Connect with Us

Grabitën punonjësin e “Exchange-s”/ Arrestohet 22 vjeçari, policia shpall në kërkim dy persona të tjerë

Aktualitet

Grabitën punonjësin e “Exchange-s”/ Arrestohet 22 vjeçari, policia shpall në kërkim dy persona të tjerë

Publikuar

-

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në rrugën “Mihal Duri”, ku tre shtetas I vodhën një 50  vjeçari 3.000.000 lekësh të rinj të cilat po i trasportonte në një pikë valute.

Ditën e sotme është bërë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar për këtë ngjarje. I dyshuari me iniciale R.S është një 22 vjeçar i dënuar edhe më parë për vjedhje.

LEXO EDHE:  Zbulohet vjedhja e çmendur e Autoritetit të Aviacionit Civil/ KLSH kërkon shlyerjen e dëmit mijëra euro

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj, 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  M. B 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritet numri i infeksioneve ditore në Rusi/ Moska goditet rëndë

Publikuar

-

Nga

Ekipi kombëtar i Rusisë për luftën kundër koronavirusit njoftoi të shtunën për 17,906 raste të reja infeksionesh, më shumë se dyfishi i numrit ditor që nga fillimi i muajit qershor.

Më shumë se gjysma e infeksioneve të reja janë shënuar në Moskë, ku rastet janë trefishuar këtë muaj. Rritja e numrit të infeksioneve ka alarmuar zyrtarët të cilët kanë shtuar kufizimet me qëllimin pengimin e përhapjes së infeksioneve.

Moska, periferia e saj dhe dy rajone të tjera ruse dhanë urdhër këtë javë për vaksinime të detyrueshme për punonjësit në fushat e tregtisë, arsimit dhe sektorë të tjerë të shërbimeve.

LEXO EDHE:  Zbulohet vjedhja e çmendur e Autoritetit të Aviacionit Civil/ KLSH kërkon shlyerjen e dëmit mijëra euro

LEXO EDHE:  Zbulohet vjedhja e çmendur e Autoritetit të Aviacionit Civil/ KLSH kërkon shlyerjen e dëmit mijëra euro

Kryeqyteti rus ka mbyllur restorantet nëpër qendrat tregtare dhe ka kufizuar orarin e shërbimeve me porosi për restorantet dhe baret në mbarë qytetin.

Rusët janë shumë hezitues ndaj vaksinimeve ndërsa vetëm afro 12% e popullsisë ka marrë një dozë. Rreth 5.3 milionë raste janë raportuar në vendin me 146 milionë banorë. Rusia ka njoftuar për 128,911 vdekje, ndërsa ekspertët thonë se shifrat e infektimeve dhe vdekjeve mund të jenë më të larta./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Publikuar

-

Nga

Mesatarisht 12 denoncime në ditë për dhunë në familje/ Ekspertët: Shumë raste nuk referohen në polici

Dhuna në familje po merr përmasa shqetësuese. Referuar të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, rastet e denoncimeve në rang vendi, variojnë nga 10 deri në 12 brenda një dite.

Por a janë këto raste të denoncuara të dhunës, të vetmet?

“Sa më thellë të shkojmë në fshatrat e Shqipërisë, sa më në zona rurale të jemi, aq më të thella janë problematikat, shqetësimet dhe pamundësia për të dalë nga problematikat dhe vuajtjet që mund të kenë femrat në këto zona” – tha Helena Halilaj, pedagoge e shkencave sociale.

Referuar burimeve zyrtare, Tirana është qyteti që zë vendin e parë për nga numri i raportimeve të dhunës në familje. Viktima, në më shumë se 90% të rasteve, janë gratë.

Këto raste përhapen më pas, sipas qyteteve më të populluara, Durrësi, Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Vlora. Edhe Dibra është një tjetër qark që së fundmi ka shënuar rritje të numrit të konflikteve brenda familjes.

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 policët privatë në Fier/Vodhën naftën e Gazsjellësit TAP (Emrat)

LEXO EDHE:  Vidhte në objekte kulti/ Arrestohet 21-vjecari në Malësinë e Madhe

Por pse pikërisht Tirana ka numrin më të lartë të dhunës? Sipas Helena Halilaj është pikërisht pamundësia për t’u integruar për qytetarët e rretheve ajo që përbën problematikën kryesore.

“Janë më tepër çështjet ekonomike që ndikojnë në mosakordimin e marrëdhënieve mes familjarëve ose mes kryefamiljarit dhe bashkëshortes. Ne jetojmë në një shoqëri në të cilën kryefamiljari ka detyrat ekonomike dhe duhet t’i bëjë ato. Ne jemi gra të cilat kërkojmë të drejta të barabarta dhe më pas nuk e matim kontributin nëse e kemi ose jo të njëjtë në familje. Pastaj duket sikur metropoli na jep mundësi që ne të kemi pak më shumë liri të vepruarit dhe të sjellurit, e ndonjëherë ndoshta kjo e trondit pak individin ose njerëzit të cilët vijnë nga rrethet” – u shpreh Halilaj.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021, janë regjistruar 10 viktima si pasojë e dhunës në familje./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin/ Shqipëria plotëson kuotën e 1 milion vaksinave anti-Covid

Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur disa doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar foto nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Manastirliu njofton se në vendin tonë kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac dhe është kaluar sasia e 1 milion vaksinave të premtuara nga qeveria.

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 policët privatë në Fier/Vodhën naftën e Gazsjellësit TAP (Emrat)

LEXO EDHE:  "Qeveria ka dështuar"/ Vokshi: E shfrytëzoi pandeminë për të vjedhur

Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE