Connect with Us

Krisjet në opozitë/ Nard Ndoka akuza Bashës: Më ke vjedhur votat, ndihem i persekutuar

Politikë

Krisjet në opozitë/ Nard Ndoka akuza Bashës: Më ke vjedhur votat, ndihem i persekutuar

Publikuar

-

Kreu i PDK Nard Ndoka i cili ishte kandidat për deputet në listën e PD në qarkun e Shkodrës nuk ka arritur dot të marrë mandat në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në rrjetet sociale Ndoka thotë se e ka fajin PD, duke e akuzuar se i ka vjedhur votat.

Ai shprehet se ndihet i tradhtuar, i pavlerësuar dhe i persekutuar nga kreu demokrat Lulzim Basha.

 “Partia Demokristiane e Shqipërisë është ndër 4-5 partitë kryesore në vend, më e vlerësuar me vota se PAA, LZHK e PBDNJ, pra ndihemi të diskriminuar dhe përjashtuar edhe në raport me partitë aleate. Unë jam i vetmi kryetar partie që i kam fituar në mazhoritar betejat politike përballë PD e PS në vendlindjen time.

Sot ndihem i trishtuar, se kolegët demokratë me grabitën votat edhe në vendlindje, duke më lënë vetëm 24 vota, turp, krim, pabesi! Kjo është marrëveshja e firmosur nga 6 parti politike, përfshirë z.Basha si lideri i opozites, nga këta firmëtare vetëm PDK dhe unë si kryetar i saj jemi jashtë Kuvendit. E kemi mbështetur PD për 8 vite në opozitë, në kauza, protesta, çadra, lënien e mandateve, mos regjistrim në zgjedhjet lokale, etj.. Mbeshtetje pa rezerva për opoziten e Bashën, në fund ndihemi të tradhtuar, të pavlerësuar dhe të persekutuar. As sot pas disfatës, nuk ka një falje, apo reflektim njerëzor dhe politik!”, shprehet Ndoka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Fakt/ Ku i humbi Lulzim Basha 28 mijë anëtarë

Publikuar

-

Nga

Video-Fakt/ Ku i humbi Lulzim Basha 28 mijë anëtarë

Në zgjedhjet për kreun e PD-së, në vitin 2017, Jemin Gjana që edhe në atë kohë mbante pozicionin e kreut të Komisionit Zgjedhor, deklaronte se me të drejtë vote në PD janë 103.952 anëtarë.

Sipas tij, në zgjedhjet e 2017 morën pjesë 59.834 anëtarë me të drejtë vote, ose 57.5 % e të gjithë anëtarësisë.

Ja, çfarë deklaronte Jemin Gjana në vitin 2017, para gazetarëve. 

 

Ndërsa në zgjedhjet për kreun e PD që po mbahen sot, i  njëjti kryetari i Komisionit Jemin Gjana, ka thënë se janë 75 000 anëtarë me të drejtë votë, që janë thirrur për të votuar, në zgjedhjet kryetarin e PD-së.

LEXO EDHE:  Basha: Nuk bojkotojmë zgjedhjet, por s’pranojmë zgjedhje fasadë

LEXO EDHE:  Rama bën bilancin e përmbytjeve/ Basha: Vesh dështimin si sukses

Ja, çfarë deklaron Jemin Gjana në vitin 2021, para gazetarëve. 

Pra, sipas Gjanës sot PD ka mbi 28 mijë anëtarë më pak se në 2017.

Thënë më qartë, në katër vite, Lulzim Bashës i kanë ikur mbi 28 mijë anëtarë ose 27 përqind e strukturave.

Nga mandati në mandat, Lulzim Basha vetëm ka kontribuuar në shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Ai dyshohet se e ktheu Partinë Demokratike në një parti interesash personale, që lidhen drejtpërdrejt me të dhe familjarët e tij.

Por përveç largimit të elitës së PD-së, Basha sikurse CNA.al e ka shkruar disa herë, ka shpartalluar edhe strukturat e kësaj force politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Vëzhguesit e mi janë përjashtuar’/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Publikuar

-

Nga

Vëzhguesit e mi janë përjashtuar”/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Pas akuzave se vëzhguesit e tij janë duke u përjashtuar dhe po pengohen që të monitorojnë procesin, kandidati në garë për kryetar në PD, Agron Shehaj nuk ka dalë ende me një qëndrim zyrtar.

Ai u kontaktua nga CNA.al, por refuzoi të përgjigjet, duke thënë shkurtimisht se pret fundit e procesit.

Më herët Shehaj denoncoi në rrjetet sociale parregullsi në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke thënë se po kompromentohet rëndë procesi votimit.

‘Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit. Procesi i votimit në këto degë po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati.

Gjithashtu, në degët e mëposhtme, vëzhguesit e mi të pranishëm po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo. Pra nëse janë në lista apo kanë kartë anëtarësie.

Kjo gjë po ndodh aktualisht në degët 2, 7, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat. Madje në Devoll dhe Dibër po i lejojnë të votojnë masivisht pa asnjë kontroll’, shkruante Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Konflikte mes vëzhguesve dhe votime familjare”/ Harxhi: Me mijëra anëtarë s’kanë emrat në lista

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet me probleme të mëdha!”/ Harxhi: Me mijëra anëtarë s'kanë emrat në lista

Kandidatja për kryetar të PD-së, Edith Harxhi ka denoncuar  një sërë problematikash në lidhje me procesin e votimit.

Në një prononcim për mediat ajo është shprehur se mijëra anëtarë që kanë qenë aktiv në zgjedhjet e 25 prillit dhe themelues të PD-së, nuk e kanë emrin në listë.

Ndërsa tha se në disa qytete ka pasur konflikte midis vëzhguesve dhe anëtarëve të Komisionit, po ashtu ka patur probleme me fotografimin e fletës së votimit.

“Një numër i konsiderueshëm anëtarësh që janë kontribues në parti, kanë qenë aktiv në zgjedhjet e fundit dhe themelues të PD nuk kanë votuar se nuk janë në lista. Ka të dhëna nga shumë qendra në vend që kanë probleme.  

Një tjetër problem është edhe votimi i atyre që nuk kanë emrin në listë dhe nuk kanë kartë anëtarësie dhe po lejohen vetëm me karta identiteti. Është vënë re një proces i skanimit dhe fotografimit të fletës së votimit. 

Kujtoj se Gjana tha se këto janë bërë jashtë qendrës së votimit, kjo implikon votimin pasi  nuk duhet të ketë fletë votimi jashtë daljes nga qendra, prandaj këto bëhen brenda kutisë së votimit. Ka pasur raste ku ka pasur votim familjar në Kavajë dhe Mat, kjo është e patolerueshme. 

Më shqetësuese për mua është mosvotimi i mijëra anëtarëve që nuk figurojnë në lista. Ky proces ka probleme të mëdha, por pavarësisht kësaj kërkoj që të gjithë anëtarët të dalin të votojnë masivisht”, tha Harxhi.   por pavarësisht kësaj kërkoj që të gjithë anëtarët të dalin të votojnë masivisht”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE