehet se edhe jashtë Kuvendit do të nisë në shtator aksionin për rrëzimin e Edi Ramës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Maliqi thekson se do të shkëputet përkohësisht nga intervistat, konferencat për shtyp, fjalimet në Kuvend dhe debatet televizive.

Postimi i plotë i Maliqit:

Te dashur miq realë e virtualë, duke ju uruar një sezon të bukur veror, dëshiroj t’iu bëj me dije se, do të shkëputem përkohësisht nga intervistat, koferencat për shtyp, fjalimet ne Parlament, apo debate në TV. Këto ditë vere, do të jenë ditë reflektimi, qetësie, e rigjenerimi.

Në shtator, do të jem përkrah opozitës së bashkuar me plot energji dhe i gatshëm për sfidat politike, elektorale që na presin. Jam krenar që për thuajse 3 vite, kam qënë një opozitar i fortë në parlament e gjithashtu në media, për të denoncuar mafien, oligarkët, qeverinë e korrupsionin e çdo hallke të saj. Këtë e kam bërë si qytetar i devotshëm e i përgjegjshëm por edhe i nxitur nga formimi im intelektual dhe background-i jetësor.

Përvoja ime 8-vjeçare si drejtues policie, ajo 1-vjeçare si drejtues i burgjeve shoqëruar me pervojën e mjaftueshme për 7 vite deputet dhe 3 vite si kryetar i pushtetit vendor, më kanë pajisur me aftësitë dhe forcën për t’iu bërë ballë sfidave të ardhshme, por edhe me besimin se ditë më të mira na presin. Me respekt e mirënjohje ju uroj një sezon të bukur veror; e gjithashtu ju garantoj se zhvillimet politike e jetësore që na presin, do të jenë po aq të nxehta e inspiruese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha gati spastrimin në PD/ Kush ikën dhe kush vjen?

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po nxiton të mbyllë me shpejtësi kapjen e çdo posti drejtues në PD dhe largimin e çdo zëri të fortë kritik që kërkon ndryshim apo mendon se Basha, humbi vërtet zgjedhjet.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se menjëherë pas analizës do ecet me zgjedhjen e strukturave drejtuese në qendër, përshfirë Kryesinë, Sekretariatin, Këshillin Kombëtar e deri tek degët e PD që do futen të gjitha në proces zgjedhor, kryetarët lokalë që nuk kapën targetet e Bashës do largohen të gjithë.

Ky proces riorganizimi duket të jetë qartazi një spastrim dhe forcim i pozitave të Lulzim Bashës në krye të PD, që tashmë synon të çimentojë çdo post me njerëz që mendojnë si ai dhe nuk sjellin bezdisje, duke artikuluar humbjen e zgjedhjeve.

Basha po përpiqet qartazi që zgjedhjet t’i quajë masakër me shpresën se mund të ndryshojë apo fitojë mbështetjen e militantëve që e kanë braktisur masivisht.

Pjesëmarrja e ulet në zgjedhjet brenda PD-së, dhe vetëm 28% e votave të anëtarësisë ishin një këmbanë alarmi për Bashën.

Basha tashmë ka bërë gati edhe lëvizjet që do të kryejë, por i duhet të shkurtojë kohën e pritjes për të mbledhur strukturat dhe kryer operacionin e spastrimit.

Emrat e parë që do largohen janë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të dy nën/kryetarë të PD, të cilët prej tetë vitesh qëndrojnë në krah të Bashës.

Këto dy poste kanë edhe emra të tjerë që synojnë.  Ervin Salianji, Tomor Alizoti apo Jorida Tabaku, janë nga emrat që mund të jenë pjesë e drejtimit të grupit parlamentar apo edhe nën/kryetarë Kuvendi.

Emra të tjerë që do kenë pozicione në komisionet parlamentare apo pjesë e drejtimit të grupit pritet të jenë Albana Vokshi, Enkejled Alibeaj, Alfred Rushaj etj.

Një emër tjetër që largohet është Bujar Nishani, i cili ikën nga drejtimi i Këshillit Kombëtar, ky pozicion mund edhe të shkrihet fare, por Basha kërkon ruajtjen për të bërë qokë me emrat që do i duhet ti shpërbleje.

Një vend vakant për Bashën është edhe ai i Sekretarit Organizativ, pas largimit të Sahit Dollapit menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve me dorëheqje.

LEXO EDHE:  “Masakra e 25 prillit na bëri më të fortë”/ Basha vijon të justifikojë humbjen

LEXO EDHE:  Protesta/ Berisha zbulon çdo ndodh më 16 Shkurt

Arben Ristani, largohet nga drejtimi i Komisionit të Disiplinës që e drejtonte prej 4 vitesh, pozicion që asnjëherë nuk u konsiderua nga Basha.

Një emër që largohet është ai i Çlirim Gjatës, i cili nuk u fut as në listën fituese, megjithëse pretendimet e tij ishin të mëdha.

Belind Këlliçi i FRPD, lë drejtimin e organizatës partnere, atij i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të rikandidojë. Ngelet një emër që mund të ketë Basha “nën mëngë”, për ta përdorur në postet politike në parti.

LDG, nuk zhvillon zgjedhje nga viti 2009, ikën Albana Vokshi nga drejtimi dhe pretendente janë Grida Duma dhe Jorida Tabaku. Gjithçka do të varet edhe nga postet e tjera drejtuese që këto dy emra pretendojnë në PD.

Ervin Minarolli është një emër tjetër që largohet, pasi dështoi totalisht në drejtimin e Burimeve Njerëzore.

Basha do tentojë edhe largimin nga kryesia të Fatbardh Kadillit dhe Enno Bozdos, të cilët së fundi janë përballur fort me kreun e PD.

Një emër që pritet të mbajë postin drejtues është Gazmend Bardhi. Ai qëndron në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në PD. Ivi Kaso qëndron me post në sekretariat.

Një emër që mban detyrën është edhe Ina Zhupa, e cila në fakt është e emëruar e kryetarit së bashku me Sekretarin e Mardhënieve Ndërkombëtare, Arben Kashau./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja me Voltana Ademin/ Gjykata kthen mbrapsht Pjerin Ndreun: Plotëso padinë

Publikuar

-

Nga

Përplasja me Voltana Ademin/ Gjykata kthen mbrapsht Pjerin Ndreun: Plotëso padinë

Gjykata e Tiranës, ka refuzuar të njohë vendimin për zgjedhjen e Pjerin Ndreut, në krye të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Më 8 qershor të këtij viti, Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i kësaj shoqate, por Ademi nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar atë të paligjshëm.

Pjerin Ndreu i është drejtuar gjykatës, pasi sipas ligjit, çështja duhet regjistruar në gjykatë, që ai të njihet si kryetar i Shoqatës së Bashkive.

LEXO EDHE:  Foto-Drejtorit të ri të Burgjeve i publikohet megaskandali/Në krah të tij i dënuari për prostitucion

LEXO EDHE:  Foto-Drejtorit të ri të Burgjeve i publikohet megaskandali/Në krah të tij i dënuari për prostitucion

Në një përgjigje të dhënë këtë të shtunë, gjykata i kërkon Ndreut të plotësojë padinë e tij, pasi sipas organit të drejtësisë, ajo ka të meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE