LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbjet e Bashës/ Çfarë shkruante Fatbardh Kadilli tre vite më parë për kreun e PD

6 Maj 2021, 13:53, Politikë CNA
Humbjet e Bashës/ Çfarë shkruante Fatbardh Kadilli tre vite

I vetëshpallur kryetar i Partisë Demoktratike Fatbardh Kadilli ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj Lulzim  Bashës, pas disfatës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kadilli ka kërkuar dorëheqjen e Bashës edhe më herët. Në një postim të tij në muajin prill të 2018-tës, ai nuk ishte përfshirë në listën e deputetëve shprehej se kreu i PD duhet të jepte dorëheqjen pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e vitit 2017.

Në atë kohë, ai shkruante se vendi ka nevojë për alternativë dhe shpresë.

?Si nje nga anëtaret e grupit te punes per statutin, por dhe si person qe nuk u perfshi ne listen e deputeteve, si rrjedhoje e vendimit te Bashes, dua te bej nje sqarim te ftohte dhe te distancuar emocionalisht per debatin pa thelb qe ka plasur ne media.

Statuti i partise nuk hartohet me qellim ?eleminimin? e kryetarit, qofte ky dhe Lulzim Basha, por per te sanksionuar rregullat e funksionimit te partise?.

 Te sanksionosh ne statut doreheqjen e kryetarit nese humb zgjedhjet do te thote te mbash gjithmone nje ?lufte? te hapur brenda forces politike. Cdo parti ka njerez dhe grupe qe nuk e duan kryetarin dhe natyrisht humbja e zgjedhjeve do te ishta nje rast i mire per ta per te punuar kunder vetem per largimin e tij. Nese flasim per rastin e Shqiperise ku shitblerja e votes eshte kthyer ne sistem a do te ishte e moralshme ti kerkoje kryetarit te largohet ne nje gare aspak te lire dhe te ndershme?

Kujtoj frazen e famshme te Sali Berishes ?do te jap doreheqje diten qe do te humbas ne zgjedhje te lira e te ndershme?. Berisha dha doreheqje ne zgjedhjet qe humbi te organizuara nga ai. Pergjithesisht doreheqja eshte akt moral kur humbet zgjedhjet. Ne statutin e miratuar ne KK eshte parashikuar qartesisht se si mund te shkarkohet nje kryetar qe nuk gezon mbeshtetjen e demokrateve dhe nuk jep doreheqje.

Ndryshimet ne statut e pasuruan ate me theksin ideologjik dhe etik te djathte, rriten peshen e Keshillit Kombetar duke i dhene kompetencen te kete kandidatura alternative nga ato te kryetarit dhe disa kompetenca qe i kishte me pare Kryesia; 

Sot Shqiperia ka nevoje per alternative, per shprese. 

E keqja e Shqiperise eshte Edi Rama prandaj duhet nje bashkim i madh per ta shpetuar vendin.?, shkruante Kadilli në prill të 2018-tës./CNA.al

Lajmet e fundit nga