Connect with Us

Gjermania jep 50 milionë euro për transport të gjelbër në Tiranë

Politikë

Gjermania jep 50 milionë euro për transport të gjelbër në Tiranë

Publikuar

-

Transporti urban publik shihet si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë. Tani me ndihmën gjermane i hapet rruga një projekti për transportin ekologjik.

Burime zyrtare nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëjnë të ditur se i është hapur rruga zbatimit të fazës fillestare të projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë”. “Ky projekt ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban publik sa miqësor me mjedisin dhe klimën, aq edhe të besueshëm dhe të përballueshëm për qytetarët në Tiranë,” theksohet në njoftimin e ambasadës gjermane në Tiranë të mërkurën, (5.05).

Faza fillestare e projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë” u bë e mundur në sajë të një marrëveshjeje mes qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, (RFGJ) dhe asaj të Shqipërisë, të nënshkruar në fund të muajit të kaluar, për financimin nga qeveria gjermane me një kredi prej 50 milionë euro, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Zbatimi i tij vjen pas një studimi të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusash në Tiranë, të përqendruar në problematikat teknike, financiare, sociale e mjedisore që hasen në tre korridorët kryesorë të kryeqytetit: Kinostudio-Kombinat, Unazën e tretë dhe Tiranën e Re. Studimi u krye me një grant të qeverisë gjermane prej 1,7 milionë eurosh, përmes KfW, të lëvruar në vitin 2019, thekson njoftimi i ambasadës gjermane në Tiranë.

Transporti urban publik – shkaktar i ndotjes së mjedisit

Sipas të dhënave zyrtare të Open Data – Tirana, transportit publik urban në kryeqytet që nga viti 2013 kryhet vetëm nga 11 operatorë privatë në 16 linja të ndryshme të autobusësh. Çdo ditë 311 autobusë kalojnë nga periferia në qendrën e kryeqytetit dhe anasjelltas. Vetëm 271 prej tyre janë me platformë për persona me aftësi të kufizuar dhe vetëm 62 të pajisur me kamera sigurie.
Rreth 200,000 persona udhëtojnë gjatë ditës në linjat e transportit publik urban në Tiranë. Në një studim të këtij viti nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) transporti urban publik në Tiranë cilësohet si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në kryeqytet. “Tirana është një nga qytetet më të ndotura të Shqipërisë me 100 mikro gramë për metër kub me grimca të ngurta, blozë dhe benzene, shifër që është disa herë më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian”, thekson studimi i në fjalë.

LEXO EDHE:  Video-IKMT rifillon punën tek Unaza e Madhe/ Shemben 5 objekte

Një ndotje e tillë e mjedisit, konsiderohet nga specialistët e ISHP si një nga shkaktarët kryesore për sëmundjet e mushkërive dhe shtimin e rasteve me kancer të mushkërive. Projekti “Transporti Ekologjik në Tiranë”, i financuar nga qeveria gjermane me 50 milionë euro përmes bankës KfW, synon të fillojë kthesën pozitive të qëndrueshme të kësaj situate. KfW në Shqipëri, në zbatim të bashkëpunimit financiar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme, thekson njoftim i ambadsadës gjermane në Tiranë.

Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988. Që nga ai vit Qeveria Gjermane, përmes KfW ka angazhuar një shumë totale prej 1.3 miliardë eurosh për sektorët kyç të furnizimit me ujë, menaxhimit të mbetjeve, energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke u bërë kështu donatori kryesor bilateral me Shqipërinë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Publikuar

-

Nga

“Duhet t’i themi të vërtetat në sy”/ Paralajmëron Enno Bozdo: Do të kemi një 4-vjeçar të vështirë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka bërë një parlajmërim, teksa ka folur për zgjedhjet në PD, për kryetarin e ri.

Bozdo tha në Vizion Plus se ky 4-vjeçar që vjen do të jetë vërtetë i vështirë, ndaj kërkoi që të vërtetat të thuhen në sy.

Ai deklaroi se PD duhet të transformohet dhe të shkojë drejt një hapjeje që të mund të krijojë frymë besimi.

“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ai që drejton vendin ka tipare diktatoriale. Për herë të parë, kemi përballë një lloj makineri që po shfrytëzon të gjitha forcat, ligjore dhe antiligjore. Ne mund ta përmbysim këtë lloj mekanizmi; jemi e vetmja forcë.

LEXO EDHE:  Helmimi i opozitarit rus/ Mjekët sqarojnë gjendjen shëndetësore të Navalnyt

LEXO EDHE:  CDU fiton zgjedhje rajonale me shumicë të madhe votash

Do të kemi një 4-vjeçar vërtetë të vështirë. Duhet të kuptojmë dhe t’i themi të vërtetat në sy: çfarë nuk ka funksionuar dhe krijimin e një fryme besimi. Një qeverisje e PD ka shanse që ta çojë vendin përpara. PD duhet të transformohet. Kryetari i partisë do të jetë aq i mençur për të përfshirë të gjitha zërat kritikë për një kompozim të mundëshm të PD. Besoj se PD do të shkojë drejt një hapjeje”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Publikuar

-

Nga

Enno Bozdo kundër Bashës/ Gara për kryetarin e ri të PD ishte e pabarabartë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo, e ka cilësuar të pabarabartë garën për kryetarin e ri të PD-së, nga ku Lulzim Basha fitoi mandatin e tretë.

Bozdo tha se nuk u suprizua nga ky rezultat, pasi pretendon se e kishte parashikuar.

“Nuk ishte surpizë për mua. Unë prisja që kryetari të marrë diçka mes 75-85 për qind të votave. E kisha parashikuar. Nuk doli asnjë surpizë sa i përket rezultatit. Rezultatin e dija, nuk kisha asnjë lloj dileme”, u shpreh ai në Vizion Plus.

LEXO EDHE:  Video-IKMT rifillon punën tek Unaza e Madhe/ Shemben 5 objekte

LEXO EDHE:  Tiranë, aksidentohen tre makina

Teksa u pyet se përse vendosi të mos jetë pjesë e Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Bozdo deklaroi se gara nuk ishte e drejtë.

“Kam patur arsyet e mia. Çdo garë që bëhet me një kryetar partie që ka 8 vite që e drejton, është e pabarabartë. Kjo vlen për të gjitha partitë. Është shumë e vështirë të sfidosh kryetarët. Secili prej kandidatëve e dinte që po i futej në një garë të pabarabartë”, theksoi anëtari i Kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha merr mandatin e tretë në krye të PD/ Bushati: Duhet t’i biem këmbanave të alarmit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mundi të më bëjë as mua ta votoja”/ Bushati ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Analisti Andi Bushati ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet që u zhvilluan në Partinë Demokratike dhe për deklaratat e tij pas marrjes së mandatit të tretë.

Bushati deklaroi se PD ose është në letargji, ose në këto zgjedhje ka  ka pasur diçka që ka kërcitur që ka fituar sërish Basha.

Ai ngriti këmbanën e alarmit në emisionin “Open”, teksa tha se Basha e ka telendisur PD-në dhe pretendon se nuk është normale që mbështetja e tij të rritet.

Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prap por me 81%. Vetëm këtu duhet kapur diçka që të na trokasi. Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti.

LEXO EDHE:  Vodhi bizhuteritë dhe kërcënoi të miturën/ Ekstradohet 37-vjeçari nga Gjemania

LEXO EDHE:  CDU fiton zgjedhje rajonale me shumicë të madhe votash

Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar thoni po të doni dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit”, theksoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE