Connect with Us

Kandidatët e LSI vjedhin votat e njëri-tjetrit/ Kryemadhi me “hajdutë” në parti

Politikë

Kandidatët e LSI vjedhin votat e njëri-tjetrit/ Kryemadhi me “hajdutë” në parti

Publikuar

-

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila doli vetëm me katër mandate nga zgjedhjet e 25 Prillit, ankohet se i kanë vjedhur votat, se është manipuluar procesi zgjedhor e plot ankesa të tjera si këto.

Nga ana tjetër rezulton, se ata i kanë vjedhur votat mes llojit, ia kanë vjedhur njëri-tjetrit, ndërkohë që në media dalin dhe akuzojnë mazhorancën.

Floida Kërpaçi, e cila ishte e shtata në listë si kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, nuk arriti të merrte mandatin e deputetes.

Por pavarësisht kësaj, mësohet se ajo përballet me akuza për vjedhje votash nga kandidatë të tjerë të LSI-së, pasi nuk ka lejuar të kenë numërues dhe vëzhgues në numërimin e votave të Kombinatit.

Kërpaçi ka marrë 1644 vota, ndërsa kandidatët e tjerë në Tiranë, si Petrit Vasili ka marrë 362 vota, Etmond Haxhinasto 1 192 vota, Nora Malaj 276 vota, Klajda Gjosha 1 445 vota, apo Erisa Xhixho, 1 066 vota.

Më shumë se Kërpaçi kanë marrë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me 2 446 vota dhe Përparim Spahiu me 3431 vota.

Pra, sipas numrit të votave, Kërpaçi është e treta nga kandidatët e Tiranës, që kanë marrë më shumë vota.

Ndërkohë,  janë shumë kandidatë të LSI-së që nuk gjejnë as votat e  familjarëve të tyre në qendrat që kanë votuar.

LEXO EDHE:  SPAK mbyll hetimet për tatimorët e Korçës/ U provua korrupsioni

Ndër emrat që mësohet se kanë dhënë alarmin, se u janë vjedhur votat brenda llojit janë kandidatët Ardian HasaLami që ka marrë 170 vota,  Klodian Doka që ka marrë 134 vota, Agron Karaj që ka marrë 104 vota, Denis Hidri me 287 vota por edhe të tjerë.

Duket se kjo është arsyeja që LSI kërkon rinumërim të votave, që të shohin se kush ia ka vjedhur njëri tjetrit, ndërkohë që në publik del Monika Kryemadhi duke akuzuar Partinë Socialiste.

Edhe Petrit Vasili, i cili është më pak i votuari në LSI, dhe që varet nga Kryemadhi nëse do ta shohë sallën e Kuvendit, shfaqet në media me deklarata  për manipulim të procesit zgjedhor, por nga ana tjetër manipulimi dyshohet se i është bërë nga kolegët e tij në LSI.

Kur janë vetë ata që ia kanë hedhur njëjri tjetrit, dalin e kërkojnë hajdutin jashtë shtëpisë së tyre.

Nisur nga akuzat që ata bëjnë kundër njëri tjetri brenda LSI-së, po çojnë në burg edhe komisionerët e tyre, vëzhguesit dhe numëruesit e tyre.

LSI, pasi thuajse vetëm godina i ka mbetur, pas largimit të masiv të anëtarëve, drejtuesve dhe militantëve edhe në këto kushte nuk mund t ‘iu shpëtonte skandaleve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kryetari i bashkisë ka humbur mbështetjen e PS-së”/ Deputeti i Ramës përplasje me Dritan Lelin

Publikuar

-

Nga

Një mbledhje e thirrur nga këshilltarët për të diskutuar mbi problematikat e turizmit në Bashkinë Vlorë, ka futur në sherr Këshillin Bashkiak dhe kreun e kësaj bashkie, Dritan Leli.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar dhe kanë njoftuar mbledhjen në teatrin “Petro Marko”, ndërsa kryetari Leli e ka anuluar atë duke u shprehur se kështu shkelen masat anti-COVID, ndaj mbledhja duhet zhvilluar online.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka ardhur një reagim i fortë edhe nga deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Vlorë, Anduel Tahiraj.

Ky i fundit, në një deklaratë për mediat, tha se ato si këshilltarë bashkiake kanë ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe se mënyra sesi zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.

Tahiraj tha se po pengohen tē zgjedhurit e qytetarëve tē ushtrojnë detyrën, ndërsa pretendimi për masat anticovid është qesharak.

Gjithashtu ai theksoi se Leli ka humbur mbështetjen dhe besimin e Partisë Socialiste.

‘Në datën 1 qershor rreth 45 këshilltarë kërkuan një mbledhje jashtë radhës me teme komunikim me kryetarin e bashkisë për sa u përket problematikave në qytet. Kryetari i bashkisë refuzoi të paraqitej në këtë mbledhje me pretendimin e respektimit të masave anti-COVID, por kur është një pretendim qesharak pasi i njëjti kryetra pak ditë më parë dha leje për forca të tjera politike që të zhvillojnë mbledhje në këtë sallë. Ne si këshilltar kemi ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe sot hyn në fuqi mbledhja e 50 vetave në zbatimin e protokollit.

Ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme duke i dhënë mundësinë që të reflektojnë në të mirë të qyteti gjë që nuk ka ndodhur ndaj edhe sot jemi në këtë ballafaqim. Ne si organ i zgjedhur i përfaqësueve të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale të mbështesim qytetarët e Vlorës në lidhje me shqetësimet e tyre. Kryetari i bashkisë së Vlorës ka humbur mbështetjen e PS-së edhe besimin e qytetarëve të Vlorës. Kjo na ka bërë që ne të marrim në dorë fatet e qytetit.

Po dhunon lirinë e fjalisë dhe mundësitë që të jep demokracia. Ky është një ballafaqim publik. Rëndësia e mbledhjes ishte e papërshtatshme që të zhvillohej online. Mënyra sesi do të zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari.’- tha Tahiraj.

“Plas” mes Dritan Lelit dhe Këshillit Bashkiak/ Sherr për masat anti-Covid

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Kolegji Zgjedhor rrëzon PD për qarkun e Fierit

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ditën e sotme kërkesën-ankesë të PD, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në shqyrtim kaluan ankesat për Qarkun e  Fierit dhe të Elbasanit.

Për qarkun e Fierit, Kolegji Zgjedhor e rrëzoi kërkesën e PD.

Gjithashtu ditën e sotme Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin edhe për qarkun e Elbasanit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Publikuar

-

Nga

Faktet/ Basha “masakron” Partinë Demokratike, vijon e tallet me demokratët

Të dielën në 13 qershor, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetar, ku në garë ishin katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha.

Pas përfundimit të numërimit të votave, rezultoi se Basha ka arritur të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së, por me një numër votash, shumë herë më të ulët se në 2017.

Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka bërë të ditur se Lulzim Basha ka fituar me 32 882 vota.

Por, ka edhe një tjetër detaj.

Lulzim Basha rezulton me një humbje të ndjeshme të votave, në krahasim me vitin 2017, ku kishte marrë 58 mijë vota.

Edhe pse arriti sërish të mbajë karrigen e kryetarit, votimi i demokratëve duket se është një “shuplakë” e fortë për Lulzim Bashën, pasi mori rreth 25 mijë vota më pak se katër vite më parë.

Por, duke qënë se tani Basha nuk mund të justifikohet sërish, duke thënë se “ia vodhi Rama”, tenton tiu hedhë hùi syve demokratëve, duke dalë në konferenca për shtyp, ku thotë se “mbështetja ishte e jashtëzakonshme”.

Në fakt sesa e mbështesin demokratët Lulzim Bashën, kjo tashmë dihet dhe është e provuar.

Por, Lulzim Basha mesa duket i urren demokratët dhe Partinë Demokratike.

Dje në një deklaratë për mediat, Basha tha se “Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.”.

Në fakt kjo nuk është asgjë tjetër veçse një tallje nga ana e Lulzim Bashës.

Së pari vetë Lulzim Basha ka “vrarë” senatorët e kësaj partie. Së dyti në PD nuk ka mbetur më asgjë demokratike.

Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar gjatë gjithë fushatës, procesi zgjedhor për kreun e PD, vetëm demokraci nuk kishte.

Data e zgjedhjeve, është një detaj, i kritikuar fort edhe nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Basha vendosi 13 qershorin si datë për zgjedhjet, duke mos iu lënë kohë kandidatëve për fushatë.

Nga ana tjetër, e gjithë gara u zhvillua në kushte plotësisht të pabarabarta. Basha garonte, përballë tre kandidatëve të tjerë, ndërkohë që ishte në karrigen e kryetarit dhe vuri në shërbim të tij të gjithë administratën e PD-së.

Dhe po të shikosh faqen zyrtare të PD në rrjetet sociale, është publikuar me video çdo takim i Lulzim Bashës në degët lokale, ndërsa për kandidatët e tjerë, asnjë takim.( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Vjen një tjetër reagim urgjent nga LSI/Kryemadhi: Lista e Ramës, gjueti shtrigash!

Për më tepër Lulzim Basha fshehu listat e anëtarësisë, duke mos ua vënë në dispozicion kandidatëve të tjerë, dhe këtë mesa duket ai e quan “proces demokratik”.( Lexo këtu)

Më tej, listat rezultuan të shkurtuara nga 103 mijë anëtarë që ishin deklaruar zyrtarisht në vitin 2017, u deklaruan 75 mijë  anëtarë, pra 28 mijë anëtarë më pak.( Lexo këtu)

Çdo detaj gjatë fushatës për kreun e PD, tregoi qartë se gara ishte e paravendosur dhe se Lulzim Basha po përgatiste një proces farsë, me qëllimin e vetëm që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit të PD. ( Lexo këtu)

Por, përtej talljes që u bëri demokratëve, Basha nuk ndalet me kaq. Në deklaratën e djeshme ndër të tjera ai tha se “Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!”.

LEXO EDHE:  SPAK mbyll hetimet për tatimorët e Korçës/ U provua korrupsioni

Për këtë detaj, në fakt Lulzim Basha nuk ka faj, që i falenderon komisionerët dhe numëruesit, pasi pa ndihmën e tyre vështirë se do kishte këtë rezultat.

Mjafton të shikojmë rastin e Durrësit, ku Lulzim Bashës i “mbinë” rreth 300 vota. ( Lexo këtu).

Apo rastin e Beratit, ku Bashës i dolën më shumë vota se votues. ( Lexo këtu).

Detajet tregojnë që është vetë Lulzim Basha që akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bnërë “masakër zgjedhore” në 25 prill, por nga ana tjetër Lulzim Basha vijon “masakrën” brenda Partisë Demokratike./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

“Forconi aritmetikën”/ Gazetari ironizon zgjedhjet në PD: Ta dinte Naimi i shkretë do ishte bërë kinez

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Gara në PD e paravendosur/ Jemin Gjana justifikon manipulimin

Basha “zhduk” anëtarët/ Rivalët nuk i marrin dot emrat

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

Fakti-Gara për kreun e PD e paravendosur/ Basha manipulon fushatën

LEXO TE PLOTE