Connect with Us

Europa League/ Fitore pa vlerë për Romën, Manchester United gjen Villarealin në finale

Sport

Europa League/ Fitore pa vlerë për Romën, Manchester United gjen Villarealin në finale

Publikuar

-

Nuk ka pasur surpriza në “Olimpiko”. Mançester Junajtid ka siguruar biletën për në finale të Europa League. Pavarëisht fitores 3-2 mbrëmjen e sotme, ai turpërim 6-2 në “Old Traford” i kushton shumë ekipit të Romës. “Djajtë e kuq” janë të parët që kalojnë në avantazh falë Kavanit, por verdhekuqtë kanë ditur si të përgjigjen.

Në fakt pjesa e dytë ka nisur vrullshëm për italianët, që në harkun kohor të 3 minutave realizojnë dy gola. Madje pa kaluar shumë kohë, De Gea bën heroin në dy raste të tjera, për të mos lejuar surprizën e hidhur. Megjithatë ishte përsëri Kavani ai që vret vrullin romak, teksa në minutën e 68 tund rrjetën përsëri. Roma shënon sërish në minutën e 83-të, por fitorja nuk mund t’i sjellë kualifikimin.

Kështu, verdhekuqtë humbasin edhe trenin e fundit për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Në kampionat e kanë mbyllur garën për në këtë kompeticion, ndërsa trofeu i Europa League do të mund ti sillte biletën për në grupet e Champions-it sezonin e ardhshëm. Në këto kushte, Marash Kumbullës do i duhet të presë ende për të bërë debutimin e tij në kompeticionin më prestigjoz për klube.

Ndeshja tjetër

Arsenal dhe Villareal janë përballur në kuadër të gjysmëfinales së Europa League. Në ndeshjen e parë, Villareali kishte triumfuar me rezultatin 2-1. Por, në “Emirates”, ishte një ndeshje më e barazpeshuar dhe më e mbyllur. Pjesa e parë përfundoi pa gola, rezultat që i konvenonte Villarealit. Në pjesën e dytë, Arsenali mori iniciativën dhe tentoi të shënonte, por që nuk patën sukses në shfrytëzimin e disa rasteve të mira. Në anën tjetër, Villareali qëndroi mirë dhe rrezikonte përmes kundërsulmeve. Arsenali me gjithë ndryshimet që bënë, nuk arritën të shënojnë gol. Rezultati përfundimtar, Arsenal 0-0 Villareal. Tani, Villareali do të ketë përballë skuadrën e Manchester United në finale të Europa League.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shkëlqeu me Kukësin, Skënderbeun dhe Flamurtarin/ Donjet Shkodra pranë firmës me skuadrën e…

Publikuar

-

Nga

Donjet Shkodra mund të jetë një nga afrimet e bujshme të Gjilanit gjatë kësaj merkato vere. Mesfushori 32-vjeçar është larguar nga skuadra FC Zhetysu që militon në futbollin e Kazakistanit dhe tani është një lojtari i lirë.

“Zeri.info” zbulon se skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi ka nisur negociatat me Shkodrën për ta bindur që të firmosë në Kosovë.

Mesfushori nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar pasi disa sezone më parë ka luajtur me Flamurtarin, Skënderbeun dhe Kukësin në Kategorinë Superiore dhe ka shkëlqyer duke u transferuar më pas te Shakhter Karagrandy në Kazakistan. Tashmë pas aventurave jashtë vendit, Shkodra mund të të luajë në futbollin e Kosovës sezonin e ri.

LEXO TE PLOTE

Seria A

U bë legjendë kur zbriti në Serinë C për Napolin. Ish-portieri: Më telefononte Reja çdo të shtunë

Publikuar

-

Nga

Kur Napoli zbriti në Serinë C më shumë se dy dekada më parë, të paktë ishin ata që pranuan që të behshin pjesë e projektit për të ringjallur këtë skuadër. Por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, sapo mori klubin i besoi Edi Rejas, i cili e nisi gjithçka nga kategoritë e ulëta, për të kthyer në elitë këtë skuadër të njohur. .

Gjërat ishin shumë të vështira në fillim, por pikërisht trajneri aktual i Shqipërisë ishte një nga arsyet pse në ekip filluan të vinin përsëri emra të njohur, të cilët braktisën kategoritë më të larta në futbollin italian për të ndihmuar klubin, siç tregoi Xhenaro Ieco, ish-portieri i napolitanëve.

“Më telefonoi trajneri Reja që të shkoja te Napoli, kur unë isha pjesë e Kaljarit në Serinë A. Më telefononte çdo të shtunë para ndeshjeve të play-off dhe më tha se nëse do të ngjiteshin në Serinë B, do të provonte të më merrte në ekip. Ajo ishte e vetmja mundësi për mua që të vishja fanellën e Napolit. Isha 31-vjeç dhe e pranova ofertën, pa u menduar shumë, edhe pse pastaj play-off me Avelinon shkoi keq.

Por kur ecën në rrugë dhe ka njerëz që na kujtojnë ende me kënaqësi ne napolitanët të cilët treguam përkushtim ndaj fanellës, nuk ka kënaqësi më të madhe. Shpresoj që Insinje ta kuptojë këtë”, ishin fjalët e portierit duke lëshuar një thumbim në adresë të fantazistit i cili nuk po rinovon kontratën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ronaldo e Pepe “tërbohen” me Rui Patricion, portieri nuk i dëgjoi te penalltia e Benzema

Publikuar

-

Nga

Portieri Rui Patricio ishte një nga heronjtë e Portugalisë në ndeshjen kundër Francës, të përfunduar në barazimin 2-2. Pritjet e tij ndaj Pogba dhe Griezman në pjesën e dytë siguruan që skuadra të merrte pikën që i nevojitej për të vazhduar më tej në turne.

Por gardiani i Portugalisë ka acaruar dy shokët e tij të skuadrës, Kristiano Ronaldon dhe Pepe, në momentin kur Karim Benzema ekzekutoi penalltinë e cila barazoi shifrat në 1-1. Të dy lojtarët u munduan ta ndihmonin që ai të neutralizonte goditjen e sulmuesit francez, por ai nuk i dëgjoi e përfundoi duke pësuar gol.

Para se Benzema të gjuante, Ronaldo shkoi të fliste me portierin për t’i treguar se ku gjuante zakonisht francezi. Ndërsa kur Benzema nisi ecjen drejt topit, si ai, ashtu edhe Pepe i treguan të dy Rui Patricios krahun e djathtë të tij si atë ku do të shkonte topi. Por gardiani nuk i dëgjoi, duke u hedhur në anën e kundërt, ndërsa Benzema gjuajti pikërisht aty ku po tregonin dy ish-shokët e skuadrës te Real Madrid.

Pepe vrapoi i nervozuar drejt portierit duke shprehur pakënaqësinë e tij, ndërsa Ronaldo uli kokën dhe u kthye drejt mesit të fushës, padyshim i zhgënjyer që sugjerimi i tij nuk ishte pranuar.

LEXO TE PLOTE